Policia e Delvinës ka arrestuar një 22 vjeçar nga fshati Vergo, i shpallur në kërkim për disa vepra penale.
Banush Ogiçi akuzohet për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake e municioneve”, ngjarje e ndodhur në datën 18.09.2014 në fshatin Pigadhë.
Gjithashtu dyshohet ky shtetas ka kryer edhe disa vjedhje të ndryshme për të cilat Policia po kryen dokumentimin e plotë të tyre.
Ndaj Banush Ogiçit, Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ndërkohë në Sarandë, policia ka asgjesuar rreth 3452 rrënjë bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.
Bimët narkotike u gjetën të mbjella midis fshatrave Bistricë-Muzinë pranë vendit të quajtur “Kostanja”, të cilat ishin të kultivuara në një sipërfaqe të gjërë toke pa pronar.
Policia bëri asgjësimin e tyre me anë të djegies me zjarr, ndërsa po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.
