Kryeministri Edi Rama vijon fushaten per zgjedhjet ne Bashkine e Dibres. Nje dite pasi ka prezantuar kandidatin e Aleances per Shqiperine Europiane ne Diber, Muharrem Rama, Kryeministri Edi Rama ka postuar sot ne Facebook, foto nga projekti i Rilindjes Urbane per transformimin e bulevardit të Bashkisë së Dibres.
“Ka nisur puna për transformimin rrënjësor të bulevardit të Bashkisë së re Dibër pas një periudhe të parë hartimi projektesh, të cilat deri vjet kur kjo bashki u drejtua nga demokratët, nuk kishte asnjë projekt dhe nuk paraqiti asnjë kërkesë serioze në qeveri nga 2013 deri në 2015…”, shkruan Kryeministri Rama ne Facebook.







Duket shume bukur! Megjithate, kam nje “paqartesi”: Pse nuk eshte bere me pare, por eshte pritur ky moment…………………?
Sepse nuk ka per t’u bere KURRE.
Dibra eshte qytet ne Makedoni 😉 ,ndersa ne kete artikull duhet shkruar Bulevardi i Peshkopise,qe eshte qendra e Bashkis Diber ne Shqiperi.
E po çdo thenie e ka nje domethenie. Psh Edi Rama ka paraqitur projektin, ka vendosur dhe tabelat, shikojme dhe qe punohet ne vazhdim. Kjo eshte gje e mire dhe une shpresoj se se shpejti edhe do te perfundoje e funksionoje. Dikush thote pse s’eshte bere me shpejte. Kjo eshte pjesa e dyte qe ka si domethenie se po behet per fushate. Une edhe keshtu e pranoj nga hiçi, e mira do te ishte qe te behej edhe me shpejte, por mund te jete e progamuar edhe per tani! Dikush tjeter pergjigjet se s’do behet kurre! Kjo eshte domethenia tjeter qe ky mbiell pakenaqesi, se s’ka per te qendruar ashtu e verteta. Njerez te tille i sherbejne regresit, por ne jemi te detyruar te jetojme bashke me ta dhe bindja me e mire eshte qe te perfundoje puna, pavaresisht se ai ai s’ka per tu kenaqur kurrre, do ta nxjerre nje bisht. Bishtrat me te medha jane larte ne Tirane, tek politika ” emadhe”.