Assad dënon ofensivën turke në Siri

Elton Tafaruci

Ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Siri është “shkelje flagrante” e sovranitetit të vendit njoftoi sot Ministria siriane e Punëve të Jashtme, disa orë pas fillimit të operacionit turk në kufi.

“I emërtuar “Mburoja e Eufratit”, operacioni ka për qëllim dhënien fund të trazirave në kufirin turk duke patur si objektiv jo vetëm grupin xhihadist të Shtetit Islamik (ISIS) por gjithashtu edhe milicët kurdë”, tha presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Damasku dënoi cënimin e kufirit turko-sirian nga tanket dhe automjetet e blinduara turke në drejtim të qytetit Jarablos me një mbulim ajror nga koalicioni i kryesuar nga Uashingtoni, duke e konsideruar një shkelje flagrante të sovranitetit të vendit”, referuar një deklarate të Damaskut.

“Siria bën thirrje për dhënien fund të agresionit”, saktësoi teksti.

Share This Article
2 Comments
  • Prishja e perendimit me turqine eshte loje per ti teeguar opinionit boteror qe na dolen nga duart. Doli koka. Qellimi te sulmohet siria, pjesa veriore te pakten sa nuk eshte vone.
    Qellimi i perendimit eshte coptimi i sirise. Sa me shume te jete e mundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *