Të paktën mësoni të gënjeni bukur!

Dita

(Në ndihmë të harkëtarëve të SHQUP-it)

Del në foltore kokrra e psikopatit,
në luftën për shkatërrimin e imazhit,
përmënd tridhjet shefat e komisariatit,
si tutorë të parcelave të hashashit!

Nesër mund të dalë ky mjeshtër,
të na thotë tridhjet emra të tjerë,
po që është një palo gënjeshtër,
gjithë deklarata-kuptohet menjëherë!

Duket propaganda e ndërkryer,
një bezdi e pasosur në vatrat shqiptare,
o gënjeni siç’është për t’u gënjyer,
o me gënjeshtra mos u merrni fare!

Unë fjala vjen jam profesionist,
dhe me hundë e ndjej lajmin e dhënë,
po kur ti më rreshton tridhjet në një listë,
në fakt asnjë gjë s’më ke thënë!

Që në mëngjes u ka thënë Sali dambllaja,
ndaj ju vocërrakër s’kini dhe shumë faj,
u ka thënë të thoni gënjeshtra të mëdhaja,
se gënjeshtra e madhe ngjit më kollaj!

Pastaj del Strazua i Çakërdisur,
figura më qesharake e epokës son’,
dhe na thotë-fushata sa ka nisur,
mbi treqind mësues për votën u bë presion!

Kuptohet që ky është fare tarallak,
një bir gënjeshtre që s’di të gënjejë,
se kur na jep një numur fare rrumbullak,
gënjeshtra aspak s’mund të vlejë.

Një gënjeshtër Strazua do ta thoshte patjetër,
se nga Dibra s’mund të kthehej duarbosh,
po nuk ju ndodh në Dibër një copë letër,
treqind emra të shkruante ky kaposh?!

Këto janë gënjeshtra në përgjithësi,
hamëndësime se mund të ndodhë vërtet diçka,
ndaj SHQUPI kurrë s’do bëjë prokopi,
me gënjeshtra super të mëdha!

Kur të mundet ky Sheferedini,
një simbol ideal i epokës së gurit,
do dalë të thotë Strazo Nastradini,
ju kemi thënë-se do na vidhte Partia e Hurit!

Lulashi për votën është kusar me diplomë,
se me Apel e vodhi Bashkinë e Tiranës,
po që tani thërret e ulëret si vromë,
se fantazon vjedhjen e zgjedhjeve prej Ramës!

Po Lulashi s’është fare pa mënd,
kur një gënjeshtër e thotë dhjetë herë në ditë,
e thotë dhjetë herë në ditë që të zëjë vënd,
dhe përsëri karikon bateritë.

Berisha një gënjeshtar ndërplanetar,
botoi një listë me katërqind emra të përgjuar,
po që nga botimi i listës nga plaku trutharë,
prokuroria as dhe një emër të vetëm s’ka zbuluar!

Gënjeshtra të mëdha që të lënë pa mënd,
për krime imagjinarë dhe skandale,
ndaj demokratikët ngulën këmbë në kuvënd,
ngulën këmbë që shpifja të mos quhej vepër penale!

Kazani i shpifjes u mbush sa u derdh,
SHQUPI pa pushim lëshon shigjetat,
po një goje të ndyrë që vetëm pjerdh e pjerdh,
s’ja beson njeri as të vërtetat!

PD-ja stërvit gënjeshtarë profesionistë,
që lehin e lehin si konet,
Lulashi është i pari në atë listë,
dhe pastaj me radhë gjithë pozicionet.

A.DUKA

Share This Article
3 Comments
    • Puuuuuf te bejsh, ore egersire pylli ! Nga qe s`ke sec te thuash me mendjen tende shterpe , persrit vetveten , si ai qeni , qe leh e leh pa pushim ! Mendoj nga nje here : Se mos te paguajne keta te mazhorances, per gjithe kete balte qe nxjerr nga goja , vetem e vetem per te diskredituar PD-ne naziskine ! ! ! Se idjote te tille , nuk mund t`i sjellin asgje te mire PD-se ! ! !

  • o koqe komunisti
    po kur i thua Sheferedinit qe eshte i kohes se gurit ,
    e shikon veten ne pasqyre ????
    o komunist koqe ,ai te pakten eshte i rruar jo armik i krehrit dhe sapunit si ty
    o komunist koqe , po kapen nga 2 gomone ne dite ne Itali , mire Shqupi qe genjen , po me ata revizionistet si tia bejme ???
    o kkkkkkkkkomunist koqe , keni sy e surrat juve te kerkoni voten e dibraneve ???

    Drejtimi i duhur ——– SHUKRIU
    JU TA SHPIFNI

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *