Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me tërmetin në Itali, duke shprehur solidaritet me popullin dhe qeverinë italiane.
Rama në fb: Nje dite e trishtueshme për Italinë mike! Ngushëllimet më të ndjera për viktimat e tërmetit e solidaritet vëllazëror me popullin e qeverine!
Më herët edhe Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i shprehu popullit italian ngushëllime për humbjet e jetëve njerëzore përmes homologut të tij, Paolo Gentilioni.
Bushati: “Italia mike u trondit mbrëmë nga një tërmet i rëndë, i cili mori jetë dhe shkaktoi dëme të mëdha materialeNë emër të qeverisë dhe popullit shqiptar i kam shprehur ngushëllimet më të ndjera dhe solidaritetin mikut e kolegut tim italian Paolo Gentilioni”.
