Një sasi lënde plasëse e vendosur në një autobus ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas policisë, më datë 25.08.2016, rreth orës 04:05, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, në mjetin autobuz tip “Setra”, në pronësi të shtetasit E. R., persona të pa identifikuar kanë vendosur një sasi me lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
