I nderuar lexues! Pjetër Bogdani (rreth 1625-1689) njihet si shkrimtari më i shquar i letërsisë shqiptare të vjetër. Lindi në Gur të Hasit (Kukës). Kreu studimet e larta teologjike e filozofike në Romë dhe mori titullin doktor. Shërbeu së pari si famullitar në Pult e Prizren, më 1656 u emërua peshkop i Shkodrës, më 1677 kryepeshkop i Shkupit. Mori pjesë në lëvizjet çlirimtare që nisën në këto vite, sidomos në Shqipërinë veriore e verilindore. Pjetër Bogdani luftoi për ta pasuruar e përpunuar gjuhën shqipe, gjurmoi dhe vuri në qarkullim fjalë e shprehje të vjetra të lëna në harresë, krijoi edhe fjalë të reja, duke bërë përpjekjet e para për krijimin e termave në ndonjë degë të shkencës. Vdiq në Prishtinë.
