Në bisedën time me Vito Kapon, u rreka të trajtoj një spektër sa më të gjerë temash, për aq sa na lejoi koha dhe meraku për të mos e lodhur gruan e moshuar që për pak muaj mbush 94 vjeç. Është e kuptueshme se i shoqi Hysni Kapo, sekretari i KQ të PPSH dhe drejtuesi i përditshëm i punëve të partisë në këmbë të Enver Hoxhës, është në qendër të bisedës. Aq më shumë që dyshimet për mënyrën e largimit të tij nga jeta, asaj dhe shumëkujt që e njeh historinë e atyre viteve, ende i mbeten të pashuara. Vito Kapo, në të vërtetë, ka edhe një peng tjetër. Bie në sy sa herë përmendet ai, vëllai i saj Alqi Kondi, i ndarë nga jetë befasisht nga një aksident i çuditshëm me motor në qershor 1945. Sapo ishte zgjedhur sekretar i përgjithshëm i Rinisë dhe ende s’kishte mbushur 20 vjeç.
Në këtë pjesë të dytë të rrëfimit të saj, përgjatë të cilit ajo nuk harroi të shprehte respekt për DITA-n dhe stafin e saj, Vito Kapo jep përgjigje për dyshimet mbi vdekjen e Hysniut, çfarë i tha Enver Hoxha, si dhe heshtjen misterioze të dr.Petrit Gaçes kur ajo e pyeste mbi këtë çështje. Por edhe për marrëdhëniet mes Kapos dhe Mehmet Shehut, familjes Kapo dhe Sali Berishës. Për këtë të fundit, Vito Kapo beson se pasi mori pushtetin në Shqipërinë “demokratike” dhe burgosi e ndoqi penalisht gati gjithë eksponentët e regjimit komunist, familjen Kapo nuk e preku pikërisht si shenjë luajaliteti ndaj shërbimit të dikurshëm…. Padyshim, e veja e Hysni Kapos ka diçka për të thënë edhe për nipin e saj, Andi Bushati.
Bisedoi Xhevdet Shehu
Hysni Kapo deri në vitin 1979 bënte pjesë në treshen më të shquar të kupolës komuniste, bashkë me Enver Hoxhën dhe Mehmet Shehun. E pyes zonjën Kapo për dyshimet që janë hedhur mbi vdekjen e Hysniut dhe ajo me qetësi më përgjigjet se dyshimet ekzistojnë dhe janë të justifikuara, pra e kanë një bazë.
Vitoja më përgjigjet:
– Vetë Enveri më ka thënë më pas se herën e parë kur shkoi në Paris (më 1978) Hysniun kanë dashur ta helmojnë… Po, po, ma ka thënë Enveri vetë me gojën e tij. Po se kush ka dashur ta helmojë këtë nuk e mora vesh kurrë. Në vijim Enveri më tha se herën e dytë Hysniu doli se kishte kancer dhe kancerit nuk kishim çfarë t’i bënim… Kështu më ka thënë dhe besoj në këto fjalë të Enverit.
E ngacmoj më tej bisedën në këtë pikë dhe e pyes për një çështje delikate që është pohuar në gazetën ‘DITA’ para disa muajsh gjatë një cikli shkrimesh për vdekjen e Hysniut, sipas kujtimeve të dy ish-shoqëruesve të tij Eqerem Sinani dhe Nexhip Paja, si dhe të Dr. Sabit Brokajt. Një nga më kryesorët në ekipin e mjekëve që i shërbenin Hysni Kapos ka qenë edhe Sali Berisha. Madje janë hedhur në shtyp dyshime të forta kundër tij për përshpejtimin e vdekjes së Hysniut.
Vito Kapo pohon se Sali Berisha ka qenë në ekipin e mjekëve të Hysniut dhe ka bërë detyrën që i takonte si mjek. Por edhe Hysniu i ka trajtuar me dashuri dhe respekt mjekët. Dhe mjekë Hysniu kishte Ylli Popën, Petrit Gaçen, Sabitin, Dinen dhe Saliun… Nuk mund të dyshoj tek Saliu për këtë. Hysniu e dinte se Dine Abazi dhe Saliu ishin tropojanë dhe nganjëherë bënte dhe bejte si të gjithë lebërit që i sajojnë vargjet aty për aty. Është e vërtetë që ka bërë edhe një bejte për Saliun dhe Dinen e duke e kënduar qeshte.
“Dy doktorë kam nga Tropoja,
Të dy të bukur nga boja (nga shtati).
Skërfyelli, bilbil nga goja (për Sali Berishën)
Po këtë doktorin tjetër (për Dine Abazin)
E kam besnik të vjetër!”
Pra unë nuk dyshoj se Saliu ka përshpejtuar vdekjen e Hysniut. Ai nuk ishte i pari i mjekëve në Paris. I pari ishte Aleksandri, ai mjeku francez. Nga shqiptarët ishte Petrit Gaçja.
E kam pyetur më pas Petrit Gaçen: Po si ndodhi mo Petrit, pse na vdiq aq shpejt e papritur Hysniu? Më thuaj ndonjë gjë… Po Petriti mjaftohej gjithnjë me pak fjalë: “Shoku Hysni ishte një njeri shumë i mirë. Ruaj kujtimet më të mira nga ai…”. Dhe asgjë më shumë.
Pasi mendohet pak, Vito Kapo shton:
I jam mirënjohës për një gjë Sali Berishës. Pasi vdiq Hysniu, iu luta mjekëve që njërën dorë të Hysniut ta derdhnin në allçi, pra të bënin një maskë të saj që ta kish si kujtim. Aty Saliu u hodh e tha: Pse dorën? Bëjmë maskën e fytyrës… Dhe ai ndihmoi shumë për këtë. E kam falënderuar për këtë… Po a e dini ju se vetëm tre vetëve u është bërë maska e fytyrës në këtë mënyrë? Të parit i është bërë Alqi Kondit, tim vëllai, pastaj iu bë Hysniut në Paris dhe të tretit i është bërë Enver Hoxhës…
Më tej, pasi i them se si e konsideron sjelljen e Sali Berishës pas vitit 1990, kur ai la profesionin e mjekut dhe iu fut politikës, u bë President dhe Kryeministër. Si shpjegohet që ai e futi në burg Nexhmije Hoxhën dhe thuajse gjithë ish-Byronë Politike, ndërsa Vito Kapon nuk e futi në burg?
Vito Kapo thotë: Edhe për këtë mendoj se ai ka shpërblyer respektin dhe besimin që Hysniu tregoi ndaj tij kur ishte gjallë. Saliu asnjëherë nuk e ka sulmuar publikisht Hysniun dhe familjen Kapo gjatë këtyre viteve… Ju doni të dini se çfarë mendoj unë për Saliun politikan? Janë thënë aq shumë dhe e kanë kritikuar aq shumë sa unë nuk kam ç’të shtoj më shumë…

***
Në një moment bëj një kapërcim dhe e pyes Vito Kapon:
Si e ka njohur Mehmet Shehun dhe si kanë qenë marrëdhëniet e Hysniut me Mehmetin gjatë viteve? Përgjigja e saj ishte e thjeshtë dhe e qartë:
Ka qenë një nga marrëdhëniet më korrekte dhe më shoqërore midis tyre. Ata njiheshin që nga koha e luftës dhe në zjarrin e luftës lidhën një miqësi të ngushtë midis tyre. E respektonin shumë njëri-tjetrin. Mjafton të them një fakt shumë domethënës: Të gjithë dridheshin para Mehmet Shehut, për shkak të autoritetit dhe të aftësive që kishte. Edhe anëtarët e Byrosë Politike (me përjashtim të Enverit dhe Hysniut, natyrisht) kur kishin punë me të. Kur kishin ndonjë material të vështirë që duhej të kalonte te Mehmeti për firmë, ata ia jepnin më përpara Hysniut dhe i thoshnin Mehmetit që e ka parë shoku Hysni këtë. Kur s’kishte firmën e Hysniut materiali, Mehmeti merrte në telefon Hysniun dhe e pyeste nëse e kishte parë iks material apo jo. Dhe pasi merrte përgjigje pozitive e miratonte. Njëherë Ramiz Alia tha: “Shyqyr që na nxjerr nga situata shoku Hysni, sa herë kemi punë me Mehmetin…” Ja ky ishte Mehmeti, i rreptë, i drejtëpërdrejtë, skrupuloz e parimor si ai…
Megjithatë, për fundin e Mehmetit, Vito Kapo thotë vetëm kaq:
Ishte i dhimbshëm ai fund. Ishte e turpshme ajo mbledhje dhe qëndrim i ashpër kundër Mehmetit në dhjetorin e 81-shit. Kryeministër si Mehmet Shehu nuk ka për t’i ardhur kurrë Shqipërisë… Ishte e trishtueshme përbërja e Byrosë politike në vitet e fundit. Enveri nuk kishte thuajse asnjë shok të shquar të kohës së luftës dhe me merita të spikatura që nga koha e luftës në byro më pas. Atëherë bëhesh politika e ngritjes në përgjegjësi të kuadrove nga klasa punëtore. Përjashtim nga të gjitha ngritjet që u bënë në ato vite mund të bëj vetëm për Themie Thomain. Kemi qenë bashkë ministre dhe ia kam çmuar gjithnjë aftësitë dhe intelektin. Për të tjerët nuk di ç’të them…
I thashë njëherë Hysniut: Mirë që i ngrini këta njerëz nga klasa punëtore, po të paktën zgjidhni njerëzit më inteligjentë dhe ata që dinë të drejtojnë.
Hysniu më dha të drejtë në heshtje…
***
Pasi mendoj se i kemi ezauruar disa çështje të rëndësishme (aq sa mund të ezaurohen gjatë një takimi e një bisede për herë të parë) e pyes Vito Kapon se si i ka marrëdhëniet e saj me Nexhmije Hoxhën.
– Shumë të mira, -përgjigjet menjëherë. – Flasim shpesh në telefon pasi kemi thuajse të njëjtat probleme të moshës. Ja dje biseduam… Nuk e mohoj miqësinë dhe shoqërinë e gjatë që na lidh së bashku që nga koha e luftës.
Më tej ajo më tregon për shumë miq e shokë që e vizitojnë thuajse çdo ditë në shtëpi apo pi kafe me ta aty pranë shtëpisë, mes të cilëve veçon ish-shoqëruesin e Hysniut, Naim Saraçin.
Pastaj biseda kalon te çështje të tjera të aktualitetit ku përsëri ajo jep me kthjelltësi mendimin e saj. E pyes se si ndihet kur sheh në ekran apo lexon shkrimet e Andi Bushatit, nipit të saj. Ajo thotë shkurt dhe qartë:
– Andi është djalë i zgjuar dhe i thotë me kurajo mendimet e tij. Ai ka krijuar tani personalitetin e tij dhe nuk pret ta mësojë kush për ato që thotë dhe shkruan. Bën edhe parashikime dhe nuk di të bëjë kompromise në kurriz të së vërtetës. E çmoj shumë Andin…
Pastaj na tregon edhe këtë fakt:
– Kur botohen shkrime për Hysniun dhe sidomos nga njerëz që nuk i dinë mirë këto gjëra, unë shqetësohem shumë. Ia shpreha këtë shqetësim Andit. De a e dini se si m’u përgjigj: Mos u shqetëso, nëna. Fakti që flitet aq shumë për gjyshin, tregon se ai ka qenë një njeri i madh e i zoti. Përndryshe do ta kishte mbuluar heshtja dhe harrimi…
Ndahemi me Vito Kapon me shpresën për t’u takuar sërish e për të biseduar posaçërisht për gazetën ‘DITA’. Ajo ka se çfarë të thotë…

‘NUK BIJE RRUFEJA NE HALE’
apo
ZOTI RUAN VETEM HALETE!?
————————–
‘Mjerimi rrit femine nen hijen e shtepive
te nalta,ku nuk mrrin zani i lypsise,
ku nuk mund tu prishet qetesija zotnive
kur bashke me zoja flejne ne shtratent e lumnise’
Migjeni
Te paret qe mezi ‘priten’ te ndodhte nje tragjedi e radhes ne shtetin fqinj per te ngushelluar popullin italian ishin ‘burrat e antishtetit’ te Bathores qe edhe pse nuk dine 25 vjet sa ‘POPULL’ ka ngelur flasin ne emer te TIJ sikur ti kishin bageti e 25 vjet ti kishin mbyllur ne nje vathe e te ziheshin kush eshte KRYEÇOBANI!
‘Nishani i shtetit’ pa shtet ‘ qe u vjedh çdo vit femijeve shqipetare plot 200 MILION ‘u deshperua shume’ dhe ‘e siguroi’ kryetarin e shteti italian se ‘bagetija’ e tij vihet ne dispozicion! ‘Perendi!Ku je?’
‘Nishani’ ne krye te parlamentit Wikilliks asnjehere i shqipetareve qe u vjedh femijeve shqipetare nga buxheti plot 1 MILIARD e 220 MILION shkoi edhe me tej duke i marre edhe kopetencat ‘burrit’ te Odetes duke thene:’Populli shqipetar eshte shume i tronditur nga tragjedija’!’Perendi !Ku je?’
Zoti asnjehere qysh kur ‘krijoi’ gjithesine nuk eshte marre ASNJEHERE me te KEQEN por vetem ka propoganduar te ‘MIREN’!Nuk ka nevoje per tu vertetuar mjafton qe kush ka sy e veshe e perjeton mjerimin migjenian ne ish Shqiperine e kupton fare mire kete padrejtesi qe ‘ZOTI’ 25 vjet nuk mban anen e te mjereve qe jane 90 perqind te pa ngrene te pa pune rrugeve te Botes qe perdhunohen e prostituohen apo shiten per organe ne nje kohe qe vetem KALI I XENIT shpenzon ne vit sa 1MIJE pensioniste!
Keta ‘NISHANE’ nuk jane vetem antishqipetare te pa skrrupullt dhe hajdute por eshte fatkeqesi se keta nuk njohin as VETEVEHTEN si tere qenjet njerezore pa le te njohin gjendjen e mjeruar ku eshte katandisur ky vend e ky popull!
A e kane te qarte keta EKSTRATERRESTE kanibale e vampire qe ‘QOFTELARGU’ te ndodhe nje fenomen i NATYRES si termet 6-7 balle apo PERMBYTJE MASIVE çfare tragjedije do ndodhte ne kete vend si ne ‘permbytjen e madhe biblike’ qe me pas u krijua gjithesija!?
-A e kane te qarte keta qe ne kete vend 25 vjet çdo gje eshte bere kunder per te perballuar çdo lloj fenomeni sa do te lehte!?
A e kane te qarte keta sa barkderra aqe edhe idjote qe dine vetem te hane te vjedhin e dhjesin qe tere ndertimet ne bregdetin shqipetar jane jashte tere kushteve gjeologjike e projektimit e zbatimit dhe ‘fenomeni’ kur shkel me thember e del uje ndodh per tere ndertimet mbas nje termeti ‘vertikal’ dhe femijet do notojne mbi uje si peshq te ngordhur!?
A e kane te qarte keta barbare qe 25 vjet’na kane ngelur ne dere’ qe tere ndertimet ne sistemin e kodrave te Durresit apo sistemin kenetor e ne derdhjet e lumejve nga Buna ne Vjose jane jashte çdo kushi teknik gjeologjik e hidroenergjitik dhe mund te perseritet ‘permbythja e madhe ‘ dhe te rikthehet BARKA E NOES’ sepse edhe HIDROVORET jane shkaterruar dhe dhene me konçension se i kish ndertuar ‘shoku Enver’ e jo populli shqipetar 50 vjet me gjak e djerse!?
A e kane te qarte keta antishqipetare qe nuk ka ‘shtet’ ne tere historine e shteteve e sistemeve pa ‘REZERVA SHTETERORE’ ndersa ne jemi i vetemi vend e popull PA ASNJE REZERVE SHTETERORE -ushqim veshembathje ngrohje e tere rezervat qe i nevoiten nje populli per lufte e tragjedira te natyres as per I JAVE e imagjino per muaj apo VITE TE TERE ngelur jashte!
Kur do te dalin ne gjyqin e popullit keta ‘burra shteti’ qe ngushellojne ne emer te popullit gjithe Boten kur tek ne nuk ka ngelur as vend e as popull!?
P.S Kush do ta ngreje popullin ne kembe si dikur ne termetin e Shkodres e kush e drejton ‘Strukturat e mbrojtjes civile’ Muho Asllani apo Mziu ,Flamur Noka apo Arviziu e Fevziu! 1MILION SHUPLAKAT E HARRUAN THENJEN E EDVINIT qe kur mori pushtetin me ‘1 KG FASULE E GJETI REZERVEN E SHTETIN’Te shperndahet urgjent parlamenti e ti rikthehet popullit shteti!
!!!!!!!!!!!!! shkrimet e A.GRAMSH skane nevoje per komente aqe me teper ne nje vend primitiv ku 25 vjet nuk arrihet te dallohen ‘qenjet’,nga ‘qenjet humane’ e aqe me teper ‘persona humane’! Eshte me i lire kali i xenit se shqipetaret qe te vetem liri kane vdekjen e parakoheshme ose vetevrasjen!
Te gjitha te mira i tha Vito Kapo ,po ne funde e prishi me vleresimin qe i beri nipit te saj Andi Bushati.
Siç i tha te vertetat mire do ishte mos e hidhte poshte nipin po te mjaftohej me nje ” eshte i dashur Andi “
pyeteni viton kush e futi ne politike hysniun mbas themelimit te pksh . ku punonte para se te futesh ne politik ? kush ishte personi qe e thirri dhe e afroi / kur u be antare i pksh / dhe si u soll me njerezit qe e afruan edukuan e kaliten dhe i hapen ruge per kariere gjate kohes qe ishte sipas jush ne treshe te udheheqjes ? ne cfare raporti ka qene inteligjenca servilizmi dhe pabesia e tij per te bere kariere? edhe maredhenia e familjes se tij mbas viteve 90 eshte nje tregues per kete . nqs kerkoni me shume mund tju them por edhe pergjigja e ketyre pyetjeve te thjeshta dhe te shkurtera mund tju intrigojne nqs jeni vertet te interesuar per shkrime te sinqerta se shikoj ende shenja te nje ndjenje te ngarkuar me nostalgji dhe servilizem