Trajtimi i posaçëm monetar i juristëve më duket i çuditshëm, sepse ai i kalon shumëfish pagat e shqiptarëve të tjerë nga më i vogli tek më i madhi. Pse? Për të dhënë drejtësi? Ata për këtë kanë studiuar dhe konkurruar. Ne nuk u themi të pilotojnë avionin apo të vizitojnë të sëmurët…! Po të nisemi sa më lart, rrjedhimisht edhe pedagogu, gazetari, mjeku, veterani i nderuar dhe pasardhësi i tij, oficeri, polici, laboranti, infermieri e kështu me radhë duhet të vlerësohen sa më mirë materialisht. Pagat veç sipas profesionit dhe ca kritereve ekonomiko-financiare, jepen edhe në vartësi të vendit ku jetojnë profesionistët e ndryshëm. Apo jo? Dihet se nuk mund të paguhen njëlloj për të njëjtën punë, p.sh., juristët në SHBA, Kanada, Gjermani, Maqedoni e në shtete të tjera. Nejse: Ju lutem, më tregoni cakun se me ç’pagë mund të kënaqen dhe të velen gjyqtarët dhe profesionistët e tjerë, që ta dimë ku e kanë “tavanin”?!
Rendja mbas parasë së pamerituar e shton lakminë. “Fitimi i vjetër nuk ngopet me fitim të ri,- shkruante Mitrush Kuteli,- siç nuk ngopet deti me ujë”.
