Pavarësisht nga çfarë kanë sjellë debatet për Luftën Nacionalçlirimtare, nga opinionet e debatuesve, që në të shumtën e rasteve janë kundër mendimeve të Andrea Stefanit, ai vazhdon të shkruajë me një “vendosmëri” të pashoqe për faktin se tradhtia e ballistëve dhe skotës se nacionalistëve shqiptarë është “pasojë” e sektarizmit, e luftës për pushtet politik të PKSH dhe Enver Hoxhës.
Kjo “vendosmëri” më duket si një Harakiri ballist që nuk e kuptoj se përse e bën Stefani. Ai nuk është nga pinjollët e Ballit, nuk është as nga shtresat që pas çlirimit iu cenuan të drejtat e liritë qytetare, të cilët edhe pa u futur thellë në analiza, mund të bëjnë kritika për të kaluarën, për komunizmin, për Enver Hoxhen e të tjerë. Duke përjashtuar honoraret financiare, tradhtinë ndaj familjes dhe ndaj babait, si thotë vetë, mbase Andrea kërkon të bëjë protagonistin. Vendosmëria për protagonizëm duket sidomos në një shkrim të fundit të tij, në Dita dt. 18.08.2016. Për të mos përsëritur argumentet e mëparshme si “sektarizmi” i komunistëve, marrëveshja e Mukjes, lufta civile, etj, në këtë shkrim është marrë me disa argumente të karakterit teorik, te pakuptueshme per nje pjese te madhe te lexuesve.
1. Duke perifrazuar Marksin, manifestin komunist, ku thuhet se “… komunistët nuk kanë atdhe edhe pse u kërkohet që, më së pari, të ngrihen në shkallën e një klase nacionale, të formohen si komb dhe të vendosin sundimin politik”, Andrea ka insistuar në shprehjen se ‘’komunistet nuk kane atdhe”. Me kete postulat komunist ai kerkon të na bindë se edhe komunistët shqiptarë nuk kane patur atdhe, nuk kane luftuar per Shqiperine, por per komunizmin nderkombetar, për pushtetin politik, si pjese te ketij komunizmi botëror. Kanë luftuar më shumë për interesa të Moskës, të Beogradit apo të qendrave te tjera komuniste, si ka qene Kominterni. Më së shumti ai kërkon të na bindë se Enver Hoxha ka qenë mashtrues. Ka organizuar dhe ka kryer një revolucion te maskuar.
Edhe per kete i referohet Manifestit Komunist. Sipas tij, Enver Hoxha ka fshehur qëllimin e vërtetë, qellimin per marrjen e pushtetit politik pas luftes. Per ta vertetua kete fshehje, kete mashtrim, Andrea reshton një sërë masash dhe aksionesh politike që PKSH, Fronti ANÇ, Enver Hoxha ne krye të tyre, kanë marrë gjate luftes. Si psh: Këmbenguljen e madhe të Enver Hoxhes per ta ngritur popullin shqiptar ne luften çlirimtare, rolin udheheqes te PKSH ne frontin çlirimtar, vendosjen e komisarëve politikë ne krye të çetave dhe njësive partizane, krijimin dhe dhenien e gjithe pushtetit keshillave nacionalçlirimtare; propagandimin e luftes se madhe patriotike te popujve te Bashkimit Sovietik, duke e konsideruar kete si nenshtrim te luftës sonë ndaj politikave te ketij vendi socialist ,etj,etj. Të gjitha keto “fakte” qe na jep Andrea duhet të na çojnë atje ku do ai. Te shkaku dhe te pasoja. Tradhtia e ballisteve është pasoja e sektarizmit dhe e uzurpimit te udheheqjes se luftes nga komunistet. Është një lojë me konceptet filozofike shkak-pasojë, sa nuk mund të dalësh ndonjëherë. Është si pula-vezën apo veza-pulën.
Mirepo Andrea nuk kupton, apo nuk do ta kuptojë, se në realizimin e këtyre masave politike, ushtarake qendron dallimi mes komunistëve – partizanëve dhe ballistëve, mes shtabeve politike dhe ushtarake te tyre. Lufta çlrimtare per komunistët ishte nje gje shume serioze. Per këtë arsye duhej mobilizuar i gjithë populli, sidomos të rinjte dhe ata që kishin mundesi te rroknin armët, kërkohej nje drejtim i mire luftarak dhe politik, prandaj duheshin shtabet ushtarake e politike.
Prandaj duheshin edhe komisaret, nje institucion qe, në forma të ndryshme, ka ekzistuar në çdo kohë dhe në çdo ushtri. Lufta kërkonte edhe prapavija te fuqishme, te afta per ta furnizuar e mbeshtetur frontin, me resurse njerezore dhe material. Lufta kerkonte edhe administrimin e puneve ne prapavije, ne zonat e çliruara, ne menyre qe keto te ktheheshin ne dispozitive te sigurte per suksesin e metejshem te saj. Per kete duheshin organet e pushtetit, ne rastin konkret u quajten keshillat nacional çlrimtare. Te tilla shtabe politike, ushtarake dhe institucione te pushtetit u mundua te krijonte edhe Balli Kombetar, Legaliteti,etj, por asnjë here nuk patën sukses. Nuk patën sukses sepse ata luften nuk e mendonin si nje çeshtje që kerkonte vendosmeri, aftësi dhe sakrifica. Kishin menduar që gështenjat t’i nxirrnin nga zjarri me duar te te tjereve, ne kete rast te pushtuesve italiane e gjermane. Lufta kërkonte dhe aleatë të fortë dhe të besueshëm. Dhe per ne aleatët e besueshëm ishin anetaret e koalicionit te madh antifashist, BRSS, Anglia, SHBA dhe gjithë lëvizjet çlirimtare të vendeve te pushtuara.
Ne zgjedhjen e aleateve komunistet bënë gjënë e duhur, zgjodhen aleatet per të cilët punonte koha. Ballistet zgjodhen aleatë të tjerë, zgjodhen aleatë per te cilet koha punonte kunder.
Eshtë e pranueshme që çdo parti politike në shërbim të programeve te saj shfrytezon te gjithe rrethanat politike, ushtarake dhe ekonomike te kohes. Shpërthimi i Luftës II është shfrytëzuar nga gjithe partite komuniste te vendeve te pushtuara. Keshtu kane bere komunistët francezë, ata grekë, jugosllavë, polakë, bullgarë, etj. Madje keshtu kane bere edhe komunistet italiane, edhe pse vendi i tyre ishte nje nga anetaret e boshtit fashist. Kete bene edhe komunistet shqiptare dhe udheheqja e tyre. Lufta për çlirimin e vendit u be synimi i pare i tyre. Ne kuader te ketij misioni ata munden te mobilizojnë me dhjetra mije luftetare antifashiste. E rradhiten Shqiperine ne koalicionin e madh antifashist.
2.Për të vërtetuar atë çfarë “parashikuan” ballistët e nacionalistët (parashikonin rrezikun e diktatures komuniste qe ne vitet e luftes) Stefani flet edhe per revolucionin e “sforcuar”. Citon Marksin, Fukujamen, etj per kushtet e revolucionit, për mënyrën se si ai mund te fitoje, per kushtet objektive qe duhet te krijohen,ne menyre te veçantë për kontradiktën mes forcave prodhuese te perparuara dhe marredhenieve ne prodhim te mbetura prapa. Vërtet Marksi ka menduar se “komunizmi do te fitoje ne shkalle boterore ose ne vendet më të zhvilluara industrial” në të cilat forcat prodhuese jane te zhvilluara, ka proletariat te formuar dhe është prezente kontradikta mes ketyre forcave dhe marredhenieve ne prodhim, si kushti kryesor për të realizuar permbysjet sociale-ekonomike dhe politike, por kjo nuk do të thotë se përjashtonte lëvizjet revolucionare edhe ne kushte te tjera. Me shume i mendonte ato te veshtira dhe te pamundura per te arritur rezultatet e deshiruara, ashtu si ka thene per kushtet e Rusise.
Ndryshe nga Marksi, Lenini thoshte se komunizmi mund te fitoje edhe ne nje vend te pazhvilluar industrial, edhe në hallkën më të dobët të kapitalizmit. Dhe kete e beri realitet me revolucionin Socialist te Tetorit 1917 ne Rusi, nje vend ende në stadin e feudalizmit. Duke u nisur nga ky mendim i Marksit dhe nga revizionimi qe i beri Lenini këtij mendimi, Andrea flet per revolucionet e sforcuara, te cilet gjithmone do te kontestohen nga klasa, shtresa të ndryshme te shoqerise dhe rrezikojne te deshtojne. Por nuk e ka hallin te revolucioni, te komunizmi ne teresi, por kerkon te ngarkoje me faj Enver Hoxhen, qe e ka imponuar nje revolucion te “sforcuar”.
Por harron te thote se revolucioni socialist triumfoi ne Shqiperi dhe ne shume vende te Europes Lindore jo si proces objektiv, si rezultat i luftes se komunisteve, por me shume si rezultat i administrimit te rezultateve te luftes se dytë botërore. Kjo gje tashme eshte e pranuar edhe ne leteraturen politke nderkombëtare. Dihet harta qe u nda mes Çurçillit dhe Stalinit në lidhje me zonat e influences pas kesaj lufte.
Kjo hartë rezultoi me vendosjen e pushtetit komunist në vendet e Europes Lindore. Edhe po të mos ishin komunistet e Enveri, fitimtare te luftes, por të tjerë, te ishin ballistet, keshtu do te ndodhte. Kështu ndodhi gati ne te gjitha vendet qe mbeten ne zonën e interesave ruse, ne Poloni, ne Çekosllovaki, ne Rumani e Bullgari, etj. Ndersa Greqia, edhe pse partia komuniste ishte faktor i rëndësishëm, formacionet e saj partizane kishin bere nje lufte te ashper kunder okupatoreve gjermane, mbeti ne zonën e influences se angleze.
Marreveshja e Varkizes ua hoqi komunisteve fitoren nga dora. Kufirin te thana e vendosen te medhenjte, si ka ndodhur gjithmone, si edhe në vitet e largëta 1913 dhe 1919, pas luftes se pare boterore. Ndryshe nuk dihet se si do të kishte shkuar historia e levizjes komuniste ne Europe dhe ne Shqiperi. Nëse revolucioni i sforcuar shtrohet si diskutim në parim, se si dhe sa ndikoi ai në dështimin e socializmit, Andrea ka të drejtë. Në se marrim në analize gjithe historine e komunizmit, te socializmit, si sistem politik, ekonomik e social, ka shumë gjëra per te thene.
Eshte e vertete qe nje nga arsyet e dështimit të socializmit-komunizmit ne fillim të viteve 80-90 është keqkuptimi i ideve te Marksit. Eshtë edhe revolucioni i sforcuar, djegia e etapave, cenimi i ligjeve objektive, sipas të cilëve zhvillohet shoqëria njerezore, etj. Analiza se çfare përfaqesonte, çfarë rezultoi socializmi, arritjet dhe arsyet e deshtimit te tij, eshte nje problem qe do te marrë kohë. Kjo tashmë është thënë nga shumë studiues. Duhet te behet. Por çfare lidhje ka kjo me luften çlirimtare dhe me ballistet. Lidhja e vetme – te akuzohet Enver Hoxha edhe per çfare u be keq ne vitet e pas çlirimit, ne vitet e socializmit, si njihet kjo periudhe, dhe keshtu t’u jepet e drejte ballisteve qe e paskan “parashikuar” kete menxyre. Dava e gjate dhe e ngaterruar.
3.Se fundi nuk e di se perse Stefani ne shkrimin e tij te fundit eshte marre edhe me ushtrinë. Hoxha thote ai ,e shndrroi, pa u ndiere ushtrine Nacional Çlirimtare ne ushtri te revolucionit bolshevik, dhe me zjarrin e armeve te saj dogji etapen demokratike te pas luftes, duke vendosur dhunshem rregjimin diktatorial. Eshte një temë që kerkon shume hapesire per t’u trajtuar. Por ne dijeninë dhe në bindjen time ushtria jonë asnjëherë nuk është perdorur si mjet pushteti. Eshte organizuar, pergatitur dhe mbajtur ne gatishmëri për mbrojtjen e atdheut, detyre te cilën e ka krye me perkushtim dhe profesionalizëm. Asnjëherë, as ne fillimet e saj, kur u shndrrua nga ushtri NAÇL në Ushtri Kombetare, e me vone ne Ushtri Popullore, madje as në vitet me te veshtira per PPSH dhe udheheqjen komuniste, në vitet 90-të, ushtria jonë nuk është përdorur si mjet për të mbajtur pushtetin. PPSH, si çdo gje tjetër, edhe ushtrine e dorëzoi pa dhimbje. Ua la në dorë atyre që e përdoren politikisht, por edhe për të bërë kontrabandë e pasuri me inventarin e pallogaritshëm të saj, duke e çuar ushtrinë në kufijtë e mosekzistencës.

Po ta dinin deshmoret se me gjakun e tyre do gatuhej diktatura me mizore dhe represive qe ka njohur njerezimi, jo qe askush nuk do kish dale ne lufte po te gjithe do ishin bere me gjermanet vetem qe komunistet te mos vinin ne pushtet.Popuj shume me kontribues se shqiptaret nuk bene komunizem kaq shtypes.Para se te kerkoni lavdi per luften, jepni llogari per diktaturen se edhe ne kohe eshte me afer.Pastaj luften e ka bere Kinostudio nen udheheqjen e Partise
Sipas dacibsos tënde o Qemal,duhet më par
që ti të këtkodh falje në emër të atyre që mbron,pastaj fillojmë nga e para.Në se klasa jote luftoj si Sançua,ti je një Rosinand shumë i vonuar.KUISLINGËT E TRADBÇTARËT KURRË NUK MUND TË JUSTIFIKOHEN ,E NUK MUND TË MBROHEN
Sa merr vesh gamori nga muzika, aq merr vesh dhe manalli nga politika…
Per t’i ngacmuar pak nervat nja dy-tre kulufave te dites, sot per ta kam rezervuar ekzemplarin kushtuar DIKTATORIT PATRIOT me titullin:
Me shqiptarin Enver Hoxha përballë jugosllavit Tito!
Nga Kristina Rasi
Shqiptari Enver Hoxha ishte organizatori dhe drejtuesi kryesor i Luftës Anti-fashiste Nacional-çlirimtare të popullit shqiptar, luftë kjo që Shqipërinë dhe popullin shqiptar e radhiti në krahun e fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore, të Koalicionit Anti-fashist (SHBA, Britania e Madhe dhe BRSS) të Botës. Kam bindjen e patundur se, sikur të mos ishte Enver Hoxha, populli shqiptar dhe Shqipëria do të kishin qenë të radhitur në krahët e humbësve, Koalicionit Nazi-fashist (Romë, Berlin dhe Tokio), sepse ashtu si Legaliteti edhe Balli Kombëtar, ishin bashkëpunëtorë të pushtueseve nazi-fashistë (italian dhe gjerman) në Shqipëri, dhe dihet edhe fati i humbësve, që për mua do të ishte fatale-ndarjen e Shqipërisë midis Greqisë dhe Serbisë, sepse ashtu si Serbia edhe Greqia ishin me fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore, me Koalicionin Anti-fashist. Shqipëria njihet, nga histografia kombëtare dhe ajo ndërkombëtare, si vendi i vetëm në Ballkan dhe më gjerë, që u çlirua pa asnjë ndihmë të huaj, por që u çlirua vetëm e përvetem me forcat e vetme të popullit të saj shqiptar. Shqiptari, Enver HOXHA, menjëherë pas Luftës Anti-fashiste Nacional-çlirimtare, në Shqipëri vendosi sistemin demakratik, me ç’rast edhe zhvilloi reformat demokratike popullore, siç janë:
1. Zhdukja e analfabetizmit në Shqipëri,
2. Zhdukja e malaries në Shipëri,
3. Reforma agrare në Shqipëri,
4. Emancipimin e femrës shqiptare në Shqipëri,
5. Elektrifikimin e Shqipërisë,
6. Bonifikimin e buqësisë në Shqipëri,
7. Universitetet në Shqipëri,
8. Unifikimin e gjuhës shqipe,
9. Unifikimin e kombit shqiptar në të gjitha trojet e Shqipërisë Natyrale.
Por, mbi të gjitha, shqiptari Enver HOXHA, mbrojti dhe përkrahu Kosovën dhe trojet e saj, si dhe pa as me të voglin kompromis përkrahu të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për Republikën e saj, si hap të parë të saj drejt ribashkimint kombëtar.Gjithashtu, kam bindjen e patundur se, sikur shqiptari i madh Enver HOXHA të jetonte deri në v. 1990, kur edhe filloi shpërbërja e ish RSFJ-së, shqiptarët sot do të ishin të ribashkuar në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPËRI, dhe sot shqiptarët nuk do të kishin nevojë për ta patur organizime të tjera politike, por sot (në Shek. XXI) Shqipëria Natyrale do të ishte anëtare e rregullt dhe e fuqishme e strukturave ndërkombëtare me dinjitetin dhe identitetin kombëtar. Prandej, ne atdhetarët shqiptarë, jashtë Shqipërisë Administrative (Shqipëria Londineze), si në të kalurën, ashtu edhe tani (kur po përkujtojmë 100 Vjetorin e Ditëlindjes së Tij), e kemi dashur, e duam dhe do ta duam birin më të madh të Kombit Shqiptar, nacionalistin Enver Hoxha, që për mua duhet edhe të shpallet Hero i Kombit Shqiptar, ashtu siç AI (Enver HOXHA) e shpalli Gjergj Kostriotin- SKENDERBEUN, Hero Kombëtar, apo edhe siç të gjithë atdhetarët e trojeve të Shqipërisë etnike siç janë: Avdyl Frashëri nga Permeti, Sylejman Vokshi nga Prizreni, Ismail QEMALI nga Vlora, Isa Boletini nga Mitrovica, Shote Galica nga Drenica, Hasan PRISHTINA nga Vushtrria dhe shumë të tjerë, si nga Jugu ashtu edhe nga Veriu i Shqipërisë Etnike, i gradoi dhe i shpalli heronjë të popullit shqiptar, edhe ne atdhetarët e trojeve te Shqipërisë Natyrale dhe të diasporës shqiptare, sapo ta realizojmë ribashkimin kombëtar, të lavdishmin e të pavdekshmin Enver HOXHA duhet ta shpallim Hero Kombëtar. LMe shqiptarin Enver Hoxha përballë jugosllavit Tito! Shkruan: Kristina RASI Zvicër, 10 tetor 2008 (Me rastin e 100 vjetorit të Ditëlindjes së Legjendarit e të pavdekshmit dhe nacionalistit Enver HOXHA) Shqiptari Enver HOXHA ishte organizatori dhe drejtuesi kryesor i Luftës Anti-fashiste Nacional-çlirimtare të popullit shqiptar, luftë kjo që Shqipërinë dhe popullin shqiptar e radhiti në krahun e fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore, të Koalicionit Anti-fashist (SHBA, Britania e Madhe dhe BRSS) të Botës. Kam bindjen e patundur se, sikur të mos ishte Enver HOXHA, populli shqiptar dhe Shqipëria do të kishin qenë të radhitur në krahët e humbësve, Koalicionit Nazi-fashist (Romë, Berlin dhe Tokio), sepse ashtu si Legaliteti edhe Balli Kombëtar, ishin bashkëpunëtorë të pushtueseve nazi-fashistë (italian dhe gjerman) në Shqipëri, dhe dihet edhe fati i humbësve, që për mua do të ishte fatale-ndarjen e Shqipërisë midis Greqisë dhe Serbisë, sepse ashtu si Serbia edhe Greqia ishin me fitimtarët e Luftës së Dytë Botërore, me Koalicionin Anti-fashist. Shqipëria njihet, nga histografia kombëtare dhe ajo ndërkombëtare, si vendi i vetëm në Ballkan dhe më gjerë, që u çlirua pa asnjë ndihmë të huaj, por që u çlirua vetëm e përvetem me forcat e vetme të popullit të saj shqiptar. Shqiptari, Enver HOXHA, menjëherë pas Luftës Anti-fashiste Nacional-çlirimtare, në Shqipëri vendosi sistemin demakratik, me ç’rast edhe zhvilloi reformat demokratike popullore, siç janë:
1. Zhdukja e analfabetizmit në Shqipëri
2. Zhdukja e malaries në Shipëri,
3. Reforma agrare në Shqipëri
4. Emancipimin e femrës shqiptare në Shqipëri
5. Elektrifikimin e Shqipërisë
6. Bonifikimin e buqësisë në Shqipëri
7. Universitetet në Shqipëri
8. Unifikimin e gjuhës shqipe dhe unifikimin e kombit shqiptar në të gjitha trojet e Shqipërisë Natyrale.
Por, mbi të gjitha, shqiptari Enver HOXHA, mbrojti dhe përkrahu Kosovën dhe trojet e saj, si dhe pa as me të voglin kompromis përkrahu të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për Republikën e saj, si hap të parë të saj drejt ribashkimint kombëtar.Gjithashtu, kam bindjen e patundur se, sikur shqiptari i madh Enver Hoxha të jetonte deri në v. 1990, kur edhe filloi shpërbërja e ish RSFJ-së, shqiptarët sot do të ishin të ribashkuar në një shtet të vetëm kombëtar, me emrin SHQIPËRI, dhe sot shqiptarët nuk do të kishin nevojë për ta patur organizime të tjera politike, por sot (në Shek. XXI) Shqipëria Natyrale do të ishte anëtare e rregullt dhe e fuqishme e strukturave ndërkombëtare me dinjitetin dhe identitetin kombëtar. Prandej, ne atdhetarët shqiptarë, jashtë Shqipërisë Administrative (Shqipëria Londineze), si në të kalurën, ashtu edhe tani (kur po përkujtojmë 100 Vjetorin e Ditëlindjes së Tij), e kemi dashur, e duam dhe do ta duam birin më të madh të Kombit Shqiptar, nacionalistin Enver Hoxha, që për mua duhet edhe të shpallet Hero i Kombit Shqiptar, ashtu siç AI (Enver Hoxha) e shpalli Gjergj Kostriotin Skenderbeun, Hero Kombëtar, apo edhe siç të gjithë atdhetarët e trojeve të Shqipërisë etnike siç janë: Avdyl Frashëri nga Permeti, Sylejman Vokshi nga Prizreni, Ismail Qemali nga Vlora, Isa Boletini nga Mitrovica, Shote Galica nga Drenica, Hasan Prishtina nga Vushtrria dhe shumë të tjerë, si nga Jugu ashtu edhe nga Veriu i Shqipërisë Etnike, i gradoi dhe i shpalli heronjë të popullit shqiptar, edhe ne atdhetarët e trojeve te Shqipërisë Natyrale dhe të diasporës shqiptare, sapo ta realizojmë ribashkimin kombëtar, të lavdishmin e të pavdekshmin Enver Hoxha duhet ta shpallim Hero Kombëtar.
Lavdi jetës dhe veprës së ndritur të legjendarit e të pavdekshmit Enver Hoxha!
Miredita…..nje pyetje do ti beja zotit Stefani nqs gazeta Dita ma lejon:
Ne momentin kur Shqiperia doli nga traktati i Varshaves dhe rrezikonte nje pushtim sic ndodhi ne vendet si Hungaria apo Cekosllovakia …..ne krah te kujt do rreshtohej ne histori….mu pushtimin komunist rus apo me atdheun e tij komunist?Jam i bindur qe ketu zoteria do kuptoj ndarjen e ideologjise me konceptin atdhe dhe pushtues…..faleminderit juve si gazete dhe me lejoni te falenderoj ne menyre te vecante Viktor Malajn dhe Bedri Islamin si bashkepuntore te vyer te gazetes tuaj.
Andrea Stefanit mos ja vini re se ai eshte keq ,por keq fare , ekam seriozisht.Ne se nuk i sherben bishtave te tradhetareve per pagese duhet te vizitohet me urgjence se helbete njerez jemi.
Andrea Stefanit mos ja vini re se ai eshte keq ,por keq fare , ekam seriozisht.Ne se nuk i sherben bishtave te tradhetareve per pagese duhet te vizitohet me urgjence se helbete njerez jemi. Pu pu pu…si katandiset njeriu .
NUK E KUPTUAR FARE ANDREA STEFANIN O GANI ELEZI ENVERISTI
sepse:
Ceshtja qe ai hedh ne distutim ne DITA eshte tjeter fare dhe nuk ka te beje me llogjet pa llogjike qe shkruan si dacibao kineze si gjithe fanatiket e tjere te Enverit qe kane dale te mbrojne KAUZEN e Partise, pra kjo ceshtje qe hapi marksisti i “PENDUAR” Andrea Stefani mund te formulohet me nje fjali:
CFARE KA QENE ENVER HOXHA BALLIST, ZOGIST APO KOMUNIST?
sepse:
Po te niesmi nga fakti qe gjate gjithe luftes ka banuar tek vila e kunatit te tij Bahri Omari qe ishte edhe Kryeballist dhe Kryefashist i Qeverise Kuislinge, por qe ishte edhe bamires i tij me pare qe i dha LEKA per ne France dhe kur u kthye pa dipplome e dergoi ne ambasaden e Zogut ne Bruksel, pra po te gjykojme nga keto fakte te pamohuara deri tani nga askush, del qe Enver Hoxha te kete qene ose BALLIST ose ZOGIST. Se ndryshe provo te shkosh sot si sekretar ne ambasade pa patur mbeshtetje te Partise dhe shume shkrime e kane nxjerre Enverin pas Frances si nje spiun te zellshem te Mbreterise Shqyptare derisa e kapen qe vidhte lekat e ambasades dhe e perzune. Por BALLISTET kane qene armiq te ZOGISTEVE si atehere?
Nga ana tjeter:
Po te lexojme Partine e Punes shkruar nga kalemxhinjte e Enverit del qe ky qe ne barkun e Gjyles ka kenduar Internacionalen Komuniste, por ketu lind pyetja thelbesore: Ne cfare gjuhe? Se perkthyesi ka qene Sejfulla Maleshova qe i ka treguar intelektualit ne Fier se Zoi Fundo e njohu per here te pare Enverin ne France me komunizmin dhe ai ja ktheu me perbuzje:
NE JEMI BURGJEZE O ZOI NUK JEMI BARKTHARRE PROLETARE.
Ne kete situate kontradiktore per formimin ideollogjik te Enverit para Lufte dhe gjate saj Andrea Stefani ngree ceshtjen akoma me madhore:
A ISHTE SHQYPNIA ENVERISTE ATDHEU I SHQYPTAREVE DHE A ISHTE HEROIK LANCI-I I TIJ JUGUSLLAV?
Qe ketu filluan diskutimet pa fund, shpesh ne kahe te kunderta, shpesh me hedhje balte dhe agresion halabaku, por nuk munguan edhe kondra-shkrime akademike qe me dacibao si ky i sotmi e keshilluan Andrea Stefanin te terrhiqej se ishte “DORA E ENVERISTEVE” dhe se ne kete menyre fyente edhe babain e tij. Mirpo keta fanatike akademike me tituj dhe medalje shkencore harruan qe edhe Vladimir Ilic Lenini e kishte abandonuar familjen e tij aristokrate dhe kishte perqafuar Marksizmin qe e konsideronte si “Shpetimtarin e Popujve”, por qe rezultoi ne vitet 90-te si “Varrmihesi i Popujve” ashtu sic rezultoi edhe enverizmi ne Shqypni.
PSE ENVERISTET ATEHERE I PERMENDIN NENEN DHE BABEN ANDREA STEFANIT?
Pergjigje nuk ka dhe nuk do te kete, por une per vete mendoj se Andrea i ka prekur enveristet ne piken e tyre me te dobet qe eshte:
ENVER HOXHA KA QENE NJE KAQOL PA SHKOLLE, SADIST DHE GJAKATAR QE JA SHITI VATANIN DHE LANC-IN E TIJ KRIMINAL JUGOSLLAVISE KOMUNISTE PER INTERESAT E PUSHTETIT TE TIJ ABSOLUT PER TA MBAJTUR SHQYPNINE SI NJE CIFLIG FEUDAL DUKE E RRETHUAR ME TELA ME GJEMBA SI KAMPET E PUNES TE HITLERIT PER 50 VJET ME RADHE.
kete e ka thene fare qarte Andrea Stefani dhe kjo i ka terrbuar enveristet ne DITA qe po e sulmojne me nene e babe ish kuadrin e tyre te marksizmit qe me ne fund ka kuptuar te VERTETEN.
atehere:
SI MUND TE KETE QENE SHQYPNIA ENVERISTE ATDHEU I SHQYPTAREVE KUR ISHTE VETEM CIFLIGU I ENVERIT?
Enver Hoxha: Kur u hodhën themelet e Shqipërisë se Re
Në historinë shumëshekullore të Shqipërisë, pushteti ynë popullor dhe uniteti monolit i popullit tonë, i konkretizuar në organizatën e Frontit Demokratik, janë dy nga arritjet më të mëdha e më të ndritura, dy nga veprat më monumentale të epokës së Partisë.
Të dyja këto vepra monumentale e të pavdekshme, ashtu si vetë Partia, që ishte dhe mbetet përherë truri dhe zemra e tyre e fuqishme, nuk lindën në salla luksoze, nuk ishin produkt i «mendjeve» të zhytyra nëpër kolltukë kafenesh apo parlamentesh. Jo, ato lindën nga gryka e pushkës partizane në zjarrin e luftës për liri, u rritën në gjirin e popullit dhe Beli të tyre u bënë shtëpitë e thjeshta të popullit.
Sot nga lartësia e mbi katër dekadave, ne komunistët shqiptarë ndihemi krenarë se qysh nga ditët e krijimit e vazhdimisht Fronti Demokratik i Shqipërisë dhe pushteti ynë popullor, nën udhëheqjen e Partisë sonë të lavdishme, i kanë kryer me rider detyrat e misionin e tyre para popullit e atdheut, u kalitën përmes betejash e provash nga më të rëndat, përballuan e bënë të dështonin planet e gjithë armiqve të brendshëm e të jashtëm, janë kthyer në kështjella të pamposhtura të socializmit fitimtar, të jetës së re e të bukur që lulëzon në Shqipëri.
Lart e më lart do të ngrihet nderi e lavdia e tyre edhe në të ardhmen, sepse në themelet e Frontit dhe të pushtetit tonë është derdhur gjaku i 28.000 djemve e vajzave nga më të mirët e kësaj toke, sepse ata janë ngritur, rritur e betonuar me djersë, mund, përpjekje e sakrifica të panumërta nga populli e nga Partia jonë. Ata kanë qenë e do të mbeten përjetë krijesa të pacenueshme të popullit, mbrojtës e shprehës të aspiratave të larta të tij dhe gjithmonë do t’i inspirojë e do t’i përshkojë si fill i kuq vija dhe ideologjia marksiste-leniniste e Partisë sonë të Punës.
Se si arritëm ne t’i krijojmë e t’i ndërtojmë këto vepra të pavdekshme, kjo është një histori e tërë. Dokumente të shumta të asaj kohe, përveç dëshmisë së gjallë të punës e të luftës sonë për krijimin e Frontit dhe të pushtetit, përbëjnë në njëfarë mase edhe historinë e parë të shkruar të procesit të lindjes e të ndërtimit të tyre. Më pas, në vitet e Çlirimit, kaq e kaq herë është shkruar e folur për to e për krejt atë periudhë të lavdishme të historisë sonë, kur populli, i ndriçuar e i udhëhequr nga Partia, arriti të çlironte edhe atdheun nga vargonjtë e huaj, edhe veten nga çdo shtypje e shfrytëzim klasor.
Jeta dhe vepra e këtyre dy arritjeve tona kolosale do të vazhdojnë në shekuj, por nuk do të harrohen kurrë kohët e para, momentet kur u hodhën themelet, kur në zjarrin e luftës u krijuan Fronti Nacionalçlirimtar dhe pushteti popullor. I jemi kthyer e rikthyer kaq herë asaj periudhe të paharruar, jo për nostalgji, por për ta ndriçuar problemin nga të gjitha anët e për t’ua bërë sa më të qartë e më konkrete brezave të rinj se si arritëm ne, prindërit e tyre, të përmbysnim të vjetrën e të ngrinim të renë.
Këtë qëllim kanë edhe këto shënime të miat, të shkruara herë pas bere, në formë kujtimesh e shënimesh historike, që tash po i jap për botim.
Në vigjilje të 40-vjetorit të Çlirimit të Atdheut e të triumfit të revolucionit popullor, ato janë edhe një nderim i madh për veprën e shquar të Partisë e të popullit tonë në vitet e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, edhe një freskim i ri i së kaluarës, e cila gjithnjë ka qëndruar në bazë të së ardhmes, gjithnjë i ka shërbyer dhe ka ndriçuar të ardhmen.
Gusht 1984
Foli dhe intelektuali@ i byth@s, dhe na tregoi disa perralla me mbret , dhe mbretin e quanin Andrea Stefan Muti, ky mbret ishte i mire por kishte nje problem , sa here hapte hojen nuk nxirrte fjale por Mut, dhe intelektuali i byth@s mundohej te shpjegonte domethenien e Mutit te Stefanit. Intelektok@r mos u mundo ta paraqesesh Mutin si filozofi apo analize, muti mut mbetet, dhe po u more shume me te felliqesh edhe ti.
Z. Gani, ne pergjigjen qe i jepni z.Andrea Stefani, ju perifrazoni ate cka citon Andrea nga Manifesti Komunist i Marksit: “Duke perifrazuar Marksin, manifestin komunist, ku thuhet se “… komunistët nuk kanë atdhe edhe pse u kërkohet që, më së pari, të ngrihen në shkallën e një klase nacionale, të formohen si komb dhe të vendosin sundimin politik”, Andrea ka insistuar në shprehjen se ‘’komunistet nuk kane atdhe”. “, dhe me poshte ju Gani vijoni argumentin tuaj, duke thene: “Andrea ka insistuar në shprehjen se ‘’komunistet nuk kane atdhe” “. Mirepo, me vjen keq qe, para se t’i jepnit pergjigje z.Stefani, ju nuk e keni verifikuar saktesine e citimit te tij, citim i cili eshte i shtremberuar, pasi ne Manifestin Komunist Marksi nuk e thote sikunder e ka pershtatur per interesin e tij z. Stefani. Dh ja konkretisht se si shkruhet ne Manifestin Komunist:
“Pastaj, komunistet qortohen se gjoja duan te zhdukin atdheun, kombesine. Puntoret s’kane atdhe. Nuk mund t’u heqesh atyre nje gje qe nuk e kane. Por meqenese proletariati duhet, para se gjithash, te vendose sundimin politik, te ngrihet ne shkallen e nje klase kombetare, te formohet si komb, ai vete eshte ende kombetar, ndonse aspak ashtu si e kupton ate borgjezia”.
Sikunder shihet, krejt ndryshe e trajton z.Stefani thenien ne Manifest, ndaj dhe kritika juaj nuk i pershtatet te vertetes se thenies ne Manifest. Per mendimin tim keni gabuar, pasi e keni besuar per te sakte citatin e servirur nga z.Stefani, duke harruar qe diskutimi ne politike behet fjale per fjale.
Epo edhe shtremberimi i citateve eshte pjese e arsenalit argumentues ne publicistiken e zotit Stefani.
Por Stefani eshte lule se shtremberon “njecike” citatet. Ka edhe mjeshtra si “Intelektuali” qe krijon fakte nga hici e s’ka nevoje fare per burime te shkruara.
C’duhen faktet kur mund t’i mbushesh komentet me lafe picerish?
D Goxhaj o rufjan i Enverit qe duhet te kesh qen sigurims po pse genjen o i mallkuar perse genjen o gjiiriz?! Kundeshtoje Stefanin po jo me shpifje. Ne artiikullin e Stefani me te cilin polemzon G Elezi, Marksi citohet ne thojza” Në Manifestin Komunist shkruhet: “… komunistët akuzohen, se gjoja duan të zhdukin atdheun, kombësinë. Punëtorët s’kanë atdhe. Nuk mund t’u heqësh atyre një gjë, që nuk e kanë. Por me qenë se proletariati duhet, para së gjithash, të vendosë sundimin politik, të ngrihet në shkallën e një klase nacionale, të formohet si komb, ai vetë është akoma nacional, ndonëse aspak ashtu si e kupton atë borgjezia”.
Hape artikullin e Andreas “MASHTRIMI ENVERIST ME LUFTEN NACIONALCLIRIMTARE” qe nis me kete citim. Eshte i njejti citim indentik me ate qe jep edhe ti. Nuk u ngopet 45 vjet me genjeshtra dhe edhe ne buze te varrit vazhdoni te genjeni. Race e mallkuar, fshatare te pagdhendur!
Ky paska bere nje goxha harakiri me inteligjencen. Ore Stefani ka shkruar shqip dhe qarte po ky prape nuk mbushka. E po nuk ta paska fajin Stefani por mendja!
Po pse mor loqe tifo e haleve, te duket vetja se ti mbush me ato qe thua. O muuuut ballisti, o idiot qe do kisha shume deshire te hidhja nje geklbaze ne ate grope halene tende qe ke ne vend te gojes. O magazine fekalesh qe kerkon te prezantoesh si intelektual, madje si info analist, o hajvan me zile!
Akoma ketu? Shko ore me vrap se te pret psikiatri.
Po qe se eshte infermere ndonje nga ato femrat e familjes apo dhe fisit tend, do ja vlente te te beja nje vizte ty ne ate pavion ku je shtruar dhe llomotit para lap-topes o tope. Nje rruge e dy pune . Te sillja ty nje kavanoz me mut dhe t’i beja pak relaks nje prej femrave te familjes tende.
po ti kur i paske ikur per duarsh psikiatrit ?
Kam ndotje të polemizoj me kastravec- filozofin Andrea Stefani . DITA ka gabuar që i hapi faqet e sajë kanatë këtij llapaqeni sharlatan !
Bravo Gani !
A mund te me thote njeri ku i gjen keto pralla per Enver Hoxhen, Bahri Omarin, Qemal Stafen ky intelektualuci pe lecke?
Me siguri jane prodhime skarco te nje truri te semure.
A ia vlen te jetosh me kur ke humbur trurin?
Zot ndihmoje se qenie e gjalle eshte edhe “intelektuali”.
Ja lexo te placin syte nje nga burimet e sakta dhe te VERTETA per Bahri Omarin qe te bindesh se intelektuali nuk i sajon ato qe tregon ne DITA:
http://www.panorama.com.al/biografia-zbulohet-letra-poshteruese-e-enverit-kunder-kunatit-bahri-omari/
Mjaft o “inteloleshi”.se nuk te ka njeri ne hesapty…,nje cope idjoti, qe di vec te shpifish e mbjellesh urrejtje e percarje . Thene sakte,…”dora sekrete” e fqinjeve !
Ti nuk je , vecse nje malok nga soji i Marka Gjoneve !
Lufta e Dyte Botrore shqptaret e gjene ne kushte specifike jashtzakonisht te pakjarta. Ne se dikush mendon se PKSH e ka ditur se c’po ndodh ne bote mashtrohet. Enveri dinte aq sa i tregonte Mugosha e dic me pak edhe Miladini. Pra ishte nen kontrollin total te Svetozar Vukmanovic-Tempo. Tito nuk dinte ose nuk donte te dij se cfare pune bente ne Shqiperi Tempo. Tempo e dinte se ceshtja shqiptare egziston e pa zgjidhur dhe eshte e lidhur ngusht, pikerisht, me Serbine e tij. E dinte gjithashtu se shumica absolute e shqiptareve te Kosoves jane te rreshtuar kunder politikes sebe- te komunisteve apo cetnikeve. Tempo dinte gjithashtu edhe faktin se Aleatet kunder Boshtit, sot apo neser, do te triumfojne, pavaresisht nga lufta e partizaneve serbe apo shqiptare. Per kete roli i Tempos ishte i dyfisht:ne rend te pare (ROL PRIMAR) brenga e tij ishte amortizimi i kerkeses se shqiptareve per bashkim e pastaj lufta antifashiste. Pra,Tempo kujdesej per shpartallimin e Levizjes shqiptare per bashkim duke i satanizuar ballistet e legalistet. Kete Tempo e arrine duke i izuluar shqiptaret nga kontaktet me boten e jashtme, me ata te cilet vendosnin edhe per ceshtjen shqiptare. Keshtu, deri sa Tito rrinte me Cherchillin e Enveri me Dushanin shqiptareve nuk iu vinin ditet e mira. Kam lexuar nje leter te cilen Enveri i dergon celulave komuniste shqiptare dhe kam konstatua se ajo eshte shkruar ne Beograd.Pasojat e Letres ishin te hatashme. Ne Kosove thoshin:ME SHUME PO NA VRASIN PARTIZANET SHQIPTARE SE CETNIKO-PARTIZANET SERBE. Ne Shqiperi luften antifashiste e ka udhehequr Tempo. Enveri ishte vetem komandant. Dhe nje pohim i cili thot se ne Shqiperi nuk kishte lufte nacional-clirimtare mund te qendroje si i sakte.
Shprehja proletaret nuk kane atdhe duhet zevendesuar me shprehjen kapitalistet nuk kane atdhe.Atdheu i kapitalistit eshte paria.Ne te gjithe boten kapitalistet pasi rrjepin mire e mire vendin e vet i investojne paret ne vend tjeter.
Me reformat e tranzicionit qe na zhveshen nga cdo lloj prone atdheu ose memedheu ngelet si nje ender e larget
Enver Hoxha i preu kokën nipit te tij ballist, Abaz Omari
Në 1993-in, eshtrat e tij u gjetën pa kafkën në periferi të Beratit, njeriu që bëri krimin dëshmon: “Kisha urdhër”
Diku në rrethinat e Beratit, në verën e vitit 1993, një grup familjarësh arritën të gjejnë vendndodhjen e një varri të përbashkët, ku në korrikun e vitit 1945, ishin pushkatuar dhe groposur pesë kundërshtarë të komunizmit. Mbasi u gjendë vendndodhja e varrit të humbur për gjysëm shekulli, filluan gërmimet dhe eshtrat e të pestëve filluan të konturohen pak e nga pak. Por, tek pesë skeletet e gjetura mungonin krejtësisht kafkat e kokës.
Të nesërmen e asaj dite, nga gërmimet e tjera, rreth gropës së madhe, disa metra larg saj u gjetën dhe kafkat që mungonin nga skeletet. Menjehere lindi pyetja: Kush ishin ata të pestë dhe pse ishin pushkatuar? Përse eshtrat e trupave gjendeshin në një gropë të përbashkët dhe kokat e tyre të prera më tej? Pas ekzaminimeve të bëra, nga të afërmit u zbulua se midis tyre ishte dhe Abaz Omari. Ky ish avokati i njohur, ishte nipi i numrit Një të Shqipërisë komuniste, Enver Hoxhës (djali i vajzës së xhaxhait) dhe katër të tjerët shokë dhe bashkpuntorë të tij.
Pra kush ishte Abaz Omari?
Abaz Omari kishte lindur në qytetin e Gjirokstrës në vitin 1906 dhe fëmijria e tij kishte kaluar tek shtëpia e Hoxhatëve, pranë gjykates të tij Hysen Hoxhës. Në këtë shtëpi të madhe Abazi i vogël luante me shokun dhe kushëririn e tij Enver Hoxhën që ishte vetëm dy vjet më i vogël nga ai. Ai në fillim shkoi në shkollë aty në qytetin e lindjes së bashku me Enverin, për të vazhduar më tej mësimet në Leçe të Italisë. Pas kthimit nga Italia, Abazi dërgohet nga familja për të vazhduar mësimet në Liceun Francez të Korçës dhe pasi e mbaron shkëlqyeshëm atë, fiton një të drejtë studimi për në Paris dhe Grenobël të Francës. Abazi pasi u diplomua me suskes në shkencat Juridike në Montpelje në vitin 1939, kthehet në Paris ku studjoi dhe mori leksione në një kurs të gjatë për Histori Arti pranë Akademisë së Arteve të Bukura të këtij kryeqyteti evropian. Gjatë atyre viteve të qëndrimit në Paris, Abazit i erdhi në dhomën ku banonte, kushëriri i tij Enver Hoxha i cili kishte qenë për studime në Montpelje. Abazi me Enverin përveç shkollës fillore në Gjirokastër, kishin studjuar bashkë dhe në Korçë në Liceun Francez. Arsyeja e vajtjes së Enverit për tek Abazi në Paris, ishte sepse në Montpelje ku kishte studjuar për gjashtë muaj, qeveria shqiptare ja kishte prerë bursën pasi ai nuk kishte mundur të shlyente dot asnjë provim. Nga ana tjeter edhe kunati i tij Bahri Omari i kishte nderprere ndihmat ekonomike qe i dergonte rregullisht. Abazi e mbajti Enverin për disa muaj në dhomën e tij, ku të dy jetonin vetëm me kursimet që ai kishte lënë mënjanë gjatë atyre viteve që studjonte në Paris. Lidhur me këtë gjë në kujtimet e tija vite më vonë Enver Hoxha do të shkruante:
“…Pasi kishim ngelur në një gjendje të vajtueshme financiare bashkë me kushëririn tim Abaz Omarin, shkonim në restorante kineze të Parisit dhe hanim vetëm pilaf.”
Duke parë gjendjen e keqe financiare në të cilën kishte ngelur Enveri pas prerjes së bursës dhe ndihmave te kunatit te tij, Abazi për ta ndihmuar sadopak, ndërhyri tek Eqerem Libohova, (Ambasadori i Mbretërisë shqiptare në Francë) që ishte miku i ngushtë i Bahri Omarit. Ambasadori shqiptar Libohova e rregulloi studentin gjirokastrit Enver Hoxhën, që të fillonte punë si sekretar i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Bruksel vetem per respektin qe kish per Bahri Omarin. Konsulli që ishte një milioner hebre-belg, e mbajti Enverin për disa muaj në punë dhe më pas e përzuri per shperdorim fondesh. Pas kësaj Enveri i ngelur pa asnjë mjet jetese në gjendje të mjerueshme, si ngeli gjë tjetër veçse të kthehej në Shqipëri dhe shkoi direkt te jetoje ne Tirane ne vilen e kunatit te tij.
Enveri erdhi në Fier për të eleminuar Abazin
Në vitin 1939 pasi Abaz Omari përfundoi studimet dhe u diplomua në Francë, u kthye në Shqipëri ku filloi punë si Jurist në Ministrinë e Financave. Pasi punoi për disa muaj në Tiranë, ai u kthye në qytetin e Fierit ku ishte vendosur familja e tij pas shpërnguljes nga Gjirokastra. Me të vendosur në këtë qytet, Abazi u lidh me disa nga intelektualët e njohur antifashistë që kishin filluar të grupoheshin ne Shqypni. Lidhur me këtë Veli Frashëri përkthyesi (anglishtes) i Mithat Frashërit në kujtimet e tija dëshmon:
“Në shtëpinë e Abaz Omarit në Fier, ne formuam grupin e rezistencës kundër pushtuesëve italianë që në vitin 1939. Në këtë grup, përveç Abazit bënin pjesë dhe Myzafer Trebeshina, Tefik Cfiri e ndonjë tjetër. Grupimi ynë i rezistencës kishte ide dhe program social-demokrat dhe më vonë ne u bashkuam me grupin e Vlorës që drejtohej nga Skënder Muço”. Pas formimit të Grupit të Rezistencës në qytetin e Fierit, me iniciativën direkte të Abazit u krijua çeta e parë antifashiste e Mallakastrës e përbërë prej 7-8 vetësh. Veli Frashëri, Abaz Omari dhe Nexhat Peshkëpia, (burri i motrës së Abazit) në vitin 1942 u lidhën dhe me Skënder Muçon në Vlorë dhe formuan një grupim social-demokrat që një vit më vonë në 1943-in arritën ta kristalizonin si parti. Asokohe ata nxorrën në Fier dhe numrat e parë të gazetës së tyre “Zëri i Lirisë” të cilën e drejtonte intelektualja e njohur Musine Kokalari (kishte mbaruar në Romë për Filozofi) ku shkruanin Prof. Jusuf Luzaj, Abaz Omari, Skënder Muço etj. Në shtatorin e vitit 1943, Enver Hoxha u nis për në qytetin e Vlorës. Qëllimi i atij udhëtimi sipas kujtimeve të mëvonëshme të Hoxhës, ishte “Likujdimi i grupit franksionist të Xhepit e Qorrit” Anastas Lulës dhe Sadik Premtes në qarkorin e partisë së Vlorës. Urdheri ishte dhene nga Vukmanovic Tempo qe njihej si KILLERI i Titos. Gjatë atij udhëtimi për në Vlorë, Enver Hoxha qëndroi disa ditë në qytetin e Fierit duke u strehuar në shtëpinë e Llaz Sukut. Gjatë atyre ditëve në shtëpinë e Sukut, Enver Hoxha u informua rregullisht për të gjithë veprimtarinë e Abaz Omarit dhe grupimit social-demokrat që vepronte në atë qytet.
Dëshmitarë të asaj kohe pretendojnë se atëhere ka pasur dhe një plan të inicuar nga Enver Hoxha për eleminimin e Abaz Omarit. Lidhur me këtë gjë, Mërkur Omari vëllai i Abazit (partizan, ish ekonomist i lartë i internuar për vite në fshatrat e Lushnjes) dëshmon:
“Në shtëpinë e Llaz Sukut ku ishte strehuar, Enveri thërriti Rakip Kryeziun një gjirokastrit shumë i varfër që ishte komandant i Njesiteve Guerile të Fierit, të cilit i parashtroi planin e eleminimit të Abazit duke i thënë se ajo ishte “porosi e udhëheqjes së partisë”. Në mbremjen e asaj dite teksa po rrija para shtëpisë më thërriti Rakip Kryeziu dhe më tha që të shkoja në shtëpinë e tij se do të më jepte një porosi për Abazin. Unë pa dyshuar e ndoqa prapa dhe kur shkuam në dhomën e tij, ai së bashku me një tjetër që ishte aty, më thanë që atë darkë ta lija portën e shtëpisë të hapur pa çelës, pasi ata do vinin për ta marrë Abazin për një problem që kishin. “Të japim fjalën e komunistit se Abazit nuk i bëjmë asgjë”, më thanë ata. Unë kisha ngelur i shtangur dhe nuk pranoja, kurse Rakipi më kërcënonte me një revole që kishte në dorë dhe më thoshte se po ta bisedoja me njeri atë gjë, isha i dënuar me vdekje. Unë portën nul e lashë të hapur dhe nga frika atë natë nuk i thashë gjë Abazit. Të nesërmen i tregova gjithshka dhe ai mori masa për tu mbrojtur. Pas tre ditësh ata e kuptuan se unë i kisha treguar Abazit dhe na dërguan fjalë se ishim të dënuar nga partia me vdekje të dy. Pas dështimit të këtij plani, për rrëmbimin dhe ekzekutimin e Abazit, Enver Hoxha mori masa që gjithshka të mbetej e fshehtë. I vetmi njeri që mund ta dekonspironte atë aksion ishte Rakip Kryeziu, i cili ato ditë u rrethua në një shtëpi në periferi të Fierit nga forcat balliste të Bajrush Kosovës dhe u vra prej tyre si shkak për aksionin e rrëmbimit të Abazit.”
Enver, incidenti në shtëpinë e Bahri Omarit
Në kohën që Enveri qëndroi në Fier për të eleminuar Abazin, lidhjet me të i kishte ndërprerë që pas ardhjes nga Franca. Në fakt për herë të fundit ata ishin takuar në Tiranë në shtëpinë e Bahri Omarit aty nga fundi i viti 1941.Lidhur me këtë takim në librin e tij “Kur hidheshin themelet” Enver Hoxha dëshmon:”
Jam zënë keq njëherë me Abaz Omarin, një kushëririn e Bahriut nga i ati, por dhe i yni sepse xhaxhai im Hysen Hoxha e kishte nip (djalin e vajzës) Njiheshim që fëmijë, kur ishim të rinj vinte shpesh në shtëpinë tonë. Edhe ai kishte bërë Liceun e Korçës dhe kishte vajtur në Paris, por pasi kishte qëndruar nja katër vjet me paratë e babait që e kishte pronar të madh tokash dhe tregtar të madh në Fier, ishte kthyer pa diplomë në Shqipëri dhe ca kohë ushtroi zanatin e të jatit. Më vonë ai mori një grua me prikë (pasuri) të madhe dhe me të hollat e saj u kthye në Francë e mori diplomën në Drejtësi dhe erdhi e u bë avokat. Kisha kohë që nuk isha pjekur me të, sa një ditë pas pushimit e gjeta tek motra ime Fahrija. U puthëm e u ngalasëm dhe e urova e pas bisedave të zakonëshme filluam ato politike. Mbaja mënd se dikur Abazi shfaqej si antifeudal demokrat i majtë. Por ç` të shihja, kur fola për luftën, për domosdoshmërinë e saj, na doli se Abazi nga i majtë na ishte bërë i djathtë, nga demokrat na ishte bërë një mbrojtës i madh i të pasurve, me një fjalë kishte ndërruar lëkurën. U grindëm e kushedi se si do të kishte mbaruar grindja, po të mos kishte ndërhyrë në mes motra ime Fahrija. Më nuk e pashë këtë njeri që u bë një qen zinxhiri i Ali Beut (Këlcyrës) e u bë ballist e bashkpuntor i gjermanëve”. Por sot pas kaq vitesh njerëz të afërt të Enver Hoxhës japin version tjetër nga ai episod që shkruan ai. Këtë gjë e konfirmon dhe Mërkuri vëllai i Abazit. Në atë darkë Bahriu kishte ftuar dhe Nexhat Peshkëpinë dhe Abazin. Gjatë darkës Enveri filloi të bënte propagandë komuniste dhe ende pa mbaruar fjalën, Abazi i kthehet atij:” Si s` të vjen zor që flet në këtë mënyrë, ti je përzier më një grup aventurierësh antishqiptarë e vagabondë, që kudo që shkoni bëni propagandë bolshevike”. I prekur rëndë nga fjalët e Abazit, Enveri nxehet keq dhe ja a kthen:
“Kur të fitojë Stalini, ne komunistët do t`ja presim kokën ju mutistëve”. Fjalët që tha Enveri i shoqëroi dhe me xheste të duarve. Pas kësaj, Abazi mori një pjatë dhe qëlloi drejt Enverit i cili largoi kokën dhe pjata u thye në mur. Darka u prish dhe Nexhat Peshkëpia e mori me vete Enverin në shtëpinë e tij për të mbyllur sherrin. Ky ishte dhe takimi i fundit që patën dy kushërinjtë, të cilët ndonëse ishin rritër në një shtëpi, kishin mësuar në të njejtat shkolla, por kishin ndjekur drejtime të ndryshme në jetë.
Enveri: Ekzekutoheni MUTIN
Në fillimin e vitit 1944, Abazi vjen në Tiranë dhe në një takim që Balli Kombëtar bëri me intelektualët e Tiranës në Kinema “Kosova” , pas Abaz Ermenjit e mori fjalën dhe ai ku midis të tjerave tha:”Nëse komunizmi vjen në vatrat tona, do të vije me te edhe mjerimi dhe për popullin dhe uria makaber. Njerzit do të vihen në rresht për një copë bukë. Kam jetuar shumë vjet në Francë. Atje librat për komunizmin mbeten rrugëve se nuk i lexon njeri. Këtu njerzit të gënjyer nga disa aventurierë pa shkolle dhe pa dipllome po përkrahin komunistët. Ata do të kujtojnë Siberinë Ruse me kampet e përqëndrimit që do hapin” Në vjeshtën e 1944-ës kur komunistët ishin afër triumfit, shumë nacionalistë u grupuan në Shijak për tu larguar me anë te detit nga Shqipëria. Në një takim të madh që u mbajt atje, Abazi ju bëri thirrje atyre që të mos largoheshin, por ta vazhdonin luftën deri në fund per te shpetuar Vatanin. Pak ditë pas atij takimi Omari arrestohet nga partizanët në Shijak së bashku me shokun e tij Qazim Shehun të cilët i sjellin në Tiranë në një shtëpi që ishte kthyer si burg pranë rrugës “Qemal Stafa”. Pasi u mbajt për tre muaj aty, Abazi u dërgua në Berat për të dalë në gjygj. Një muaj pas arrestimit, motra e tij Ferro, (gruaja e Nexhat Peshkëpisë) bashkë me vëllanë e vogël Mërkurin, shkuan dhe trokitën në shtëpinë ë Enver Hoxhës (vila e Shefqet Vërlacit) i cili pasi u lajmërua në telefon i ftoi të hynin brenda. Pasi ata hynë në shtëpi, Enveri që po hante bukë i priti shumë ftohtë. Ferro me Mërkurin duke parë atë situatë nuk e hapën fare muhabetin e Abazit. Enveri rëndë rëndë ju drejtua Mërkurit:
“Hë mor ballist, si i ke punët sikur ta kam lexuar emrin në gazetë?” Mërkuri ngeli i habitur e nuk dinte se ti përgjigjej (në fakt Mërkuri kishte qenë partizan). Në atë kohë në shtëpi hyri Nako Spiro dhe Enveri u largua bashkë me të pa i përshëndetur dy kushërinjtë. Pas disa ditësh Ferro shkoi dhe njëherë tek shtëpia Enverit i cili ja preu shkurt:”Abazin ne do ta dënojmë, se nesër mund të vritet djali yt”. Ferro u largua nga ajo shtëpi pa e kuptuar kurrë kuptimin e atyre fjalëve fatale që i tha kushëriri i saj dhe njëkohësisht Kryetari i shtetit Shqiptar, i cili i kishte arrestuar vëllanë dhe priste ta ekzekutonte.
Sipas fjalës që i tha kushërirës Ferros, për vëllanë e saj, më 7 korrik 1945 gjashtë muaj më vonë, Enver Hoxha do e mbante “premtimin”. Në një radiogram, dërguar Gjykatës Ushtarake të Korpusit të IV-të në Berat ai shkruante:” Në përgjigjie të shkresës suaj nr.140. dt.7.VI.1945 aprovohet dënimi me vdekje i Abaz Omarit me shokë. Na lajmëroni datën e ekzekutimit”. Komandanti i Përgjithshëm Gjeneral-kolonel Enver Hoxha. Pas pak ditësh ajo Gjykatë Ushtarake me Prokuror M.Bllaci. e gjygjtar M. Karafili, F. Bedeni e N. Lekdushi, sipas porosisë së Komandantit zbatuan detyrën. Pas pushkatimit një dorë e stërvitur (K.D. nga Kallarati i Vlorës) me një sëpatë të rëndë ju preu kokat duke i groposur në një gropë të veçantë pak më larg trupave. Vetëm 48 vjet më vonë ai njeri do të pohonte :” Kisha urdhër, po të mos j`ua prisja unë, bashkë me kokat e tyre do shkonte dhe e imja”.
Nga intelektuali
Si ka shpëtuar ky muti more kntelektual, ah more Enver që nuk mbarove edhd ca punë,po na i le ca plehra të çmendur.
O Uran hajvani, o spiun, o perkthyes i Enverit! Kush biberuc t’i jep te gatshme si hallve me mut keto fekale qe nxjerr nga truri! Je bere per gjynaf o psikopat dhe spiun i Loni Adhamit! Por ershte haku i tij qe po ja mer zoti duke te budallallepsur deri sa te marresh nga bytha e te fusesh ne goje. Nga ai qe do dhjese tek varri i UK diten qe do te ngordhi.
***Perversi me nofkën intelektuali ! : mos ke qënë ti xhelati që i preve kokën ?..!
O intelektual! Mjaft mo, se do t’i çmendesh fare keta debila, me keq se ç’jane. Oh, jo! U bera pishman. Bjeru, deri sa t’u shuhet fara. Se ishin nga ky soj qe, ne kohen e qoftelargut, ishin skuadra qe pushkatonin intelektualet me urdher te tij. Por sot te hane m… se as koha e tij eshte më, por dhe dhembet u kane rene.
Te kam thene edhe me pare: “shko dhe laj me sapun BYTHEN enveriste se e qelbe me ere krimineli gazeten DITA”
sepse:
Ne nuk vrasim njeri, nuk presim koke njeriu, as nuk tredhim njerez duke i prere KOQET popullates sic beri Mehmet Shehu me lushnjaret e pafajshem per t’i bere qefin Titos, Vukmanovicit dhe spiunit te tyre ne Shqypni Enver Hoxha.
Ne duam qe t’ju nxjerrim para Gjykatave Perendimore per krime kunder njerezimit, do t’ju japim mundesine te mbroheni edhe me avokat, por duam me vendosmeri qe t’ju denojme me burgim te perjetshem qe ne qeli te qani ashtu sic qanin prinderit tane kur i thyenit kockat e trupit nje nga nje vetem sepse donin qe Vatani te behet ashtu sic po kerkon te jete sot, pjse e BE-se dhe Botes Demokratike dhe joc e beri Enveri me kriminelet e tij si nje CIFLIG feudal rrethuar me tela me gjemba si kampet e punes se Hitlerit apo te Stalinit ne Siberi.
Psssst! Ju lutemi mos lexoni me tutje, se eshte e rezervuar vetem per shurramanet e tajvanit…
Enver Hoxha luftoi si pasardhës i nacionalistëve rilindës
Roli i Enver Hoxhës në Luftën e Dytë Botërore dhe pozicioni i tij në të gjithë rezistencën antifashiste rrëfehet më së miri nga historiani i njohur, i cili e shikon në të dyja planet figurën e liderit komunist…
Nga prof. Kristo Frashëri
Dalëngadalë po mbushen 70 vjet nga fitorja më 29 Nëntor 1944 e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, e cila nuk mund të mohohet se i solli Shqipërisë pavarësinë kombëtare të shkelur nga okupatorët fashistë italianë më 7 prill 1939. Dalëngadalë po mbushen gjithashtu 70 vjet nga vendosja më 29 Nëntor 1944 e diktaturës së Partisë Komuniste, e cila, në vend të demokracisë së premtuar e sfiliti popullin shqiptar më tepër se 45 vjet me pushtetin e saj autoritar. Ajo që i lidh të dyja këto periudha të veçanta historike është roli udhëheqës që luajti në të dyja periudhat e njëjta parti – Partia Komuniste Shqiptare, më vonë Partia e Punës e Shqipërisë, dhe në mënyrë kategorike udhëheqësi i saj Enver Hoxha, i cili e drejtoi partinë në të dyja periudhat me anëtarë të ndryshëm në Komitetin e saj Qendror. Megjithatë, të dyja këto periudha patën përmbajtje historike të ndryshme.
E PARA, kishte si bosht politik çlirimin e Atdheut nga okupatorët nazifashistë dhe vendosjen në Shqipërinë e pavarur të regjimit demokratik popullor.
E DYTA, pati si pikësynim ndërtimin në kushtet e Shqipërisë së pavarur të shoqërisë socialiste për të arritur në vendosjen e rendit komunist. Kemi të bëjmë me dy periudha, të cilat nuk janë të lidhura domosdoshmërisht me njëra-tjetrën. Lufta Nacional Çlirimtare në parim mund ta sillte, por edhe mund të mos e sillte vendosjen e regjimit komunist. Nga ana e tij, regjimi i pasluftës, demokratik ose jodemokratik, varej nga përbërja e udhëheqjes së Luftës Nacional Çlirimtare. Nëse rolin kryesor në çlirimin e vendit do ta luante, si në Francë, një parti e ashtuquajtur borgjeze, Shqipëria do të kishte shpëtuar nga regjimi komunist. Në të njëjtën kohë, karakteri i pushtetit varej dhe nga situata ndërkombëtare në të cilën u ndodh pas luftës çështja shqiptare. Nëse Fuqitë e Mëdha do ta kishin përfshirë Shqipërinë, ashtu si Greqinë, në zonën e ndikimit britanik, vështirë se këtu mund të vendosej regjimi komunist.
Të dyja periudhat dallohen midis tyre edhe në një drejtim tjetër të rëndësishëm. Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare nën udhëheqjen e Partisë Komuniste e realizoi misionin e saj parësor. Shqipëria u çlirua dhe pavarësia u mëkëmb. Përkundrazi, në periudhën e dytë, Partia Komuniste në programin madhor për të mëkëmbur në Shqipëri në vend të demokracisë popullore, një regjim socialist, dështoi. Edhe pse regjimi komunist pati suksese në fushën teknologjike, ai i shkaktoi dhembje të mëdha shoqërisë shqiptare. Karakteri i vrazhdë i regjimit komunist jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e Europës lindore, tashmë është vënë mjaft qartë në dukje. Kush më shumë e kush më pak, pothuajse të gjithë ata që e përjetuan pas luftës diktaturën komuniste e kanë dënuar regjimin komunist të Enver Hoxhës. Edhe autori i këtyre radhëve nuk u pajtua me parimet e tij komuniste që në ditët e Luftës së Dytë Botërore.
Megjithatë, në këtë mes ka një keqkuptim. Jo pak qytetarë nuk e dallojnë rolin e ndryshëm që luajti Partia Komuniste gjatë dy periudhave të saj historike – gjatë luftës dhe pas luftës. Të persekutuarit, nga urrejtja e shkaktuar prej vuajtjeve që pësuan pas luftës gjatë regjimit komunist dhe në solidaritet me ta, jo pak qytetarë të revoltuar nga shkelja brutale e të drejtave të njeriut e shohin me syze të errëta edhe Luftën Nacional Çlirimtare. Një këndvështrim i tillë për periudhën e parë, pra për Luftën Nacional Çlirimtare, është shkencërisht dhe moralisht i padrejtë. Urrejtja është këshilltarja më ogurzezë e arsyetimit politik. Është afërsisht njësoj sikur të hedhësh në plehra foshnjën së bashku me shpërgënjtë. Të urresh Luftën Nacional Çlirimtare vetëm se në udhëheqjen e saj luajti rol Partia Komuniste Shqiptare, është një padrejtësi që i bëhet historisë. Ata harrojnë se dëshmorët e Luftës Nacional Çlirimtare e dhanë jetën e tyre të shtrenjtë për lirinë e Atdheut dhe jo për regjimin komunist, i cili më 29 Nëntor 1944 nuk vezullonte ende në horizontin politik shqiptar.
Nga ky këndvështrim politik lind pyetja: Përse nuk është e drejtë ta gjykosh veprimtarinë që zhvilloi Partia Komuniste Shqiptare gjatë Luftës Nacional Çlirimtare me syzet mëkatare që ajo zbatoi, pas Luftës së Dytë Botërore gjatë regjimit komunist? Ta shohim!
Një nga tiparet kryesore që të bie në sy kur lexon jetëshkrimin e Enver Hoxhës janë kthesat e tij politike, të shpeshta dhe të papritura. Para se të themelohej Partia Komuniste Shqiptare, pra, para 8 nëntorit 1941, Enver Hoxha simpatizonte pikëpamjet social-demokrate ashtu siç propagandoheshin në Europë në periudhën midis dy Luftërave Botërore pa qenë militant i tyre. Përkundrazi, kur më 8 nëntor 1941 Enver Hoxha u ndodh në radhët e Komitetit Qendror të PKSH-së, ai u shfaq menjëherë si një bolshevik i brumosur në shkollën staliniste – si një militant stalinist, jo për programin bolshevik që pati Revolucioni i Tetorit, por për platformën aspak bolshevike që kishte miratuar Kominterni në pragun e Luftës së Dytë Botërore.
Siç dihet, platforma e re që Kominterni miratoi në pragun e Luftës së Dytë Botërore kërkonte nga partitë komuniste të të gjitha vendeve të botës mobilizimin e tyre jo për të ndërmarrë revolucionin socialist të ngjashëm me Revolucionin sovjetik të Tetorit, por për të organizuar Frontin Antifashist Nacional Çlirimtar në luftë kundër agresorëve hitlerianë dhe aleatëve të tyre fashistëve italianë dhe militaristëve japonezë. Veç kësaj, platforma e re kishte nga pikëpamja e aleancave një diapazon më të gjerë se ajo e shpallur nga Internacionalja e Tretë Komuniste më 1919. Platforma e re i ftonte Partitë Komuniste të krijonin një front të përbashkët me të gjitha partitë e spektrit antifashist, të majta apo të djathta, qytetare apo fshatare, laike apo klerikale, politike apo shoqërore, për të përballuar bashkërisht agresorët e bllokut nazist-fashist-militarist. Fronti i përbashkët antifashist i cili më parë u quajt Fronti Popullor, me fillimin e Luftës së Dytë Botërore u pagëzua me emrin Fronti Antifashist Nacional Çlirimtar. Gjithnjë sipas platformës së re, për të zgjeruar diapazonin e aleancave, partitë komuniste porositeshin nga Kominterni që të zotoheshin publikisht se në mbarim të luftës regjimi politik do të vendosej jo me një revolucion proletar, por me një plebishit popullor. Partia Komuniste Shqiptare e miratoi këtë platformë që në ditën e themelimit të saj. Merita e platformës, nuk ishte e Enver Hoxhës, as e komunistëve shqiptarë, as e Partisë Komuniste Jugosllave, por e Moskës bolshevike. Atë platformë e sollën nga Moska nëpërmjet Beogradit në Tiranë dy emisarët e njohur të Titos, Miladin Popoviçi dhe Dushan Mugosha.
Ndërkaq, Kominterni ua linte si detyrë partive komuniste hapësirën që platformën e re ta vinin në zbatim në përshtatje me kushtet konkrete të vendeve të tyre. Mund të thuhet se autorësia e mënyrës sesi u zbatua platforma e re e Kominternit në kushtet e Shqipërisë i takon kryesisht Enver Hoxhës. Kjo, për arsye se platforma e re nuk mbështetej si ajo e vitit 1919 mbi internacionalizmin proletar, por mbi idetë nacionaliste për të cilat E. Hoxha për nga formimi ideologjik ishte më i përshtatshëm se anëtarët e tjerë të udhëheqjes së PKSH-së.
Në të vërtetë, Enver Hoxha e udhëhoqi Luftën Nacional Çlirimtare jo si një bolshevik i frymëzuar nga internacionalizmi proletar, por si një pasardhës i nacionalistëve rilindës i fshehur brenda një lëvozhge internacionaliste. Ky kombinacion ideologjik i dha dorë PKSh-së të tërhiqte në Konferencën e Pezës në themelimin e Frontit Antifashist Nacional Çlirimtar, në shtatorin e vitit 1942, kontingjentin e parë të nacionalistëve dhe demokratëve shqiptarë jokomunistë. Megjithatë, Enver Hoxha ndërsa i konsideronte nacionalistët aleatë të domosdoshëm, në të njëjtën kohë ai kujdesej t’i pranonte ata në Frontin Nacional Çlirimtar si individë dhe jo si grup apo si parti antikomuniste.
***
Deri sot nuk del që Enver Hoxha të ketë nënshkruar traktate apo marrëveshje të hapëta apo të fshehta, të cilat të kenë cenuar interesat e kombit apo të atdheut, siç ndodhi me pushtetin e Ahmet Zogut. Në thelb, tërë ato kthesa që ne njohim tregojnë se Enver Hoxha synonte të konsolidonte pushtetin partiak, në thelb autoritetin personal pa e shkelur, përkundrazi, duke e respektuar pavarësinë e Shqipërisë dhe interesat e kombit. Në rast se Enver Hoxha del para gjyqit të historisë, ai duhet dënuar për dhunën që përdori ndaj popullit të vet pas Luftës së Dytë Botërore, por jo për shërbimin që ai i bëri atdheut gjatë periudhës së parë si udhëheqës i Partisë Komuniste Shqiptare. Analistët e ditës mund të thurin akuza sipas shijeve të tyre. Por argumenti i tyre kryesor se Enver Hoxha duhet dënuar si udhëheqës i Luftës Nacional Çlirimtare për gabimet e rënda që kreu pas Luftës Nacional Çlirimtare si udhëheqës i diktaturës komuniste, nuk qëndron. Ai është një ‘non sens’ historik. Këtë logjikë, kandari i historisë nuk e pranon.
http://www.gazetaexpress.com/
nastradin pordha ka marre shpaten dhe nje here per situaten..
o intelektual i zi…. black hole
mendja djallezore ka fabrikuar keto deshmi ne forme tregimesh qe nuk i ha dhe nje budalla.
eshte normale qe ne fund te l2b pati larje hesapesh dhe pas saj..
nqs se e di historine e greqise pas L2B KRIMET E TE MAJTES GREKE JANE 100 FISH ME TE MEDHA SE NE SHQIPERI..
vetem aris velucjotin komandantin grek te luftes analog me mehmet shehun…I PRENE KOKEN DHE JA VAREN NE SHTYLLE TELEFONI…..po kesht niko belojanin e vrane me gjithe udheheqjen e asaj kohe..
POR AJO QE BEN ENVER HOXHEN PROFET ESHTE LAPIDARI I AHMET ZOGUT…KETIJ TRADHETARI DHE KURVARI I PA SHOQ NE HISTORINE E SHEKULLIT KALUAR.
NJIHU ME ZOGUN TEND TE KURVES DHE FUTJA NJE SHURRE
***
Mbas vrasjes së atdhetarit opozitar, demokratit të madh Luigj Gurakuqi, të idhullit të rinisë shqiptare e liridashësit të zjarrtë Avni Rrustemi, të Plakut të Maleve, Lisit të paepun të Kosovës, Bajram Curri, nga mbeturinat antikombtare osmane, rradha e eleminimit fizik i kishte ardhë deputetit të Opozitës, atdhetarit Dom Gjon Gàzulli, të cilit anadollaku Ahmet Zogolli i zgjodhi, si prift katolik që ishte, mënyrën ma “spaciale” dhe ma çnjerëzore: “varjen”.
Kujtuen shqiptarët se mbas Ditës së Madhe të 28 Nandorit 1912 nuk do të provonin ma shëmtime e masakrime si ato të turqëve. Po jo, çibanët që la mbrapa otomani, feudalët e agallarët atavikë, shartue shpirtin me urrejtje aziatike ndaj të krishtenëve, edhe pse bashkatdhetarë të tyne, shikonin po të njejtat andërra të kobshme:
“Me ambasadorin anglez Ahmet Zogu në 1927 u ankue për klerikët katolikë: “Ah sa shumë do të dëshroja t’i varja ashtu siç e meritojnë”…E që të kënaqte kërkesen e mbrendshme për t’i varë, ai çoi në trekambësh një klerik…( Dom Gjon Gàzullin). ” (Bernd Fischer – Re Zog e la lotta per stabilità in Albania, Monographs dell’Europa orientale, Boulder, 1984.) Ky ishte Ahmet Zogolli i Matit, që dënonte me tre vjet burg atentatorin e tij Beqir Valteri, ndërsa çonte në litar meshtarin dom Gjon Gàzulli, pa i provue asnjë faj, nëse faj nuk do të konsiderohen: –
Të duesh Atdheun deri në flijim për të; – Të flijohesh për liri e drejtësi të popullit tand; – Të shkrihesh për përparimin e tij; – Të kesh miq toskë e gegë, të krishtenë e muslimanë, e me të gjithë tok të luftojsh për një Shqipni Etnike.
Varja e dom Gjon Gàzullit erdhi mbas marrëveshejs famëkeqe Pashiq/Ahmet Zogolli, . Mësimet e para i bani në shkollën e fshatit, që e kishte çelë dom Ndre Mjeda. Si vijoi të mesmën në Shkodër, studimet e matejshme i ndoq në Itali dhe Austri, ku ishte edhe vëllaj tjetër, Nikolla. Ai u Shugurue Meshtar me 4 Gusht 1919 në vendlindje, në Dajç. Mbas një shërbimi të shkurtë në Gjadër të Lezhës, e çuen në Qelëz të Pukës. Tue pa trazimet e Atdheut, ai u angazhue përkrah Luigj Gurakuqit, Avni Rrustemit, Fan Nolit, Bajram Currit, At Gjergj Fishtës, At Anton Harapit, Hasan Prishtinës, në atë krah që asht quejtë në histori “opozita”, pse i ishte kundërvu “popullores” së Ahmet Zogut, dhe në zgjedhjet politike të vitit 1923 dom Gjoni u zgjodh deputet. Kurse “Popullorja” ishte e përbame prej mbetjeve ma të përçudnueme të Stambollit, ashtu si i ka pikturue At Fishta
, “Ky babën gjaks, gjyshin katil, stërgjyshin mizuer … hasëm të kulturës …”; ata nuk përfaqësonin asnjë interes të popullit shqiptar, po një interes të ngushtë bejlerësh që donin me ruejtë ato previlegje që i kishin sigurue tue i shërbue pushtuesit otoman, kryesisht në një rreth nepotik: Ahmet Zogu, nipi i Esat Pashë Toptanit, dhandrri i Shefqet Verlacit, kunati i Ceno bej Kryeziut, një qerthull mehmurësh anadollakë, të shitun te serbi deri në ditën e vdekjes. Ndërkohë, tue qenë meshtar në Qelëz, meshtari-deputet Dom Gjon Gazulli kreu atë akt që për kohën ishte një veprim revolucionar i pashembullt:
Hapi në qelë (shtëpinë ku banonte vetë, ashtu si banë edhe shumë klerikë të tjerë) shkollën e parë mikse në botë. Po po, në botë. Asht diçka e vështirë për brezin e ri me kuptue disa gjana, por edhe në Europën e përparueme shkollat mikse (djelm e vajza bashkë) janë çelë për herë të parë mbas Luftës së Dytë Botnore, në Francë më 1948, kurse në Itali katër vjet ma vonë, më 1952. Kurse ai, prift, hapi në qelë shkollë mikse me djelm e vajza bashkë, të krishtenë e muslimanë bashkë. Jo rastësisht një ndër votuesit e tij kryesorë, pse zgjedhjet në atë kohë baheshin me përfaqësim, ka qenë Myftiu i Hasit. Kur Musa Juka iu drejtue Myftiut: “Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhe”. Vrasja e Avni Rrustemit çoi në trazimet e qershorit 1924 dhe ramjen e “popullores”. Zogolli u strehue në Beograd.
Diçka duhet t’u thotë kjo atyne që kanë vesh me dëgjue e sy me pa: Mjaft të lexoni marrëveshjen ma sipër në mes Pashiçit dhe Zogollit. Dhe prej atje, me paret e Serbisë dhe ruset e bardhë të Wrangelit “rimori” Tiranën”. Vallë as këto fakte historike që i ka në dorë një Europë mbarë mbi tradhëtinë e Zogollit historianët tanë nuk i dinë?! Dom Gjoni nuk u largue kur në Shqipni u rikthye Zogu me hordhitë serbe e bjellogardistët. Nuk iku as atëherë kur Zogu i vrau miqtë e tij ma të mirë, Luigj Gurakuqin e Bajram Currin. Atë, mbasi iu desht të përballej në krye të pukjanëve të Qelzës me boshibozukët e Pëllumb Lleshit, që shkonin tue gjuejtë kudo ndeshnin Kryqat e tue vra edhe pukjanët e pafaj tek ktheheshin me bagëti a prej mullinit, në shkurt 1926 e transferuen dhe e çuen në Koman. E puna e parë që bani sa u vendue atje ishte me hapë edhe aty një shkollë. Ahmet Zogu, para se me i shprehë dëshiren e zjarrë ambasadorit anglez me varë klerin katolik, po zbatonte politikën e tokës së djegun ndër krahinat e krishtena të Mirditës, Pukës, Zadrimës, Dukagjinit, Malësisë së Madhe me andërren e fshehtë që të ishte jo sundimtar i Shqipnisë, po i Arnautistanit anadollak. E për të realizue këte, duheshin zhdukë, ose ma e pakta, të mundoheshin, sa t’i detyronin me lëshue vendin, katolikët e maleve, kurrë të shtruem nga pushtuesit e tiranët, pse si thotë Imzot Noli,
“Vetëm Malësorët e Veriut mbetën Katholikë me armë në dorë…”. Kështu, në verën e vitit 1926, Zogu i kishte dhanë letër të bardhë një katili si Ismajl Osmani, që shkretoi fshatrat e Pukës me njerëz e me pasuni. E njejta gja po ndodhte prej Fanit në Dukagjin. Ajo që asht quejtë Kryengritja e Veriut kundër Zogollit, në të vërtetë nuk ka qenë tjetër veçse mbrojtje e lirisë e deri e egzistencës fizike nga masakrat mbi popullin e pambrojtun të barbarit diktator të Matit. Postkomandanti i Pukës Dedë Sadrija kishte marrë urdhnin drejtpërdrejt nga Zogolli: Të digjet Puka, sikur edhe për shtatë vjet atje të mos mbijë ma bar! Kështu kishte ba dikur edhe Turqia! Ahmet Zogolli po u dëshmonte shqiptarëve si ishte nip “i dejë” i Esat Pashë Toptanit! Dom Gjon Gàzulli, në pamundësi me ndejë ma në Koman, pse rrezikohej jeta e tij, u strehue në Kalivare
. I thanë të largohej nga Shqipnia, nëse donte të shpëtonte kryet. Po jo: Ai nuk do ta linte kurrë truellin amtar! Ai, në luftë me Nënprefektin anadollak të Pukës për çashtje të shkollës që mbante në Koman, Ai, që ishte i mbuluem me nder prej Hasit në Zadrimë, tashti ishte rrethue prej çakejsh e nuk mund të kthehej ma as deri në famullì. E Zogolli nxitoi t’i thurte të gjitha kurthet: së pari, një hoxhë fanatik, që rrejti një njeri qyqan e mendjeshterpë tue e nxitë t’i bante një padi; sekreatri i Prefekturës Ismaijl Axhemi (me origjinë turke), nënprefekti Abedin Sakiqi, komandanti i rajonit Rexhep Aliaj – të gjithë të angazhuem me provue “fajsinë” e tij. Dom Gjon Gàzulli, dom Nikollë Gàzulli, dom Lekë Dredha u arrestuen në Kalivare me 28 dhjetor 1926. Gjyqi, një ndër farsat ma të neveritëshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe shokët e tij se: 1) kishte organizue kryengritjen; 2) kishte shpërnda armë ndër male; 3) kishte pre telin e telefonit. Po po, e akuzuen se kishte pré telin e telefonit! Vendimi i gjyqit: Dom Gjon Gàzulli, dënim me vdekje, varje në litar. Dom Nikollë Gàzulli, me burg të përjetshëm …. (Mbas 4 vjetësh burg në Kala të Gjirokastres, me ndërhymjen e intelektualëve ma të shquem të kohës, e liruen. Sa duel prej burgut, iu dogj qela (shtëpia e banimit) “aksidentalisht” bashkë me dorëshkrimet. A nuk i ishte djegë 15 vjet ma parë biblioteka e pasun edhe të Madhit Imzot Kaçorri?! Haxhi Qamilët, që dogjën shërbëtorin, qelën e bibliotekën e Imzot Kaçorrit, nuk i kanë mungue kurrë Shqipnisë. Arsyeja e vërtetë: të masakroheshin priftënit, ashtu si ishin masakrue për pesë shekuj nga etnit e tij shpirtnorë, osmanët. Por jo si klerikë, pse atëherë do të mbeteshin Martirë të fesë, por si politikanë. Ja pra: “Sa dëshirë do të kisha me i varë… “ Pjesa e pashkrueme e atij vendimi gjyqi kishte ma shumë randësi se dënimi me varje i Dom Gjon Gàzullit. Me atë varje barbare Zogolli u thonte të gjithëve: Ose rrini urtë, ose të gjithë në litar si prifti! Ja një fragmente nga intervista dhanë të revistës gjermane “Korrespondez des Priestergebetsve” nga oficeri i ngarkuem me varjen e Dom Gjonit, Xhemal Dibra: “Ishte ora 11 para mesnate. Udhët e Shkodrës ishin ende të rrahuna prej njerëzish, pse ishte Bajram. Dhash urdhën të thirrej famullitari Gàzulli n’oborr, pse donte me folë me të Ipeshkvi. Gazulli zbriti poshtë. E kuptoj çfarë do të ndodhte. Një françeskan me Sakramend ndej para tij (At Martin Gjoka, shënim im). … Françeskani kishte mbetë pa gojë. Famullitarit Gàzulli nuk i ndrroi aspak ngjyra e fytyrës. …… Ai i kapi dorën Atit e i tha: “Pater Martin, tash ke me më rrëfye”. Ati iu lut ushtarëve të mbledhun për rreth me u largue. Mbasi na nuk u larguem, Ati i tha: – “Dom Gjon, rrëfeju, pra, latinisht a italisht”. – “Jo, Pater, i përgjigjet Gàzulli, të mbramin rrëfim due me e ba në gjuhë të Nanës”. E kështu ai u rrëfye në sy tanë. Na, Muhamedanët, pak marrim vesht kësi sendesh, por mëkat nuk dëgjuem prej gojës së tij. Mandej i dha Ati një bukë të hollë, të bardhë, e rrumbullakët, që e kapërdini me një përshpirtnì të madhe. Ai u dukte se po shndritte krejt fytyret. Tash u çil dera e burgut, e u nisëm. Ushtarët ishin para, mbrapa e në të dy anët, ma shumë se kurrë. Në mjedis ishte Ai dhe Ati. Gjithë udhën u luten të dy me za të naltë, por unë muejta me vu ore se zani i Atit dridhej, nësa zani i famullitarit tingëllonte i qetë e i qartë. Një trimni kaq të madhe kurrë s’e pash në jetë time. Kishim arrijtë te vendi i vdekjes, në Fushë të Druve. Aty ishte shtylla e vdekjes. Magjypi ishte gati me litar në dorë. Një dritë elektrike e shndritte thektas famullitarin në fytyrë. Ai nuk dridhej aspak. Edhe mue më kishte kapë frika. Mue më ishte dashtë me përcjellë edhe të tjerë te ky vend i mjerë, por tash ishte tjetër. Unë kisha gati si nji frikë para qetësisë së këtij prifti. Ai ishte me të këputme i pafaj. Këte e dijshim të gjithë. Por, urdhni! Unë, sikur asht zakoni, i lash fjalën e lirë. Por ma mirë mos ta kisha ba këte gja! Ai nisi me folë me një za aq të fortë, e me fjalë të drejta e që të këputshin zemrën, sa që mue përnjimend më kapi frika. E ta kisha lanë me shkue gjatë me fjalë, kishte muejtë të gjithëve me na ba me u kthye prej vetit. Mue më duhej me mendue për përgjegjësinë teme. E i thash shkurt: Zotni, s’duem me ndje predke! Foli fjalët e mbrame. Mjaft! Atëherë ai çoi zanin edhe ma e tha: Vetë po vdes i pafaj. Rroftë Krishti, Mbreti ynë! Rrënoftë Shqipnia dhe Shqiptarët e vërtetë”. Na ishim të gjithë të përmalluem fort. Lexova vendimin e dekës. I qe veshë një këmishë e bardhë. Magjypi ia vuni vjekcën e konopit në fyt e i hoq shkambin nën kambë. Ai ishte i vdekun! – Kështu foli kapiteni. Ishte dita e 5 marsit 1927.” Katër orë mbas varjes, Zogolli, kjo mbeturinë me djallëzi orientale, dërgoi një telegram ku gjoja i falte jetën. Nuk e di nëse ishte Shejt apo jo. Di po, se edhe sot mbas 85 vjetësh Varri i tij në “Rrëmaji” në Shkodër asht qendër pelegrinazhi e Shqiptarëve e se Ai ishte Atdhetar, aq sa në gjyq pat lanë atë thanjen e tij lapidare: “I vetmi faj që i njoh vetes, asht se e kam dashtë Atdheun deri në flijim për të”. Pat shkrue më 1942 At Gjon Shllaku për Bajram Currin, Luigj Gurakuqin dhe Dom Gjon Gàzullin: “Fatosa të vramë dy herë, nji herë kur i mbyten, dhe nji herë kur i lanë në harresë”. Po jo, nuk do të harrojë populli i Shkodrës, i krishten apo musliman qoftë. Do të jetë gjithmonë dikush që do të çojë lule tek ai varr, dikush që do të ndezë një qiri, dikush që do t’i drejtohet në heshtje: Dom Gjon, lutu për ne, se përsëri sot po vazhdojmë me ju vra. Nuk po dijmë çka bajmë, Dom Gjon, po rivrasim të vramët e po vritemi edhe mes të gjallëve
E shef or Gani Elez katunari cfare faktesh sjell per lexuesin Intelektuali qytetar me tadite ne dituri?Ti nuk e kupton filozofine e Stefanit dhe as kulturen e Intelektualit,se shume shume ke mbetur tek Historia Partise e Institutit Bujqesor Kamez.
Per ty demo ziu eshte ngritur nje kenge sarahoshesh dhe me kaq mjafton: “Vare veten me litar o demooo”, por mos harro te marresh me vete dhe Uranken apo intelekthalen eTaivanit, aliaz nastradin kostrecin. Demo, je nje hu ballisti ti, qe nuk ka nevoje qe te prezantohesh me shume, ne mos qofsh ai info i haleve, nepravishtjoti ne byth te Buretos, apo ndonje vemje tjeter qe ka baba biologjik ndonje ushtar pipino dhe me çertefikate atew te varrezat e katunit.
Te gjithe ata qe i jane turrur Andreas si qen te terbuar i fillojne flete rrufete e tyre me fjalet “nuk e kuptoj Andrea Stefanin” e bla bla bla ashtu sic benin hartime per xhaxhi Enverin dikur. Nuk keni si e kuptoni ju Stefanin sepse ju i perkisni nje specie ne zhdukje e nuk mund te kuptoni e pranoni se sa patetike jeni, per te mso thene ndonje fjale tjeter. Nuk kam ndonje simpati te vecante per Stefanin por ai ka edhe artikuj te mire ne repertorin e tije ndersa ju vetem slogane te mykura te nje kohe te erret sillni. Te gjithe artikujt kundra tij jane identik ne forme ne stil ne llogjike. Duket sikur i ka shkruar i njejti person. Sigurisht nuk eshte i njejti person por kane te perbashket origjinen e tyre ideologjike e nuk kuptojne asnje kenveshtrim ndryshe. Andrea Stefani kot lodhet me ju. Nuk i jep dot sy atyre qe rrefuzojne driten.
@ Murik apo furik bosh i pulave se i hengren ballistet!
O glase pule! Ne asnje kundershkrinm apo replike, ne asnje koment apo opinion te lexuesve nuk eshte thene kjo qe zhgarravisni ju! E kunderta po! Stefani dhe gjithe lavierrsit apo karkalecet e peshtire politik qe shesin jo trurin por dhe bythen per tu faktorizuar si don kishoti i mançes me mullinjte e eres, por edhe per ca leka, jane pjesa kanceroze e kesaj shoqerie dhe jo vetem si dhe pengesa kryesore qe ky popull te rroje me situatat dhe jo me fantazmat e te shkuares, qe ky popull te reagoje ndaj padrejtesive te kesaj demolesh anarshie qe pretendohet si liri, qe ky popull me ne fund te mos lejoj ta trajtojne si dele duke leshuar stefanrit te devijojne nga problemet aktuale dhe te merren me problemet qe i perkasin te shkuares, por qe prekin ndjenjat e popullit nga fyerjet dhe denigrimet sharlataneske, qe serviren per analiza, publicitet, gazetari, apo histori. Dhe po te jete per te perdorur etiketime fyerse te llojit tuaj, duhet te dish sakt se po hodhe , natyrisht qe dhe do te presesh. Specie ne zhdukje ne nje shoqeri te hapur dhe demokratike, nuk mund te jene ata , eterit e te cileve i dolen per aot vatanit ne zjarrin e nje lufte te padrejte dhe pushrtuese. Specie ne zhdukje, jeni ju pinjollet dhe bijte e atyre qe iu fshehen krimeve te luftes dhe bashkepunimit me pushtuesin nen pretekstin e sistemeve te kunderta politike. Sot qe kete sistem e pranojne te gjithe , juve ju ka hyre paniku dhe frika se mos duhet te lani gjynahet e te pareve tuaj balliste, zogiste, legaliste, tradhetare dhe bashkepuntor te fashizmit. Ndaj keni mobilizuar ca tellalle dhe lafazane si Andrea Stefani qe perveç shkolles leniniste nuk di gje tjeter dhe me fraza marksiste dhe leniniste kerkon t’i kundervihet gjoja komunizmit. Ty dhe jo pak si puna jote, qe ne fyell njihni vetem nje vrime dhe me ate vrime te bezdisni jo vetem veshet por dhe trapin, te duken te gjiythe kundershkrimet ndaj budallalleqeve dhe shpifjeve, trillimeve te ulta te Andrea Stefanit, sikur jane njelloj. A e di pse mor pjelle e mashtrimit dhe e genjeshtres, monster e perçarjes dhe amoralitetit? Sepse ju nuk e njihni te verteten dhe nuk doni ta pranoni ate. Sepse morali njerzor per ju eshte dogme. Sepse Atdheu per ju , ashtu si per te paret tuaj eshte biznes. Sepse per ju dhe megafonet e prishur te llojit Stefani, Fevziu, Lubonja dhe ca nastradiner qe dalin ketu, liria duhet te identifikohet vetem si liria deri ne shfrenim e nje personi dhe jo si liria e gjithe shoqerise, madje per ju liria eshte edhe kur ne atdheun e pushtuar, hapsirat e krijuara per te shryere epshet, per sarahoshllek dhe kodoshllek nga pushtuesi, jane me te mira se kur kerkohet te ngrihet nje shtet mbi bazen e normave, rregullave dhe ligjeve qe kane gjithe shtetet demokratike. Dhe qe te mos lejoj hapsire per spekullim ty dhe zagareve te tjere qe lehin ne kete forum, nuk kam parasysh fenomenin e voluntarizmit, nje nder semundjet kryesore te gjithe diktaturave, perfshi dhe ate te Shqiperise para dhe pas vieteve ’90-te.
O Gani duket qe ke mendje te kufizuar deri sa shkruan se Stefani nuk ka pse te jete pinjoll i Ballit per asrye te ndryshme.Vetem kjo tregon se ti nuk mund te kuptosh se kush eshte hapesira e lirise se mendimit.Njerezit ti i ashikon si te futur ne konturet e kufinjve te njeres apo tjetres pale.Me sa shoh tash problemi qendron se Stefani me analizen e tij po thote nje te vertete te madhe se Enveri me goditjen e Mareveshjes se Mukljes tregoi se e donte gjithe pushtetin per vete sic edhe e tregoi dhe pas Ballit vrau edhe gjithe bashkepunetoret e tij deri sa vdiq merhumi.Ju te dites keni nje ryme te fshehte aty brenda ne mbeshtetje te figures se Enverit.Por nese mendoni se Hitleri, Stalini do te rehabilitohen ndonjehere atehere rehabilitohet edhe Enveri.Nese vjen kjo dite bota ka shku per lesh.
Te lumt Z. Stefani je i vetmi qe i ke bere analize reale e shkencore ,por kujt ja thua .Ata te perjashtojne se s’je si ta Ata te thone se nuk te takon se nuk i perket shtreses se persekutuar qe ti kunndervihesh E. Hoxhes Ata lehen per Enverin se i ushqeu dhe nuk e vran mendjen asnjehere per luften vllavrasese ,luftene klasave mjerimin e konomik tradhetin kombetare Atyre u vjen turp nga vehtja se jetuan ne kete shoqeri,si kerpusha. Atyre nuk u interesoi as demokracia as barazia as terrori as patriotizmi Pjella qe i sherbeu komunizmit nervozohet kur thua se: Balli iku se bashku me pushtuesi se Komunistat u shlpallen lufte qe ne Mukje ,kur te gjithe forcat patriotike rane dakord te bashkuar per lufte N. Cl.Ju pjella e komunizmit Nuk po i jepni dot pergjigje SHKAKU E PASOJA. JUnuk doni ti kuptoni dhe duket se jeni para dilemes Pula beri vezen, apo veza beri pulen Shkaku ish P.Komuniste vegel e Titos ajo e beri vezen dhe nga kjo veze do celej perbindeshi E.H me P.K.SH qe e urdheroi te prishe marrveshjen se donin pushtetin te mos e ndanin me grupet e tjera pjesmarrese.Filloi lufta vllavrasese te cilen e vazhdoi pa meshir ndaj intetligjences e pronareve qe ata e kishin mbeshtetur. Themeli i nje kombi eshte truri dhe pasuria te cilat me porosin Jugosllave i asgjesoi. Bashkimi i trojeve (kosove,Cameri,Diber) shqipetare nga pushtusi ish nje shans per te mos e humbur prandaj motoja ish lufte per mbrojtjen e territoreve kombetare Nacional ( kombetare) Clirimtare.termi i pare kur kjo u nenshtrua udheheqjes Jugosllave e humbi qellimin per bashkim kombetar.Ishte per Clirim ne sherbim teTitos. Te mos e harrojme se Jugosllavet perdoren dhe komunistet kosovar per themelimin e PKSH.Ky krijim ish plani strategjik i Jugosllaveve perkundrejte Kosoves e Dibres qe tashme ish bashkuar me shtetin Ame.Luften tone Nacionale Clirimtare nuk e deshen Aleatet sepse ata kishin interes per nje front anti gjerman,dhe jo per nje lufte per troje kjo do bente qe ballkani te hynte ne nje lufte Ballkanike . Aleateve ju interesohej fronti pro Jugosllav, pro aleateve ,prandaj dhe ndihmat Aleatet ja dergonin komunisteve ,.Populli nuk hante bare duke pare qe nderkombetaret po mbeshtet Partin u hodhen me Partin.E.Hoxkunder ha eshte pergjegjes per tradhetin ne Kosove. Luftetaret naciionalist qe luftuan kunder Cetnikeve ja dorezoi Titos ,ky i ekzekutoi midis tyre dhe Shaban Polluzha e pas kesaj tagjedia e Tivarit.Produkt i i omunizmitjemi sot ku vendi eshte shkretuar ,jetojne komunistet me biznese ,koncensine e tashme dhe me droge . Krimi produkt i mentalitetit te semur mjafton qe une jam mire. Te mos harrojme se gjysma popullsis ka ikur per te mos u kthyer me,por dhe rinia i ka syt nga emigracioni. Shume shpejte pa rini po shkojme drejt shuarjes . SHOK KOMUNIST GJITHE KETO DEKADA SHIHNI SI E KATANDISET ATDHEUN TONE TE DASHUR. dO VAZHDONI ME NOSTALGJIN E RREME . ZGJOHUNI ! LERENI SHQIPERIN TE MARR FRYME. THIRINI NDERGJEGJES . JA PIT GJAKUN.
SHUSHUNJA.
O “asllan” o nallane dru me pre! Por ç’ha mut kot, o idiot e gjysem! Andrea Stefananqis ka qne mesues i marksizmit dhe ku? Ne shkollat ushtarake. Se nuk mjaftonte ideologjia dhe politika qe kishte ne gjithe programnin e saj, por duhej dhe marksizmi i Stafanoviçit. Tani ti trap na tregon shkakun dhe pasojen. Hajvan! Lexoje mire nocionin filozofik, se per te kuptuar nuk ke per ta kuptuar kurre.Qe ta dish ti gomar me zile se kush ishte shkaku dhe pasoja ne veprimet e tradhetareve qe u quajten balliste, zogiste, legaliste, nastradiner dhe asllaner, ta jap une shkurt pergjigjen.Pushtimi fashist eshte shkaku, reagimi popullor eshte pasoje e ketij shkaku dhe jo vetem ne Shqiperi. Qendrimi sehirxhi dhe per me teper bashkpunimi me pushtuesin duke u bere pale me te eshte shkaku, konsiderimi tradhetar dhe kolaboracionist me vulen e turpit per gjithe brezat dhe jo vetem per jeten e tyre dhe ndeshkimi per ket veper te urryer eshte pasoja. Themeli i nje kombi eshte zemra dhe truri i tij por jo bajgat qe preferonin te luanin tango ne ballot e fashizmit dhe nazizmit dhe te benin orgji me ta kur populli i udhehequr nga PKSH-ja dhe udheheqesi legjendar ENVER HOXHA luftoni dhe vriteshin ne perpjekje me forcat pushtuese dhe bashkepunetoret e tij.. HAJVANE BALLISTE , PINJOLLE DHE VEGLA TE TYRE, QE KUJTONI SE ESHTE BERE DETI KOS DHE MUND TE REVIZIONOHET NJE PREJ EPOPEVE ME TE LAVDISHME NE HISTORINE E POPULLIT SHQIPTAR! TRADHETIA QE I BETE KAUZES SE LUFTES DO T’JU NDJEK EDHE NE FERR! NUK KA FOECW QE TA NDRYSHOJE KETE! GJAKU QE DERDHET ME 4 SHKURT 1944 DHE GJATE GJITHE PERIUDHES SE PUSHTIMIT DO TE JETE PER JU DHE PINJOLLET TUAJ QE KERKOJNE TU MARRIN NE MBRROJTJE NJE NJE LUM I FURISHEM QE DO TE MBYSE EDHE NE FERR JO VETEM TRUPAT OR DHE SHPIRTRAT TUAJA PJELLE E DJALLIT!
O Moralist kurve apo kuvre e moralshme si te duash ti. Une nuk te njoh e nuk tu drejtova personalisht. Nuk po lavderon njeri kete legenokraci apo demolesh si e quan ti. Debati eshte a kishte liri ne Shqiperi ne ato 45 vjet? Edhe kjo shkerdhate demokraci sot eshte si rezultat i asaj ca u mboll per 45 vjet. Dhe do duhen dekada qe njerezit te shkeputen nga e kaluara e erret kur sundonin terroristet e kuq dhe spiunet si puna jote o bole. Kam faj une qe merem me ju enveriste te mykur.E moret ne qafe kete vend e vazhdoni ta beni me te gjitha format.Stefanit nuk i afroheni fare. Ai punon e normal qe edhe paguhet. Edhe ti paguheshe 80 leke ne dite per te spiunu komshinjte.
Murik! Nuk eshte nevoja te njohemi, per me teper kur del me nofke. Por per çfare lirike e ke fjalen ti mor derdimen me 1945, kur yt ate aty ne katun , pasi thyen qafen nga psuhka partizane ata qe e ndihmuan ne krijimin e pasurise, i jepte grure lopes vetem te mos dorzonte tepricat per popullin qe nuk kishte buke?! Debati nuk eshte per 45 vjetet pas luftes por per luften nese di te lexosh. Por dukeshjqe je nje pinjoll ballistesh qe shyqyr ke mesuar vetem te lexosh. Nese do te hapesh nje debat per 45 vjete qeverisje te komunisteve te Enver Hoxhes, athere problemet do ishin aq komplekse per t’u diskutuar sa qe ti dhe mjaft si ti, te llojit dru me pre, as qe mund t’i afroheshit atij. Ti idiot me zile the qe nuk me njeh, athere io qen bir qeni (e drejta ime per resto) ku e di ti qe une kam qene apo jam spiun? Burracak i ndyre dhe pa tru qe shfrytezon mundesine e fshehjes pas kompiuterit, se ta thoja une se kush eshte spiun, pleher. Shko mor pirdhu me gjithe ate nevrastenikun qe kujton se bene analistin. Se sa paguhem une dhe se ku punoj po ta them vetem me nje rrjesht jashte linjes se etikes qe perdor ne kete nick. Une punoj aty ku ti nuk mund te pranojme as per te pastruar halete se jane me te pastra se ti. IDIOT!
,,ne librin e tije titistet,enveri i sqaron gjerat,shkurt e shqip,duke deklasuar titon,dhe i bene fajtore popujt e jugosllsvise,per indiferentizmin e tyre,ne lidhje me kosoven,duke i lene dore te lire nazisteve serbe,me millosheviqin ne krye,per kete shikoni you tube,dhe do ta kuptoni muhabetin,ku flet ne lidhje per kosoven,dhe enveri,nuk eshte per tu neglizhuar zoteri stefani,pse e teproni ne lidhje me te,enveri ne librat e tije te shumte ka deklasuar shume shtete kapitaliste,edhe ameriken,si dhe izraelin,duke e cilesuar si koburja e amerikes ne lindjen e afert e te mesme,pra duke marr ne mbrojtje Arabet eshte apo seshte keshtu zoteri stefani,ndersa per shkrime te tjera,mund te them se disa jane shkrime qe nuk jane per tu nenvleresuar,por kujdes zoteri me enverin,ju nuk jeni nje komentues ordiner,por nje opinjonist qe mund te ndikoje ne Popull,per mire ose per keq.Shikoni me kujdes prapa ne histori,dhe do te kuptoni,se nen nje rrethim te Betonuar,Jogosllav ,dhe me komlotiste te brendeshem,te lekundur,enveri,udhehoqi Shqiperine,derisa ishte gjalle,por nuk ju neshtrua asnje Shteti te Botes!ndersa Propaganda kunder Tije eshte nje OK,e madhe,e mireorganizuar,dhe sidomos qe nga arddhja ne Pushtet e kualicionit,Enveri ishte dhe do te mbete njeri i paharruar per shume Shqiptare te Pashitur.Shikoje Europen kapitaliste,dhe krejt vendet kapitaliste boterore,te cilat enveri ne librat e tije i deklason,shqiperia e Enver hoxhes nuk i kishte borgj kerkuje ne bote,shikojeni sot shqiperine,jane gjera qe thuhen,pra nen nje rrethim te betonuar nderkombetare,nje rrethim i hekurt,shqiperia siguronte vete buken e gojes,po sikur mos te ishte ky rrethim?shikoji si jane katandisur vendet qe e kane kryer kete rrethim,heshtja eshte argjend,kur nuk ke qa thua,dhe nuk te pyet kush,dhe ar,kur ke qa thua dhe te pyet kush,duke mos harruar,kazmen e lopaten,ku ju hani buken per kto thashetheme,qe mendoj jane te tepruara,dhe nuk te ndihmoj n e!
do te shtoj edhe nje pjese komenti qe ka lidhje me komentin tjeter,qe shkrojta me siper,Shqiperia e Enver Hoxhes,nuk ishte hane me dy porta,ku hyne e dalin,sot ku di une se kushe,dhe nuk lejonte bashikobozimin(Mercenaret,Sölndner,tradhetaret)te dilnin nga Vendi,per te shkuar ne Vendet e huaja,dhe per te shkaterruar Popujt,ku ata shkonin,ndersa lejonte po te hiqej betonizmi i hekurt rrethues,njerez te pashitur te shkonin ku te donin ne bote!ne kohen e Enverit,Popullsia u rrit nga nje miljon sa ishte ne fillim,ne tre miljon e gjysme derisa vdiq Enveri,dhe ushqimi nuk dhurohej por fitohej me djersen e ballit,nga vete Shqiperia,dhe tradhetaret e shitur,sot shajne diten e naten,diten shajne te previlegjuarit,me rroga te majme,dhe bejne krahasimin e te ardhurave se sa fitojne sot e sa atehere,dhe naten,shajne mercenaret ndekombetare,neper qoshe e bulevarde,poshte enveri e rrofte edi rama.dhe komenti vazhdon!
qeshtja eshte keshtu,kur gjermania fitoj kupen boterore,kendohej nje kange ka vetem nje rudi feler,dhe i dyti i mbante ison,dhe kur zevendes tranjeri u deklasua dhe po e shihte se do te shkarkohej nga detyra,sepse krejt meritat po shkonin te feler,u zgjua nga gjumi,dhe me nje ok te shefit te tije kaloj ne ligen e dyte,per te filluar serishte,pretendimin per ligen e pare,spse ne vendin e zevendes trajnerit vinte pikerisht nga Liga e dyte,dhe u betua,kurr asnjehere,nuk do te biejme ne ligen e dyte,duke harruar premtimin qe kishte dhene.komentuesit e thjeshte nuk paguhen,me shume paguhen,kepuca mbledhsit se kepuca hedhsit! shaje enverin sa te duash se ka force e mbane,dhe nuk ishte engel,as engelsi,por nuk ke se si mos te shikosh,trajneret kur gajasen,se sa fitojne kur shesin x y e ku din se qfare! dhe dopingu vazhdon.dhe edhe ne olimpiade,dolen disa me Doping,dhe tranjerte gajasen,tranjere nga e gjithe bota,rusia,dhe bile edhe Europa,pra kush eshte fajtore per kete stori,je ti ,jam une,kush e di,kush ishte fajtore atehere ti ,une,kete e dime,ne te dy nuk ishim,por kush eshte sot,dhe trnjeri prap betehot,kurr asnjehere ne ligen e dyte.
gazeta dita,kam nje pyetje per Ju,jeni nje gazete shume e lexuar,por edhe Ju,nuk i botoni komentet krejt,sepse shkrojta edhe nje koment tjeter,dhe nuk u botua,pse kjo ndrydhje,mos valle ka dore Qeveria ne kete pune?Mos valle,kjo qeveri,dhe gazetat pro saje,siq eshte edhe dita,sulmojne vetem opoziten,dhe Bashen,dhe me te drejte,kur dihet kurrupsioni 200 miljonesh,ne autostrade,dhe me kete i ben nje sherbim te mire diktatures latente te instaluar,e cila diktature nuk i le gje mangut Edoganit ne Turqi i cili,per nje vjershe saterike beri Probleme ,dhe e vuri median ne siklet,pra dita,botojeni kete koment,dhe mos u mirrni shume me te kaluaren,sepse e tashmja,eshte konkrete,dhe kritikuesit e Stefanit,mire qe e kritikojne,por Stefani nuk meriton vetem kritika sepse eshte vetem nje Publicist,dhe jo vendimmarres,Bisnesmen,apoPpolitikan.Pra shkurt e shqip,nje llafollog,sikurse,shume Gazetare te tjere,dhe sikurse shume komentues ketu,perfshire edhe vetveten.