Imazhet e publikuara në mediat italiane tregojnë gjendjen e rëndë pas tërmetit me magnitudë 6.2 ballë që tronditi Italinë Qendrore mëngjesin e sotëm rreth orës 3.36 minua.
Mes tyre ndodhet edhe Mariana, 32 vjeçe, murgeshë shqiptare e kolegjit të Padre G. Minozzi në komunën Amatrice, një nga zonat më të goditur nga tërmeti: ” Kolegji është shkatërruar plotësisht. Munda të shpëtoj. Po presim lajme mbi tre motrat e tjera që ndodheshin me mua në manastir dhe dy persona të tjerë mysafir në kolegjin tonë” tha ajo.
Ora News kontaktoi me selinë qëndrore të këtij kolegji në Romë të cilët u shprehën “se janë të shqetësuara për motrat që ndodheshin në degën e tyre në Amatrice”
