Polcia financiare e Barit në bashkëpunim me atë të Tarantos ka sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në vijën bredgetare të komunës San Kataldo të Leçes rreth 200 kg marijuanë.
Lënda narkotike transportohej me anë të dy motorave uji (acquascooter) nga Shqipëria drejt Italisë.
Roja bregdetare italiane ka identifikuar mjetet lundruese në orët e para të mëngjesit duke nisur menjëherë operaionin për ndalimin e tyre.
Pas një ndjekje të gjatë policia italiane arrestoi një prej korrierëve të drogës, si dhe sekuestroi 2 motorët e ujit si dhe lëndën narkotike të tipit marijuanë me peshë rreth 200 kg. Personi i arrestuar është një shtetas shqiptar. Marijuana ishte e lidhur dy krahët e mjetit lundrues amballazhur me thasë të zi celofani e të lidhur me ngjitëse.
Hetimet vazhdojnë në përpjekje për të identifikuar korrierin tjetër të drogës që gjatë ndjekjes mundi t’i shpëtoj operacionit policor.
Komuna e San Kataldos është pika më e afërt me brigjet shqiptare, përballë kanalit të Otrantos.
