Të rinjtë e LRI-së, bashkëbisedim në Kampingun e Jalës për sfidat e integrimit dhe BE-së

Dita

Në ditën dytë të Kampingut të Lëvizjes Rinore për Integrim në Jalë, pjesëmarrësit kanë zhvilluar bashkëbisedime interaktive me disa nga personalitetet e ftuara në këtë aktivitet.
Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, ambasadori i Sllovakisë në Shqipëri, Milan Cigánik dhe Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade, kanë ndarë me të rinjtë e LRI-së mendimet e tyre në lidhje me sfidat e integrimit europian të Shqipërisë, problematikat me të cilat përballet Bashkimi Europian, si edhe kanë diskutuar rreth aktualitetit politik dhe reformat që po ndërmerren në vendin tonë.

Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, tha se fakti që Shqipëria është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE nënkupton se vendi ka përparuar në të gjitha fushat.

gjoshaGjosha vlerësoi miratimin me konsensus të reformës në drejtësi, teksa theksoi se dialogu politik është një kusht themelor për Shqipërinë.

Ministrja u shpreh optimiste se reforma i jep një mundësi Shqipërisë që të marrë një rekomandim pozitiv nga Komisioni Evropian për çeljen e negociatave.

“Kjo është një reformë që duhet t’u japë zgjidhje dhe çështjeve të tjera, por edhe 3 prioriteteve kyçe që kanë të bëjnë pikërisht me korrupsionin, krimin e organizuar, por edhe të drejtave të njeriut, të drejtën e pronës, investimeve të huaja, të punësimit, etj. Pra, ka të bëjë dhe prek jetën e çdo qytetari shqiptar, kështu që fakti që tani ka kaluar në Kuvendin e Shqipërisë dhe që po punohet dhe për 7 ligjet që do të mbështesin atë, do t’i japë Shqipërisë shansin që Komisioni Evropian në nëntor të bëjë një rekomandim pozitiv për çeljen e negociatave”, tha ministrja Gjosha.

dadeDeputetja e PS-së dhe njëherësh Kryetare e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade, theksoi se BE ka qenë një inkurajim më shumë për vendet e Ballkanit Perëndimor për të realizuar reformat. Dade u shpreh se duhet punuar më shumë që të rinjtë të kenë perspektivë për të punuar në Shqipëri.

“Unë e besoj realisht që Bashkimi Europian edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor ka qenë një inkurajim më shumë, një motivim më shumë për të bërë detyrat e shtëpisë, në kuptimin për të bërë reformat dhe për t’i krijuar qytetarëve që çdo qeveri respektive presupozohet që qeveris, një të ardhme më të mirë për ta pasur Europën në vendet e tyre. Ne duhet të punojmë më shumë që të rinjtë të kenë perspektivën për të punuar këtu dhe duke përmbushur detyrimet që kemi në kuadër të axhendës evropiane, ato padyshim që çojnë direkt do të thosha, jo indirekt, pavarësisht motivimit dhe nxitjes nga ana e aktorëve të Bashkimit Evropian, pikësëpari në rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve”, deklaroi Arta Dade.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *