Shteti i vret pastaj i shpall dëshmorë

anazapta

Pse vriten policë? Jam banor i Tiranës, përdorues mjeti. Ngushëllimet e mia familjeve me shumë keqardhje. Ju drejtohem gazetës për bindjen që do ta botoni.

Policët nuk i vret krimi i rrugës, por drejtuesit e lartë të policisë. Jam me thinja. Kam një veturë për punë të vjetër me dokumente të rregullta. Policia na kontrollon dhe na gjobit, mirë bën. Por e keqja qëndron në makinat e luksit që vrasin dhe shtypin policë dhe njerëz të thjeshtë. Përdoruesit e makinave të luksit, një pjesë e këtyre nuk kanë asnjë dokument, janë miq të shefave që dhe sikur t’i ndalojnë policët, i lirojnë shefat.

Po të kontrollosh telefonat e kriminelëve do kenë të shkruar numrat e shefave ose të deputetëve kryesisht të krahut të djathtë, sepse kanë pushtet. Ne fukarenjtë paguajmë taksat, kriminelët nuk paguajnë absolutisht asgjë. Po u kerkua llogari, vrasin kush u del para. Ky është shteti që vret punonjësit e vet.

Këtë regjim ka instaluar qeveria, pastaj i bën dëshmorë (!). Fëmijët dhe shtëpia kanë nevojë për baba dhe kryefamiljar. Të gjitha këto duhen menduar para se të hidhni votën ju që e mbani veten për të djathtë. Është në luftë krimi me jetën. Respekte!

 

SMS në DITA në 0689073730

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *