Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që në 30 gusht në orën 17:00 të mbahet seanca plenare për votimin e ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky është një nga ligjet kryesore që shoqëron paketën e ndryshimeve kushtetuese.
Deputeti i PS, Taulant Balla tha se Komisioni do të vijojë punën për dy ligjet e tjera:
“Ndërkohë komisioni do të eci në mënyrë intensive me shqyrtimin e dy ligjeve. Ligji për SPAK, por edhe për qeverisjen gjyqësore. Shumë shpejt Kuvendi i hap rrugën një procesi të rëndësishëm si ai i Vettingut që do të vlerësojë sistemin gjyqësor dhe të drejtësisë”, tha Balla.

Banda kriminele e nihiliste pedeiste ishalla nuk e voton
paketen ligjore te VETTING-ut dhe keshtu, me qe ne 30
gusht behet mbledhjapkenare per aprovimin e kesaj pakete, ne daten 1 shtator e gjithe kjo bande futet ne ”Black List” ! Keshtu Amerika dhe BE -ja do te bindet per
qenjen e saj bande e Vicidolit dhe asgje me teper dhe s’e
Bota Demokratike te bindet per kete ., Aferim !!!!