Porosia e Merkel për Vuçiç: Normalizoni marrëdhëniet me Kosovën

Elton Tafaruci

Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka thënë kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç se njëra prej tri detyrave që e presin , është edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Merkel, në një telegram urimi për zgjedhjen e Vuçiçit në krye të qeverisë së Serbisë, i ka thënë se detyrat që e presin atë në të ardhmen janë vazhdimi i reformave, pajtimi rajonal dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, informon Radio Evropa e Lire.

Merkel po ashtu ka afirmuar mbështetjen edhe në të ardhmen të qeverisë gjermane për Serbinë.

“Qeveria e Gjermanisë gjithashtu në të ardhmen do të mbështesë fuqishëm rrugën tuaj evropiane”, thuhet në telegramin e Merkelit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *