Tërmeti i fuqishëm që preku sot këtë qytezë italiane ka bërë të jemi dëshmitarë të fotove shokuese.
Tërmeti gati sa nuk fshiu nga harta 4 qyteza në punë sekondash.
Të paktën 73 persona vdiqën, përfshi 2 fëmijë, ndërsa 150 të tjerë janë të zhdukur, të cilët besohen se janë nën rrënoja.
Tërmeti 6.2 ballë, goditi banorët në momentin kur ishin në pikun e gjumit në orën 3.30 të mëngjesit.
Sot skuadra e shpëtimit thanë se dëgjonin ulërima e qarje fëmijësh që zgjasnin duart e tyre për të dalë nga rrënojat.
Tërmeti ishte aq i fuqishëm sa që tundi edhe ndërtesat në qendër të Romës që ishin 100 milje larg. Tërmeti ishte ndjerë edhe në Kroaci.









