Truri i një femre është programuar që të kalojë në gjendje alarmi sapo dëgjon të qarën e një fëmije. Një studim i publikuar në Neuroreport thotë se një rregull i tillë nuk vlen për meshkujt. Duke monitoruar aktivitetin cerebral me rezonancë magnetike është vënë re që tek truri i meshkujve, e qara e një fëmije nuk provokonte ndonjë efekt të madh. Ndërsa tek femrat u vu re se truri “linte mënjanë” çdo aktivitet tjetër, për t’u përqendruar te e qara e fëmijës.
