Komisioni i Reformës në Drejtësi ka miratuar në parim draftin e paraqitur nga EURALIUS për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Edhe pse demokratët kundërshtojnë disa pika të draftit dhe kanë paraqitur rreth 25 amendime në parim kanë dhënë votën pro.
Në nenin 4 të draftit të paraqitur nga PD, flitet për subjektet e rivlerësimit dhe në këtë listë përfshihen gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, Prokurori i Përgjithshëm.
Gjithashtu, në listë përfshihen edhe gjyqtarët dhe prokurorët e shkallës së parë dhe të apelit; Kryeinspektori dhe inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë; këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese apo Gjykatës së Lartë, si dhe ndihmësit ligjorë pranë Prokurorisë të Përgjithshme apo gjykatave administrative.
