Teksa qëndron në shi, në stadiumin bosh mbrëmjen e së dielës, duke mbyllur perdet e Rio 2016, Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach zbulon prapaskenat e Olimpiadës.
Sipas reporterëve, ne kemi qënë dëshmitarë të një organizimi të mrekullueshëm të Lojërave dhe heronjve të medaljeve të arta.
Por me transportin kaotik, pishinat jeshile, plumbit drejtuar një autobusi, akomodimin “ e shpifur”,ushqimit të tmerrshëm (disa nga atletët britanikë preferuan të hanin drithëra në lokale se sa të rrezikonin jetën me ushqimin nga fshati Olimpik) e vullnetarë që zhdukeshin, këto lojëra nuk ishin aq të mrekullueshme sa dukeshin.
Njëra nga çiklistet, Joanna Rowsell Shand tha se atletët ngecnin në ashensorë e se një pjesë u revoltuan nga pula e papjekur.
Akoma më keq, Lojërat Olimpike, të cilat Hardman i konsideron një skandal, kanë lënë “qypin” bosh duke shkaktuar një nga krizat më të mëdha ekonomike në historinë 56 vjeçare të lëvizjes paralimpike.











