Edhe pse nuk jam në “lartësitë” filozofike të bylyk-bashit (në shqip komandant skuadre), po mundohem të shpreh një mendim për formën e re të drejtësisë. Së pari, nga ne të “tokës” para dy vjetësh e deri tani, përveç urimeve dhe asaj duartrokitje të “paharrueshme” ndërkombëtare, nuk është se kemi ndonjë qartësi të madhe. Por nga natyra apo rrethanat jemi popull i durueshëm. Kjo është “dhunti” që politika e qeveritë e shfrytëzojnë aq “bukur”. Tani dy fjalë për vetting-un apo sitën ku do të mbesin krundet për të dalë mielli “i pastër”. U fol me zhurmë në vitin e parë të demokracisë berishjane për “hapje dosjesh”. Sot e kësaj dite nuk kemi parë e dëgjuar. E para do të ishte e doktor-oborrit, e ai nuk është aq “trap” sa të fillonte hapjen. Nuk besoj se ka ndonjë fëmijë shqiptar, se ka mbetur ndonjë e tillë, jo këtu po në asnjë arshivë të botës. Nuk përjashtoj dosjen e ndonjë fakir-fukarai. Me sa shoh, edhe kjo puna e “sitës” ka ngjashmëri. Dy vjet nuk janë pak për të fshehur gjurmët, sidomos për ata që kanë pushtet e para. Nuk po e ilustroj me shembuj për mundësitë e fshehjes së parave e pasurive të pista, se janë me qindra. Është kthyer në art. Ama zoti Lu e filloi para shumë kohesh vetting-un. Një orë gjyqtari sa një makinë ambasadori amerikan. Hajde e kape po deshe këtë orë të “pafajshme” si mëkatare. Profeti
