Ushtrimi elektrik që djeg 3 mijë kalori

Elton Tafaruci
photo 1.JPG

Nën ritmin e shpejtë të zhvillimit të botës së fitnessit, ka gjithmonë një trend të ri ushtrimesh – por ky i fundit është më i çuditshmi që mund të provoni.

Stërvitja “EMS” përfshin veshjen e një kostumi me impulse elektrike që përhapen në të gjithë trupin tuaj duke vënë në lëvizje çdo grup muskuli.

Sipas dizenjuesve, është vërtetuar shkencërisht se me pajisjen mund të arrini shumë shpejt rezultate të qëndrueshme që nga ditë e parë dhe mund të digjni 3 mijë kalori brenda 48 orëve.

E fiksuara pas palestrës, 27 vjeçarja Emily Forlow, pasi iu nënshtrua një seance që zgjati 25 minuta tha për Daily Mail: “Ishte një ndjesi e çuditshme që nuk e kisha provuar kurrë më parë. Ishte paksa e frikshme pasi nuk e kontrrollon dot elektricitetin që vjen drejt muskujve të tu.Rekomandohet që ta bëni EMS maksimumi tre herë në javë.Pas katër seancave të pasmet dhe muskujt e mi të barkut janë padyshim më të tonifikuar”.

Siç shpjegon dhe website, stimulimi elektrik i muskujve përdoret për të riparuar dhe forcuar nyjet e muskujt (sidomos për ata që janë dëmtuar) e për të përmirësuar kockat e krisura.

37831A2F00000578-3754674-image-a-18_147196499329937831A2200000578-3754674-image-m-17_147196498808037831A5100000578-3754674-image-a-7_147195990777337831A4B00000578-3754674-image-a-3_147195989167037831A1B00000578-3754674-image-m-16_147196497561837831A1100000578-3754674-image-m-8_1471959911079

Share This Article
2 Comments
  • “Sipas dizenjuesve, është vërtetuar shkencërisht se me pajisjen mund të arrini shumë shpejt rezultate të qëndrueshme që nga ditë e parë dhe mund të digjni 3 mijë kalori brenda 48 orëve.”
    more por çfar të dhënash janë këto?
    3 mijë kalori brënda 48 orëve?!një çiklist në një etapë prej 250 km djeg 9 mij kalori!mos vallë po të ishte llogaritur sipas mënyrës tuaj për 48 orë mund të themi se një çiklist djeg 260 mijë kalori në 48 orë??
    kur jepen të dhëna për gjëra të tilla duhet folur për kohën që ushtron një njeri normal dhe jo një psikopate palestre ose një sportist i nivelit të lartë!!

    publikoje o debi!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *