Lufta kundër ISIS, tanket turke kapërcejnë kufirin sirian

Elton Tafaruci

Një duzinë tankesh turke kanë kapërcyer kufirin sirian pasi bombardimit të fuqishëm të një zone të mbajtur nga i ashtuquajturi Shtet Islamik.

Burimet ushtarake thanë për mediat turke se 70 objektiva në zonën Jarablus janë shkatërruar nga artileria  dhe goditjet ajrore.

Forcat special turke kanë hyrë në Siri para tyre, si pjesë e këtij operacioni.

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan tha se operacioni kishte dy synime: ISIS-in dhe luftëtarët kurdë.

“Forcat e Armatosura Turke dhe Forcat Ajrore Ndërkombëtare të Koalicionit kanë nisur një operacion ushtarak që synon pastrimin e qarkut të Jarablus të krahinës së Alepos nga organizata terroriste ISIS,” u tha në deklaratën e lëshuar nga zyra e kryeministrit turk.

Turqia i bombardoi forcat kurde siriane në rajon këtë javë, me synimin që të mos i lejojë të mbushim vakumin që do të krijohet nga largimi i ISIS, tha gazetari i BBC, Mark Lowen nga qyteti Gaziantep pranë kufirit sirian.

Shqetësimi në Ankara është se kurdët mund të krijojnë një zonë autonome në afërsi të kufirit që mund të nxisë separatizmin brenda vetë Turqisë, tha korrespodenti.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *