Veliaj: Kemi marrë disa oferta për privatizimin e UKT-së

Dita

Rreth 400 familje që jetojnë në zonën e ish Uzinës së Autotraktorëve në Shkozë nuk do t’i derdhin më ujërat e zeza në gropa apo në rrugë, siç kanë qenë të detyruar të veprojnë deri më sot. Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime kanë nisur zbatimin e projektit për shtrimin për herë të parë në këtë zonë të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza. Punimet u ndoqën nga afër nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se puna e bashkisë nuk është përqendruar vetëm në përmirësimin e rrjetit të furnizimit me ujë të pijshëm, por edhe në kanalizimin e ujërave të zeza.

Veliaj konfirmoi se falë investimeve, por edhe një menaxhimi shumë herë më të mirë të UKT-së, sot kjo ndërmarrje ka një bilanc shumë më pozitiv, çka sipas tij ka sjellë edhe interesimin e kompanive të ndryshme për ta privatizuar.

“Kemi marrë disa oferta dhe shprehje interesi. Jemi ende në një proces negociatash dhe dua t’i garantoj qytetarët që do të bëjmë më të mirën, derisa të bindemi që kemi marrë ofertën më të mirë për UKT-në. Së pari, ky është një kompliment për punën e UKT-së, është e para kompani nga 61 ujësjellësit e bashkive e reja që merr një vlerësim të tillë dhe po kuotohet në treg falë perfomancës në rritje edhe arkëtimeve nga qytetarët, që janë shumë më të përgjegjshëm me përdorimin e ujit të pijshëm, dhe faktit që është dyfishuar nga 6-7 orë në 13-14 orë furnizimi me ujë në Tiranë”, u shpreh Veliaj. Por, ai ka garantuar qytetarët e Tiranës se nëse ky privatizim do të kryhet me sukses, ai do të ketë vetëm efekte më të mira në furnizimin me ujë të të gjitha familjeve dhe bizneseve, dhe nga ana tjetër nuk do të ketë asnjë ndikim në çmimin e ujit.

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *