Stalini letër në Amerikë e Angli: Të njihet Enveri

Elton Tafaruci

Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, jep dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë.

Incidenti i Korfuzit, pse anglezët morën arin e shqiptarëve

Më 18 mars të vitit 1946, Kuvendi Popullor ngarkoi E. Hoxhën të formonte qeverinë, e cila mori votëbesimin pas katër ditësh. Përbërja e saj, me fare pak ndryshime, qe e njëjta me atë të qeverisë së përkohshme demokratike, të formuar në Berat, në tetor të vitit 1944.

Realizimi i zgjedhjeve të lira për Asamblenë Kushtetuese, që përcaktoi formën e organizimit shtetëror dhe të gjitha aktet e mëpasme: miratimi i Kushtetutës dhe formimi i qeverisë, qenë kushtet e domosdoshme, nga përmbushja e të cilave varej njohja diplomatike e Shqipërisë nga fuqitë e mëdha. Prandaj dhe përpjekjet kryesore të qeverisë së RPSH-së në fushën e politikës së jashtme u përqendruan në njohjen e saj në arenën ndërkombëtare.

Në etapën përfundimtare të luftës, kontaktet midis lëvizjes së rezistencës dhe tre fuqive kryesore të koalicionit antihitlerian mbaheshin nëpërmjet misioneve ushtarake të ndërlidhjes, që ndodheshin në Shqipëri, të cilat, pas çlirimit të vendit nga pushtuesit fashistë gjermanë, morën statusin e përfaqësive të përhershme ushtarake pranë qeverisë së Përkohshme Demokratike.

Në nëntor-dhjetor të vitit 1944 dhe në janar të vitit 1945, Qeveria e përkohshme demokratike iu drejtua BRSS-së, si e vetmja qeveri e Shqipërisë. Qeveria Britanike, e cila mbante lidhje edhe me grupet alternative çlirimtare (apo pseudoçlirimtare), si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij, nuk e pranoi këtë hap.

Bashkimi Sovjetik, i kushtëzuar nga detyrimi për të bashkëvepruar me aleatët lidhur me popujt e çliruar, nuk mund të ndërmerrte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mënyrë të njëanshme. Më 30 tetor të vitit 1945, qeveria sovjetike i dërgoi ambasadorit të SHBA-së në Moskë, A.Harrimanit një notë, në të cilën bënte të ditur dëshirën e vet për të vendosur marrëdhënie diplomatike dhe shprehte gatishmërinë për të njohur, në të njëjtën kohë me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, Qeverinë e Përkohshme të Shqipërisë Demokratike. Aleatët ishin të një mendjeje.

Vendi i parë që njohu qeverinë e RPSH-së, në maj të vitit 1945, ishte Jugosllavia. Në tetor-nëntor, shembullin e saj e ndoqën Polonia, Bullgaria dhe Çekosllovakia. Në 10 nëntor të po atij viti, kreu i misionit të ri ushtarak sovjetik që kishte ardhur në Shqipëri në qershor të vitit 1945, koloneli S.V.Sokollov, në emër të qeverisë së BRSS-së, dorëzoi në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, notën për njohjen e administratës së re shqiptare, si qeveri të ligjëruar. Më 11 janar të vitit 1946, ambasadori i parë sovjetik, D.S.Çuvahin, i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Kuvendit Popullor, Omer Nishani, ndërsa në dhjetor marrëdhëniet ishin vendosur.

Qëndrimi i aleatëve anglo-amerikanë karakterizohej nga luhatje të shumta. Në janar të vitit 1945, SHBA-ja dhe Britania e Madhe tërhoqën misionet e veta ushtarake, të cilat ndodheshin pranë Shtabit të Përgjithshëm të FNÇL-së, për t’i zëvendësuar me të tjerë, detyra e të cilëve do të qe përgatitja e mjedisit për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve. Në mars të vitit 1945, erdhi në Tiranë misioni i ri britanik, ndërsa në maj misioni diplomatik i Departamentit të Shtetit të SHBA-së.

Më 12 nëntor të vitit 1945, thuajse në të njëjtën kohë me dorëzimin e notës sovjetike, të njëjtat dokumente i dërguan qeverisë shqiptare dhe aleatët anglo-amerikanë. Ata shprehnin dëshirën e përbashkët për të patur nga pushtetarët shqiptarë dorëzaninë se zgjedhjet e 2 dhjetorit do të ishin demokratike dhe kërkonin lejen për pjesëmarrjen pa asnjë pengesë në to, të përfaqësuesve të shtypit.

Veç kësaj, nota amerikane këmbëngulte për njohjen e ligjëruar të të gjitha marrëveshjeve e traktateve të lidhura midis SHBA-së dhe Shqipërisë, përpara 7 prillit të vitit 1939. Kërkesa për lejimin e shtypit u pranuan, ndërsa për detyrimet kontraktore qeveria shqiptare nguli këmbë në formulën e përcaktuar nga Kongresi i Përmetit për rishikimin e pakushtëzuar të të gjitha marrëveshjeve ndërkombëtare dhe për njohjen vetëm të atyre, të cilët nuk cënonin sovranitetin e Shqipërisë.

Pala shqiptare shprehu gatishmërinë për të diskutuar bashkarisht  përmbajtjen konkrete të këtyre dokumenteve dhe të linte në fuqi ato, që merrnin parasysh interesat e vendeve. Bisedimet, të cilat filluan në verën e vitit 1946, nuk patën sukses. Ndërkohë, në vend zhvilloheshin procese gjyqësore, të cilat demaskonin komplotet antipopullore dhe lidhjet e sabotatorëve e komplotistëve shqiptarë me zbulimet anglo-amerikane.

Në situatën kur Lindja dhe Perëndimi grumbullonin forcat për t’iu kundërvënë njëra-tjetrës, bisedimet rutinë shqiptaro-amerikane qenë të përcaktuara të dështonin dhe në nëntor të vitit 1946, misioni amerikan braktisi Tiranën.

Të njëjtin fat patën marrëdhëniet shqiptaro-britanike. Shkak për mosvendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, veç proceseve politike të përmendura më lart, u bë edhe incidenti i njohur i kanalit të Korfuzit, i tetorit të vitit 1946.

Dy dragamina britanike u hodhën në erë nga minat në ujërat territoriale të Shqipërisë, të cilat shkaktuan viktima në njerëz. Qeveria shqiptare mohoi përgjegjësinë për ngjarjen dhe Britania e Madhe iu drejtua OKB-së me një ankesë. Gjyqi ndërkombëtar i Hagës e njohu Shqipërinë fajtore, që, siç u sqarua më pas, nuk ishte pa baza dhe me vendimin e dhjetorit të vitit 1949, e detyronte të paguante një shumë jo të vogël parash si barazpeshim.

Pas mospranimit të Shqipërisë për të zbatuar vendimin e gjyqit, qeveria britanike bllokoi arin e “Bankës së Shqipërisë”, që ruhej në Romë e, që në fund të luftës, ishte mbartur në Londër. Kështu, përfaqësuesi diplomatik britanik, i cili priste në Itali përfundimin e konfliktit, nuk mbërriti kurrë në Tiranë./Mapo.al/

Share This Article
26 Comments
    • O “Aftimi”! Po e ke nick, mire, por po e ke emer qenke produkt i ndonje perdhunimi qe e ka bere ate pune me afti-bafti pa ditur se do dilte nje mut si ty.
      Video qe publikon tregon qarte vetem nje gje. Qe Enver Hoxha dhe shteti i tij i kane ardhur hakut pjeses me llum te shpqerise shqiptare, pa perjasshtuar rastet kur bashke me te thatet e ketij dobiçi ferrash me prostat, eshte djegur dhe ndonje i “njome” i pafajshem por fajtor vetem se eshte spiunuar nga pederaste qe mastrubojne bashke me urine e tyre qe u del nga truri mbi gure mermersh ne varreza. Prandaj megjithate duhet kritikuar ashper Enver Hoxha se i la keta minj gjirizesh te vazhdojne te bejne hije mbiu toke.

      • Rrofsh o kometuesi “L…. … nga Patomi ” ! Pergjigje me te kuptisur dhe te merituar , nuk mund te gjendej per shtazen “Aftimin” !

  • CILA ISHTE E REJA NE KETE SHKRIM?

    sepse kesaj i thone:

    EJA BABA TE TRGOJ ARAT!

    Me perjashtim te faktit qe Smirnova pohon se LANC-i i Enverit nuk ka qene as heroik dhe as clirimitar, por nje organizate e pabese terroriste qe sulmoi pas kurrizit dhe masakroi aleatet angleze ne Kanalin e Korfuzit. Atehere ketu lind pyetja llogjike:

    KUJT I DUHET KY SHKRIM I VJETERUAR NE DITA?

    sepse:

    Te verteten per Stalinin dhe Kampet e tij te vdekjes ne mase e ka treguar fare qarte historiani, dramaturgu dhe disidenti i madh rus Aleksander Solzhenicin:

    “Sikur komunizmi të kishte zgjatur edhe ca kohë, ne do të ishim kthyer në majmunë”

    atehere:

    C’MBETET TE TREGOJNE SHQYPTARET?

    pervec serialeve enveriste me lote dhe qurre te Nexhmijes dhe Vitos qe media jone i interviston nate e dite sikur te ishin yje kinematografie “MOVING STAR” alla Xhevdet Shehu apo Rudina Xhunga?

    Mbetet vetem qe te sqarojme:

    PSE BOTA THOTE QE SHQYPTARET JANE AKOMA ME BISHT NGA PRAPA?

    • Intelektu-hal. Britania nisi planin per pushtimin e bregdetit jugor, per t’ia dhene Greqise. Kjo ishte hera e dyte qe britaniket shkelnin ujrat shqipyare pa leje dhe ne kundershtim me konventat nderkombetare. Testuan pulsin heren e pare, kurse heren e dyte vajten ne g0p te s’emes. Sepse doli dikush qe ua vuri kufirin tek thana. Dhe fuqia me e madhe detare ne bote, hengri shpulle nga shteti me i vogel ne Europe, qe kishte vetem 10 peshkarexha.
      Po te mos i godiste Enveri asokohe, Bregdeti do ishte i grekut, o qurravec i dhier. Dokumentet britanike te deklasifikuara se fundmi, e thone qarte qe ishte fillimi i pushtimit te Bregdetit. Ashtu sic donin te benin me heret, clirimin e Sarandes, kur i deboi perseri Enveri.

      • “Sepse doli dikush qe ua vuri Anglezeve kufirin tek thana” kujt thua ti o DUDUM fanatik: Pikerisht Aleateve Angleze dhe i vrau me pabesi pederasti me mina jugosllave, prandaj edhe sot shqyptaret kane mbetur me bisht ne BYTHE nga prapa, njashtu sic tregon Solzhenjicini.

        Shikoje BYTHEN dhe bishtin fanatik te enveristit qe ke pastaj trego brockulla me greke dhe inglize, sepse perpara Masakres ne kanalin e Korfuzit kur Enveri vrau Aleatet e Perendimit, ne Mukje spiunoi tek fashistet e kunatit te vet oficeret angleze qe kishin ardhur me nje mision te fshehte per te bashkuar trojet tona me kushtin qe Shqypnia t’i largohej kthetrave te Moskes dhe Beogradit. Ishte familja e intelektualit qe i shpetoi oficeret angleze duke i kaluar ne Mal te Zi, prandaj laje gojen me kolinoz perpara se te hedhesh jashteqitjet e fanatikut ne DITA

        sepse:

        o DUDUM enverist Shqypnia e Enverit e viteve 80-90 ishte vendi qe nuk mund te quhet as Komb dhe as Atdhe, por vetem si nje truall i shkretuar ku banonte nje fis prej Afrike ZULU.

        • Njerez te qelbur si puna jote ka shume or taj qe quhesh intelektual.toka mban gjera me te renda siper keshtu qe mund te mbaje edhe racen tende te qelbur.

    • Palaco si ti deri dje thonit qe kjo foto ishte e montuar, po ik o e dashura e ndonje ergastolani dhe mos na bej pis chatin dhe mos guxo ti veshesh vetes emrin e bukur SHQIPETAR (pa Y si Ky i imi)

    • Ti intelektusl i b,,,,,s nuk ke qënë asnjëherë njeri,,ke qënë e mbetesh një majmun endemik stepash që për çudi i ke shpëtuaf Enverit.
      Po kudo e gjithnjë ti o kontravers e pervers i ndyrë çfaq një variant sa antihistorik aq dhe anti shoqëror,sa budalla që je more shtazë që të kanë pështyrë e dh,,,,,,,ë mijëra njerëz e përsëri nuk vure mënd.

    • O intelektual leshi!
      Njihu me dokumentat e vitit te fundit.Ne kerkimet nen ujore,te kryera ne bashkepunim me Amerikane,eshte zbuluar vend ndodhja e anijeve Britanike te mbytura ne Kanalin e Korfuzit.Kjo vendndodhje,eshte brenda ujrave territoriale Shqiptare dhe jo nderkombetare.MBYTJA E TYRE,MBAS KUNDERSHTIMIT PER TU LARGUAR NGA KETO UJRA,ishte dhe eshte plotesisht legjitime.Cfare deshin keto anije ne ujrat tona?Me kerkesen e kujt hyne ato ne ujrat tona?Cili ishte qellimi i tyre?
      Vari lesht idiotesirave te tua,se gjithmone ne nje vrime i ke rene dhe i bije fyellit…
      Te kesh pikpamje te kunderta me Enverin nuk eshte gabim,por te gjykosh nga kjo pikpamje veprimet e vecanta te qeverise Shqiptare gjithmone me kete sy edhe kur kane qene ne mbrojtje te sovranitetit Kombetar eshte nje shfaqje tjeter e vazhdimesise te asaj pjes eqe parim kryesor kishte tradhetine dhe bashkepunimin me ata te huaj te cilet kishin synime gllaberuese ndaj Shqiperise apo coptim te pjeseve te saj e per t’ja u dhuruar komshinjve tane grabitqare…
      Nje i tille ne arsyetim,koment e veprim ke qene e do mbetesh o i zi katran e tradhetar intelek-hale…
      Fatin e Shqiperise mbas lufte,nuk e vendosi Enver Hoxha dhe qeveria e tij.Ate e vendosen Stalini,Curcilli dhe Rusvellti.Nje nga kundershtaret historike te Rusise,ka qene e eshte besoj edhe sot Polonia e ne se do ishte deshira e tyre,Polakeve te cdo ngjyre ,ajo do te ishte kunder qendrimit nen influencen e Bashkimit Sovjetik…
      Por ti kaq mendje ke dhe kaq mund te arsyetosh…

      • Ptuu, ballist BQ. Anglia paska dashur bashkimin e trojeve shqiptare, thote. Ooo te 10-fsha ty, ate qe te ka pjelle, ate qe ke pjelle, e gjithe soj e sorrollopin tend te ndyre. Britania donte nje Shqiperi te copetuar, more qurrash. E ashtu do perfundonte po te vinin ne pushtet ballistat e tu, qe i premtuan Jugun e Shqiperise Zerves. Kurse Enveri te pakten mbajti Shqiperine e Zogut, ate te -39’es. Po ti halldup nuk je aq budalla sa dukesh. Je i mbrapshte, me qellim, me dashje. Ka faj ai qe s’ju zhduku me rrenje, se baballaret ua tredhi.

  • Nje logjike normale dhe veprim normal nga ata qe nuk kane patur arsye t’ia ksihin me hile popullit shqiptar. Vazhdimi ose jo i mevonshem ne rrugen e mardhenieve normale, me cilendo nga fuqite aoo shtetet, eshte nje problem tjeter qe asnjehere nuk kane qene pergjegjesi e shtetit te vogel shqiptar. Eshte krejtesisht i pamohueshem fakti qe gjate shekullit te XX-te, fuqite e medha te europes pa asnje perjashtim kane luajtur ne kurriz te vendit dhe popullit, nder me te lashtet ne gadishullin ballkanik, Shqiperise. Vazhde e asaj politike konjukturale, jane dhe te gjitha luhatjet deri ne armiqesi dhe trataiva per ta permbysur,ne mardheniet e ketyre fuqive dhe shteteve europiane me shtetin shqiptar qe kerkonte te ishte indipedent dhe jo protektorat apo loder ne doren e dikujt. Sigurisht kur publikohen dokumente te tilla, do kete serish ndonje plakush si nastradin kastraveci apo intelektuhali, qe sipas versionit te sherbimet sekret englez, te filloje gelbazoje perrallat e hajduteve te arit shqiptar.

  • Nuk ishte kollaj te beje mik Staline!!!Sa u mundua Toliati ne Moske,e megjithese heshti per ARMIR, Armaten italiane ne Rusi,nja 350 mije shpirt,qe u zhduk e tera ne kampet e Siberise,prape s`e beri dot mik.Edhe per te botuar ndonje artikull tek PRAVDA,do hynte mik tek Enver Hoxha.

  • Ne vitin 1945, ish-ambasadori i SHBA ne Moske, George Kennon ,botoi ne Foreign Affairs te Departamentit Amerikan te Shtetit artikullin e tij te famshem (pa emrin e tij por me shenjen XX) qe percaktoi drejtimin kryesor te politikes amerikane ndaj BS dhe bllokut te sateliteve europiano-lindore. Kjo politike, qe u njoh si “Politika e permbajtjes ne pragun e luftes” shume shpejt gjeti jehone ne fjalimin e famshem te Curcillit ne Fulton (SHBA) dhe shenoi fillimin e “luftes se ftohte” midis aleateve te luftes se dyte boterore, qe sic dihet, ishin “aleate” konjunkturale te perkohshem (te bashkuar nga kercenimi i fuqise ne rritje te Gjermanise), por armiq te papajtueshem te njeri tjetrit pas mbarimit te luftes.
    Fati i vendeve te vogla si Shqiperia por edhe gjithe vendeve te tjera te Europes Lindore nuk u percaktua FARE nga ato vende por nga negociatat e mepareshme midis “aleateve” te .perkohshem, por armiq te perhershem, ne Teheran, Jalte dhe Potsdam.
    Qeverite shqiptare, si dhe ato te gjithe venceve te Europes Lindore nuk paten asnje rol ne vendimmarrjen e tre “aleateve”, te cilet bashkerisht pranuan te shperblehej Rusia per barren qe mbajti gjate luftes 4-vjecare me Gjermanine duke i dhene jo vetem tete shtete te Europes Lindore (duke perfshire Shqiperine), por edhe shtetet baltike (Estoni, Letoni, Lituani), nje rajon te madh te Finlandes, nje pjese te Prusise lindore, duke perfshire Koenigsbergun (sot Kaliningrad), nje pjese te madhe te Polonise, nje rajon te vogel te Sllovakise dhe Moldavine.
    Shqiperia dhe gjithe vendet e Europes Lindore ishin shperblimi qe iu dha Rusise per barren qe mbajti ne luften kunder Gjermanise. Pa dyshim Rusia sovjetike ishte perfituesja me e madhe e luftes se dyte boterore.
    As shqiptaret as ndonje vend tjeter europianolindor nuk u pyet per regjimin qe do te vendosej pas luftes. U be ajo qe vendosen aleatet, dhe nuk mund te behej ndryshe.
    Shqiperise i takoi fati i keq te mbetej ne lindje te kufirit qe do te ndante per gjysem shekulli lindjen nga perendimi i Europes.

  • Menyra me e mire per te xhvatur arin shqiptare. Krijo incident per dy gazan plerash qe notojne mbi uje dhe ste japim floririn.
    Edhe sot gjithe minierat e arit ne bote i kane anglezet.
    Shikoni incidentin qe krijuan me charles taylor se deshi te nacionalizonte minierat e arit te brwgut fildishte. I futen ne lufte civile dhe pastaj e arrestuan per krimeblufte.
    Tani eshte ne burg te perjetshem ne hage( koburja e tyre)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *