Mendimi i shfaqur nga Andrea Stefani se, “asgjë nuk është mbi lirinë e njeriut, as vetë liria e kombit”, në një shkrim polemizues të ditës së djeshme, më trazoi më shumë se sa mendimi i tij, aspak origjinal, i ballistizimit të një lufte që dihet tashmë se si ka qenë: Me të vërtetën e saj dhe me të papriturat e saj.
Nuk jam bërë, si mund të isha, pjesë e këtij debati, në atë përmasë që u tërkuzua e gjithë kjo histori. Solla shembullin e Manush Alimanit, jo si spekulohet naivisht për të rritur rolin e udhëheqësit të një lufte, por që të mund të më sillnin një shembull analog, edhe në krahun tjetër të luftës: në ballistët. Nuk di asnjë ballist të arrestuar, të torturuar dhe të vrarë nga gjermanët dhe nuk mund të kishte, sepse ishin palë e njëmendtë; dhe, po ashtu, nuk di asnjë rast që lëvizja nacionalçlirimtare, që në mbi 90 për qind nuk ishte komuniste, pavarësisht se prinin komunistët, të kenë dorëzuar tek gjermanët ballistë të zënë robër. Në shumicën e rasteve ata i kanë nisur në shtëpitë e tyre, nganjëherë u kanë dhënë edhe ndonjë shkelm pas, dhe, kur ka pasur mes tyre njerëz që e kishin mbushur kupën, kanë dhënë dënimin, që mund të ishte i gabuar në kohë paqeje.
Si thashë, kjo nuk më trazon. Analisti i njohur Stefani mund të rrijë gjithë ditën në idetë e tij, të cilat nuk kanë as pse mallkohen e as pse leçiten. Ai është në të drejtën e tij, pavarësisht se kjo e drejtë nuk është e vërtetë historike.
Liria e njeriut dhe liria e kombit, a mund të jenë ata një ekuivalent, apo njëra prej tyre ka përparësinë e saj të domosdoshme?
A mund të jetë një njeri i lirë, si dëshiron gjithsecili, nëse kombi nuk është i lirë?
Cili raport është mes lirisë së kombit dhe lirisë së njeriut, çfarë është primare dhe çfarë rrjedh nga njëra tjetra?
Lufta nacionalçlirimtare ishte e organizuar për lirinë e vendit të pushtuar. Është krejt normale që fitimtarët do të kishin edhe pushtetin. Kjo ka ndodhur në të gjithë kohërat dhe në të gjithë sistemet. Aq më shumë që përballë tyre, apo edhe anash tyre, nuk kishte asnjë forcë tjetër politike.
Idealja në këtë botë do të ishte bashkëudhëtimi i lirisë së kombit me lirinë e njeriut. Një komb i lirë mund të ketë njerëz të lirë, krijon premisën e domosdoshme për lirinë e secilit.
Një komb i shtypur, i palirë, nuk mund të ofrojë lirinë e askujt, të asnjërit, aq më tepër të atyre që i janë përshtatur shtypjes, rëndesës dhe janë bërë subjekt i regjimit.
Në një komb të shtypur vetëm disidentët kanë të drejtën të shpallin lirinë e tyre.
Disidenti, njeriu që nuk pranon “ të konformohet”, që kërkon të gjykojë çdo gjë përmes ndërgjegjes së tij, që është mësuar të jetë në pakicë dhe, si e ka zgjedhur rrugën e tij, i qëndron besnik asaj, qoftë edhe duke rrezikuar jetën, nuk është një tip i panjohur në Shqipëri. Ai, më shumë se gjithçka tjetër, e ka zanafillën pikërisht tek idealistët e nacionalçlirimtares, që bënë kauzën e tyre luftën kundër pushtuesit, për një Shqipëri ndryshe, demokratike; për të shkuar më tej, tek ata që, edhe në një shtypje të rëndë të lirisë, e kërkuan atë, qoftë edhe duke u bërë jeta e tyre pjesë e burgjeve të gjata.
Liria e kombit është domosdoshmëria e parë për të pasur lirinë e njeriut.
Pak javë para se të vritej, në një intervistë të njohur në gazetën gjermane “Tageszeitung”, pyetjes nëse do të kishin dashur të bashkoheshin me Shqipërinë, edhe nëse ajo do të ishte monarki, republikë borgjeze, shtet kapitalist apo ashtu si ishte një vend komunist, prijësi i Lëvizjes Çlirimtare të Shqiptarëve në Kosovë, Jusuf Gërvalla, do i përgjigjej shkurt, “Pa asnjë dyshim”.
Nëse një komb është i palirë, askush nuk mund të jetë i lirë. As drejtuesi më i lartë, dhe as njeriu më i zakonshëm, bujk në arën e tij majë malit.
Një komb i lirë bëhet përmes idesë së lirisë, dhe kjo kërkon njerëz të vizionit të qartë për kombin, si prioritet mbi gjithçka tjetër, qoftë edhe mbi vetveten.
Është e pamundur që një njeri të jetë i lirë, të gëzojë të drejtën demokratike, të rrojë i mosvarur, në një komb të palirë. Kombi është fillesa.
A mund të ishin të lirë mbi 2 milionë shqiptarë në Kosovë në kohën e pushimit klasik serb? Në pamjen e parë dukej se ndodhte ashtu, bile shpesh herë, edhe nga liderë të njohur të pluralizmit, në dy kahet kryesore, është shkruar e përsëritur se në Kosovë ka pasur më shumë liri se në shtetin amë.
Një tezë e përgatitur me kujdes nga Akademia serbe e Beogradit, e shpërndarë mjeshtërisht përmes rrjetit medial të krijuar pas vitit 1990 dhe me mbulime edhe të sotme.
Shqiptari ka pasur të drejtën e lëvizjes së lirë në perëndim dhe të punësimit aty, por nuk ka pasur të drejtën e jetës. Në periudhën pas Luftës së Dytë Botërore në Kosovë janë vrarë nga shërbimet sekrete apo ushtria serbe mbi 48 mijë vetë, pa cituar këtu të vrarët e luftës së fundit; ka pasur mbi 360 mijë arrestime politike; më shumë se gjysma e lëndinave, arave dhe tokës pjellore të Kosovës është kolonizuar; e megjithatë aty kishte me qindra që aspironin të ishin njerëz të lirë, përmes një kombi të lirë.
Le të kthehemi në kohën e tashme: ka mbi 26 vite që kemi dalë, të paktën teorikisht, nga dhuna e sistemit. Jemi, si të thuash, njerëz të lirë. Mund të shkruajmë çfarë të duam, askush nuk na dënon; mund të themi gjithë ditën e gjithë natën, “poshtë kryeministri”, “presidenti është horr”, “kryeprokurorja është lavire bulevardi”, “ende nuk keni parë asgjë se çfarë do të ndodhë me ju”, “ta bëj fytyrën si shollë këpuce”; mund të shëtisim në të gjithë Shqipërinë, pa na ndalur askush në një zonë kufitare, mund të rehabilitojmë ballistët, mund të ngremë përmendore për vrasësit e heronjve, e përsëri nuk jemi të lirë.
Përse ndodh kjo: Sepse vetë kombi nuk është i lirë: Është ende i mbetur nën mentalitetin e rajasë, të heshtjes dhe roli i disidentit tani duket i vjetëruar, aq sa, për hir të modernes dhe të “ndryshimit”, vendosim para kombit – njeriun.
Hiqeni mendjen, vetëm një komb i lirë bën njerëz të lirë.
Dhe kombin e lirë e bëjnë vizionarët, disidentët, të pabindurit, të cilët tek ne bëhen gjithnjë e më të paktë.

Nje shkrim brilant!
Mire se analistet po ja shkulin me force spiletat kapterit, por AS langaraqin kane filluar ta hudhin ne knockout (K.O.) dhe kalavicat e dites. Bravo mira llastica, komenti yt eshte akoma me briliant se shkrimi…
Pse ka te drejte Bedriu?
Diku ne hymnin gjerman shkruhet: “Einigkeit und Recht und Freiheit, sind des Glückes Unterpfand”, qe pak a shume do te thote se “bashkimi, drejtesia dhe liria jane garanci per fatin (e kombit)”.
Po ta analizojme pak kete shprehje veme re se “receta” e suksesit eshte jo kombinimi sipas deshires i ketyre tre komponenteve, por respektimi i renditjes se tyre. Ajo me vendimtarja eshte dhe duhet te jete forca e unitetit qe garanton lirine e kombit dhe pavaresine, dhe pasi te jete siguruar ky faktor duhet vendosur drejtesia, dhe pas drejtesise, vjen liria (njerezore).
Pa lirine e kombit nuk ka drejtesi, dhe pa drejtesi, rrjedhimisht nuk ka se si te kete liri njerezore! Nese liria e qytetarit i nenshtrohet kontrollit te rrepte te ekzekutivit, atehere shteti nuk eshte me i tij, por ndoshta-ndoshta i tjeterkujt… (!?)
“Te cilet tek ne behen gjithnje e me te paket” – fiks fare!!
Ne zgjodhem nder breza largimin prej problemeve qe na duhej ti zgjidhnim, pasi ne i patem mundesite per ta ndermarre largimin.
Tani ne jetojme simptomat e semundjeve qe lejuam te na zene.
Ne nuk luftuam kurre me ndergjegje dhe kurre nuk mundem te ndertonim shtet dhe si rrjedhoje as komb te kompletuar. Sot shqiperia dhe kosova ekzistojne vetem fale ngecjeve dhe balancimit te forcave midis fuqive te medha dhe atyre ne rritje, ne te kunder drita shqipe do ishte shuar prej kohesh po te ishte per ballistet dhe te ashtuquajturit komuniste.
Sidoqofte lirija e ka njefare hierarkie: e para fare vjen liria ime dhe e familjes time pastaj vine te tjerat si ato te kombit dhe komuniteteve te ndryshme. Nuk ka komb qe te me marre mua ne lufte per mbrojtjen e kombit dhe me vone te me ktheje varferine e imponuar sic bene komunistet apo si do te kishin bere edhe ballistet. Ashtu si nuk do ket komb apo shtet ligjet e te cilit une do te kerkoja ti shperfillna.
Nese shteti apo kombi ma quan liri vetem te lenit te lire per te lehur rrugeve kundra njerit apo tjetrit atehere ne te semes te veje shteti dhe kombi pasi lirine e sjelle vetem ligji dhe zbatimi i ligjit dhe balancimi (per te mos thene barazia) ekonike.
Nuk mund te flitet per liri nese ligji deformohet dhe shperfillet per tu kthyer ne sherbim te disave mbi kurriz te disa te tjereve.
Pra sot jemi te vetedijshem se nuk jemi te lire per arsyen e vetme qe eshte perdhunimi i ligjit.
E njejta gje me te djeshmen e komunizmit virtual qe jetuan shqiptaret per 50 vjet. Nese ligji e thoshte mos lufto komunizmin dhe ty te merej liria kur kapeshe duke e luftuar atehere nuk kish faj komunizmi por ti qe shkele ligjin dhe tu mor liria. Ato ligje qene pjese e kushtetutes se votuar nga populli.
Nuk ka kuptim qe individi te pritet ti dorezohes nje krijese sociale vetem ne emer te gjuhes dhe tradites qe ne e quajme komb pa patur garancine e ushtrimit te hekurt te ligjit dhe kjo garanci eshte pika ku ne bashkohemi dhe ndahemi. Shembujt jane te panumert nga ushtaret e uck-se tek komunistet e pergjithshem qe luftuan ne radhet e partizaneve dhe nuk arriten te ushqenin familjet e tyre ne kohen e paqeje e deri tek votuesit e sotem qe votojne njeren parti apo tjetren dhe pasi fitohet pushteti marrin berrilin e perkulur.
Gjitheashtu ne nuk mund te kemi iluzione se garancite per qendrimin e ligjit do te mund te arrihen ne demokracite liberale. Me renien e komunizmit ato sisteme po bien nen trysnite e pa precedenta te korporatave multikombeshe dhe po degradojne gjithnje e ne rritje ne shperthime qe ndihen ne pjese te globit me dobesi te ndryshme ne forma te konflikteve te pergjakshme si ne siri, jemen, ukraine, vendeve te ndryshme te afrikes apo ne kasapana te tipit meksikan, egjiptian apo filipineze. Pra ne rastin tone enerra e shumepritur per liri kombetare dhe individi ne gjendjen aktuale te botes do te pengohet nga vet modeli i thurjes se saj.
Ne (duke perfshire edhe ne shqiptaret) jemi shume large zgjidhjes se sakte te problemit te lirise perderi sa ideja e kombit mbizotron ne psikollogjine e popullsise se globit.
Ato pak vende qe duket se jane te qeta luftuan shume dhe per shume kohe me te tjeret dhe vete veten per te arritur nje perafrim te idese se lirise qe edhe sot pas kaq kohesh eshte me i brishte se kurre.
Ne ato pak vende, ku liria e individit ka permasa nga me maksimalet dhe ideja e lirise eshte e prekshme, afer ideales, dhe pranohet hapur si e tille, koncepti i unitetit dhe i lirise se kombit eshte i nje rendesie te vecante. Procesi i promovimit dhe perqafimit te ketyre vlerave ne perputhje me proceset e vazhdueshme demokratike, pavaresisht luftrave dhe tensioneve politike rreth e qark globit, kane bere qe individi ne keto vende, ndryshe nga sa c’pretendon siperfolesi “ilidh”, ta ndjeje vetem me te lire se kurre!
Fatkeqsia me e madhe e kombeve te pervuajtura nga mungesa e lirive jane ata sojesezer, te cilet interesin e tyre personal dhe te familjes e vendosin para gjithshkaje. Si ne kohe paqe, pas situatave te veshtira, katastrofave natyrore, krizave ekonomike, etj., po ashtu dhe ne kohe lufte, kur liria e popullit varet nga lufta e paepur kunder pushtuesit, taktika e mbijeteses se ketyre vemjeve te peshtira eshte shmangja nga pergjegjsia individuale dhe fshehja prapa gishtit.
Nese gjate L2B ishin ballistet ata qe iu shmangen te paret luftes per liri, duke preferuar me mire tradhetine dhe kolaboracionin me pushtuesit, menjehere pas saj e deri ne ditet ne vazhdim do te ishin po keto pjella bazhibozukesh, ato qe do te kundershtonin me lloj-lloj metodash vendosjen e pushtetit popullor dhe do te pengonin duke sabotuar rindertimin dhe zhvillimin ekonomik te vendit.
Shkaku i pamundesise per te krijuar nje komb “te kompletuar”, ashtu sic pretendon me te drejte siperfolesi, qendron jo ke mosndergjegja ne lufte, por ke mungesa e unitetit te popullit. Ashtu sic e ka treguar historia, tradhetia mes shqiptareve ka qene jo ralle bashkeudhetare e dhimbshme e luftes per liri. Mungesa e unitetit e kercenon seriozisht pavaresine, prandaj hierarkia e lirive, pavaresisht asaj se cfare interesi ka dhe si mundohet ta interpretoje njeri apo tjetri, fillon me ate te kombit, dhe perfundon me ate te individit. Nese dikush mundohet te nenvleresoje rendesine dhe prioritetin qe ka liria e kombit, ai nuk e ka kuptuar apo s’do ta pranoje, se liria e tij varet nga statusi qe gezon vendi ku ai jeton. Nese nje vend eshte i pavaruar politikisht dhe ekonomikisht (kushti 1 = liria e kombit), dhe nese ne kete vend, drejtesia ligjore do te jete ne stad te larte zhvillimi, funksionale dhe e zbatueshme per gjithkend (kushti 2 = drejtesia), atehere individit do t’i hapeshin te gjitha dyert per te ushtruar sa me i lire aktivitetin e tij.
Ti mor zotni duhet me studjue historin e Shqypnis ma s’parit e pastaj me shkrue per ballistat. Ata ishin t’paret qe kundershtuen pushtimin italian, a ke ndigjue per demonstraten e madhe te 28 nantorit 1939 ne bulevardin e Tiranes? Ishin nacionalistet ne krye, si Ramazan Jarani e komunistat bajshin lloqe neper kafe. Pse? Se bab Stalini ishte aleat me Hitlerin, pra edhe Musolinin (pakti Molotov-Ribentrop), se demek po luftojshin borgjezet mes tyne e baba vec po thithte llullen rehat tuj ba sehir e tuj mush burgjet me ofiicerat e Ushtris Kuqe. Ama kur Hitleri i ra bab Stalinit, u kthy krejt puna, ene Kominterni urdhnoi komunistat ku ishin e ku s’ishin tu bijshin ene ata forcave t’Boshtit. Ene kshu Miladini organizoi komunistat shqiptar, ene kusuri historis dihet. Pra s’asht aq e kollajshme ajo puna e kolaboracionit qi thue zotnia jote.
Kete e ka shkojtur gabim autori: “…Lufta nacionalçlirimtare ishte e organizuar për lirinë e vendit të pushtuar. Është krejt normale që fitimtarët do të kishin edhe pushtetin. Kjo ka ndodhur në të gjithë kohërat dhe në të gjithë sistemet. Aq më shumë që përballë tyre, apo edhe anash tyre, nuk kishte asnjë forcë tjetër politike…..”.
Shkrim patetik dhe i mbushurme sofizma! Z. Islami eshte komentues shume i mire, sidomos kur komenton ngjarje ku ka qene deshmitar, por filozof i dobet kur hyn ne nje lami ku kane shkruar Dideroi, Volteri dhe ca filozofe “pe verteti”…
Nuk ka asgjë të ndryshme nga esenca e fashizmit të Benito Musolinit. Parimi i tij ishte “Shteti mbi të gjitha”. Autori i shkrimit thotë “Kombi mbi të gjitha”. Perëndimi demokratik dhe liberal thotë “Njeriu mbi të gjitha”.
Nuk thonë kot se fashizmi dhe komunizmi kanë pjellë njëri-tjetrin: të dy totalitarizma, të dy diktatura.
“Perëndimi demokratik dhe liberal thotë “Njeriu mbi të gjitha”.”i pasur dhe ….. etje etje etje!
gjino,kur flet për perëndimin liberal flet për shtete që pak a shumë janë shtete të krijuara mbi baza kombëtare!para disa muasjsh pamë që një nga këto shtete i hoqi të drejtën e lirisë gati gjysmës së tij,bile dhe ajo më shumë se gjysma mbeti e befasuar nga budallallëku që kishte bërë!!britania e kam fjalën!!
demokracia është sot për sot sistemi më i mirë që kemi!dhe në këtë sistem nuk kemi lirinë që pretendon stefani!!nuk kemi as lirinë teorike që ne kemi pranuar!!”ku mbaron liria e tjetrit fillon timja”ose “liria time mbaron ku fillon e tjetrit”!!liri të pakufishme nuk mund të ketë!!ajo egziston vetëm në një rast!!në gjumë e sipër!!ëndërrat!
po të këthehemi tek gomarllëqet e stefanit do të shohim se ai po përpiqet të ndërrojë drejtimin e diskutimit për të arsyetuar ose për të mos e përmëndur më atë që ka thënë!!
ai quan të shënjtë lirinë e njeriut të thjeshtë në një kohë pushtimi!!jo se ai e mendon të lirë nën pushtim!jo dhe vetë pushtuesi nuk është totalisht i lirë,përfytyro ti të pushtuarin,por ai thotë,duke u nisur nga ajo që ai njeh nga historia(e shkuara),se një pjesë e popullit mund të shtypte lirinë e pjesës së tjetër të popullit sepse kjo pjesë tjetër e popullit ishte aq injorante sa të parashikonte se çfarë do të ndodhte më pas!në 45 vitet e ardhëshme!!
ky është një paradoks mbi paradokset e tjera!!kërkon lirinë tënde ideale duke shtypur lirinë e tjetrit!?këtë unë se kuptoj fare!!diktatorët dhe diktaturat funksionojnë kështu!pushtuesit po ashtu!!
nuk mund të quhet liri kur dikush ndihmon pushtuesin,dhunuesi ekstrem shtetëror i lirisë,për të fituar lirinë e vetë,për të shtypur lirinë e shtetasit të tij!
nëse kjo do të quhej në këtë mënyrë atëherë mund të themi se dhe periudha 45 ishte liri,sepse nuk u bë gjë tjetër veçse u burgos,u vra,liria e një pjese të popullit nga pjesa tjetër me liri të kufizuar!!në këtë rast nuk keim pushtuesin por diktatorin!!
gjino rritu dhe mëso se liria teorike nuk egziston,nuk ka për të egzistuar ndoshta dhe për një mijvjeçar,nëse gjithçka shkon drejt,mëso gjithashtu që të mos pranosh të të kapin për hunde!!mos prano që të dalin nga tema që bisedon pa e zgjidhura më parë!!varianti i devijimit të temës është i vjetër sa njeriu!!këtë po bën stefani!!
bile aq i ndyrë u tregua,në nivelin e palloshit të tironës,sa të quante tërë kundërshtarët e tij “gomerë”,pavarsisht se përdori konicën si maskë!!
ky është stefani!!kërkon lirinë e tij duke mohuar atë të të tjerëve!!
ai e ka të drejtën,lirinë e të folurit,brroçkulla,ne të tjerët jo!!dhe e di përse!!
se na nevrikoset pastaj sikur ta kishe sha me familje!!
dikutim kemi bërë asgjë tjetër!!
jo gjithnjë mund,dhuet të fitosh!!ndoshta është dhe ajo shprehja e vjetër”në fshatin e budallenjve i mënçuri është budallai”?!
apo jo??
mund të jetë dhe e kundërta!?
kush e di??
Andrea Stefani eshte “Idiot” i lindur, dhe i edukuar mes puneve gdhendese te albastarve te Ndermarjes artistike “Migjeni”.
“Idiot”, ne kuptimin klasik te fjales, ishte njeriu i cili nuk u bashkohej puneve, jetes publike te Polis(qytetit).
Edhe Andrea nuk i bashkohet Kombit, por ve ne plan te pare Lirine, virtualen, shkalluesen, utopine, te pakapshmen, jomaterialen mbi te cilen Ai ha buke, fle, shkruan, etj.
Shuani, qe te shuaje edhe Ai.
Perndryshe si “muti pas kepuces” do ta keni, ne tere jeten tuaj.
Budallai nuk te leshon, sepse edhe ai ka te drejte ta jetoje lirine e vet shumefaqeshe.
I lutem Gazetes “Dita” te botoje koentin! Po mjaft o te uruar! E hiqni veten edhe gazetare dhe analiste te zgjuar dhe me kulture! Eshte jashte c’do norme kohore, qe sot ne vitin 2016, te diskutohet kush eshte e para -liria e kombit apo liria e personit! Keto teza me gjendjen aktuale te botes sot jane anakronike! Kjo tregon se sa prapa ka ngelur inteligjenca shqiptare! Eshte edhe turp por eshte edhe krim ndaj shqiptareve! Cfare lidhje ka liria e kombit shqiptar per mua qe kam lindur ne Amerike dhe nuk kam njeri me Shqiperi apo ne Rusi apo ne te gjithe boten e emigranteve! Disa “nocione” e kane humbur kuptimin e tyre! Eshte e famshme shprehja -per dashurine jap jeten por per lirine jap dashurine! Keto jane gjera qe morren fun ne 1989 me renien e “murit te Berllinit:! Kjo tregon qe shqiptaret duhet te ndryshojne mentalitet! Kush e plas trapin me per Enverin! Kush do te pyese qe se shpejti edhe Sala.Luli e Meta & Co. do te paguajne per ato qe kane bere! Mjaft “Dita”,mjaft Islami mjaft Stefani! Ju ka ngelur ora, e vjeter, qe se keni kurdisur!
Zotëri Bedri,
Lutem prano edhe prej meje falënderimin më të mirë për këtë shkrim-përgjigje për LIRINË, që po i drejtohesh Andre Stefanit, i cili e vëndos lirinë e individit mbi lirinë e kombit, gjë që as egërsirat nuk e pranojnë lirinë individuale pa lirinë e gjithë tufës së tyre, prandaj sulmojnë e mbrohen në tufë. Por më mirë e shpjegon lirinë e kombit, e cila qëndron mbi lirinë e çdo individi, poeti kombëtar i SHBA, Uollt UITMAN, në poezinë e tij “Një revolucionari europian të mundur”, ku, për të mos e lodhur lexuesin, po jap një pjesë të saj.
Zgjodha Uitmanin që është poet kombëtar i Amerikës, se e di që po të zgjedhim ndonjë poet nga ndonjë vend tjetër do të na dali ndonjë kapso “intelektuali” a ndonjë si kategoria e tij e do të na thonë se zgjodhëm një poet komunist. Po japim vargjet që thamë:
MERR ZEMËR, VËLLAI IM A MOTRA IME! MOS U DËSHPËRO!
PËRPARA! LIRISË DUHET T’I SHËRSH SIDO TË NGJASË;
S’KA GJË PSE PËSON NJË DY DISFATA A VARG DISFATASH,
NUK MUND TA SHTYPIN LIRINË
PLOGËSGTIA A MOSMIRËNJOHJA E NJERËZVE A ÇDO PABESI,
AS KANOSJET E TIRANIT, USHTARËT, TOPAT E GJYQET USHTARAKE.
KRYENGRITJE! KRYENGRITJE! KRYENGRITJE!
…………………………………………………..
LUFTA BUÇET ME KUSHTRIM TË FURISHËM,
HERË SULMOJMË E HERË SPRAPSEMI.
HERONJ TË NJOHUR A QË S’U DIHET EMËRI, VRITEN,
TRIBUNËT E MËDHENJ, SHKRIMTARËT ARRATISEN,
LËNGOJNË PREJ HIDHËRIMIT NË MËRGIM,
TË RINJTË KUR HASIN NJËRI-TJETRIN ULIN SYTË PËRDHE;
MEGJITHATË LIRIA S’U MËRGUA NGA VENDI I SAJ,
ARMIQTË NUK I MUAR DOT TË GJITHA,
KUR LË LIRIA VENDIN, NUK LARGOHET E PARA
APO E DYTA, AS E TRETA,
PRET SA TË DALIN QË TË GJITHË – AJO SHKON E FUNDIT,
KUR NUK KUJTOHEN MË MARTIRËT DHE HERONJTË.
Qe te gezoje lirine njeriu duhet te jetoje.I duhet te ushqehet,te vishet e te kete nje strehe.Liria pa keto eshte nje iluzion apo mallkim.
Me renien e sistemit te kaluar brohoritem sa ungjirem se fituam lirine por sa pame fytyren e llahtareshme te saj sebashku me Bedriun ja mbathem e braktisem atmemedhene.
Boll me me perrallat e lirise dhe atdhedashurise.
Leshon nje gurr ne uje nje i marre(Andrea) dhe leshohen ta gjejne me qindra gomere..
Nje fare Kris 1 , ketu ,duket fare idjot dhe i padenje per te
komentuar , ne nivelin e shumices !
vur dhe nja tre ! te tjera dhe do te terbosh vatane me zgjarsine tende
Mire mor shoku Bedri, per 50 vjet komunizem a pati liri kombi ?
Gabim i nderuar artikullshkrues,e flas per shtetin shqiptar,normal qe e dua vendin tim,pooooor,ketu shteti e “atdheu” nuk jane i te gjitheve por e nje kaste te caktuar,eh une e femijet e mij nje jete kemi e sinqerisht nuk ma ndien fare po fare nqs ky shtet sillet si armik me mua e ne vend qe te pakten te me lere te bej jeten time,ne cdo hallke te tij ma nxin e ofron nje hic te madh,fatkeqsisht eshte keshtu e per shumicen e shqiptareve,atdheu eshte ai qe me ofron dinjitet pune shtepi per mua e familjen time!
Shum shkrim i sakte , z.Bedri , eshte e ditur se kur kombi eshte pa liri nuk ka si te kete liri te njeriut se njerezit e bejne kombin , po kujt ja thua , ja thua dot Andrea Stefanit apo anallistave te sotem , a nuk ishin dje ne diktature profesora te kundertes qe predikojne sot . Keta tipa nuk duan tja dijne asnjehere per kombin as per vendin as per flamurin as per deshmore e heronj per keta anallista te pa skrupullte liria eshte mireqenja e tyre dhe jo kombi .
Z.Bedri. Dua të të kujtoj shprehjen e Ciceronit – “Ubi beni ibi Patria”, një shprehje që shpreh ndjesinë e një pjese të madhe të banorëve të këtij globi. Ata që jetojnë ndër vende të varf’ra të Afikës e Azisë gjejnë rrugëzgjidhjen e emigracionit ndër vendet më të pasura të Europës dhe Amerikës. Dyndja e refugjatëve nga vendi ynë historikisht por dhe nga Siria sot është një shprehje e instinkteve për një jetë më të mirë pa u merakosur asfare për fatin e atdheut të tyre. Ata ikin nga sytë këmbët vetëm sa më larg nga ky vend i mallkuar. Ndaj nk është bash nj’ashtu siç thoni ju. Njeriu kërkon pikë së pari një liri ekonomike për një jetë më të mirë e më të sigurtë për familjen e tij. Idetë nacionaliste dhe pathetizmi patriotik janë sot demode, dhe duken qesharake për një botë që shkon drejt globalizimit. Thellë thellë kushdo mendon, ndoshta dhe në mënyrë inkonshiente, të iki nga ky vend i mallkar që s’ka për t’u bërë kurrë, e të gjej një punë për të qenë diku që të më sigurojë mirëqenien e familjes.
Z. Andromeda, a ke degjuar gje ti , per nivelin e jeteses qe benin ne Siri , perpara luftes civile ?!
Po per Zvicren , ne lindje te Detit Mesedhe , qe u shua si meteor ,pas fillimit te luftes civle , dukelene pas vetem emrin Liban ?!
Nuk po zgjatem me tej , sehumbas kohe .
Je komplet out me hipotezen tende fallse, se gjithkush qe braktis vendlindjen e ben per faktin, se liria ekonomike dhe jeta me e mire ka prioritet para ndjesise per kombin. E para e punes, ai qe ti kaqol e quan “vend i mallkuar” nuk eshte shkaku i emigracionit masiv, dhe e dyta, keto jane dy koncepte te ndryshme qe nuk mund t’i krahasosh kollaj me njera-tjetren.
Degjo se c’ka thene Goethe per emigracionin: Wer sich den Gesetzen nicht beugen will, muss die Gegend verlassen, in denen diese Gesetze gelten., qe do te thote se “kush nuk pranon t’i perkulet ligjeve duhet te largohet nga zona ku sundojne keto ligje.”
****Analiza teorike e A.Stefanit mbi lirinë e kombit dhe të individit ,ku thotë se asgjë nuk është mbi lirinë e kombit.!??? ,kurse unë themë asgjë nuk ka mbi të vërtetën -e VËRTETA është më e shtrejtë dhe e shenjtë se liria e kombit dhe indiviit.
-Se pa të VËRTETËN nuk ka LIRI ,as për KOMBIN ,as për INDIVIDIN.
-Prandaj mos hidhni tymçe e pallavra për lirinë pa të vërtetën ,reformën në drejtësi si emergjenca më e madhe që shqiptarë të gjejnë drejtësi në prokurori dhe gjykata shqiptare ,kjo do të ishte tema reale z.Andre Stefani,DHE JU TË GAZETËS DITA.!
Mendimi i shfaqur nga Andrea Stefani se, “asgjë nuk është mbi lirinë e njeriut, as vetë liria e kombit”,
Ky filozof bie ndesh me te gjithe te renet per lirin e kombit duke sakrifikuar jeten e tyre.Qe nga gjeneza e deri me sot.Po te donin lirin e vet nuk do luftonin pushtuesin.Rrinin ne koteca pulash.
Simbas filozofise se Stefanit.Duhet qe Stefani jep kombin per lirine e vet.Kjo filozofi asht identike me tradhetaret e bashkpuntoret me pushtuesit.Qe sulmonin kotecet e pulave per lirin jeten e vet.Dhe kombin ia u shiten pushtuesit.
Mic Sokoli dha jeten per lirin e ( atdheut,kombit).Jam kurioz si do ta deshifroj kete shembull filozofi Stefani.A thue Mici nuk donte lirin e vet.
Sepse si Mici dhe shume te tjere dhane jeten.U shuane para se te fitonin lirin e vet per te kontribue ne lirin e popullit,kombit.
Andrea eshte marre peng (trullosur) nga leximi i njeanshem literatures donkishoteske liberale qe mohon kombin, ne nje kohe qe levizjet kombetare dhe kontradiktat nderkombetare jane me te forta se kurre ndonjehere me pare ne historine e Europes dhe te botes.
Cdo vend i botes thekson prioritetin e interesit te tij kombetar dhe deklaron me forcen me te madhe se mbi cdo gje ve interesat kombetare
Ne cdo fjalim mbi gjendjen e KOMBIT qe mban cdo vit ne 20 cdo president amerikan nuk harron te deklaroje se ka vene dhe ve interesat kombetare mbi cdo gje.
Ju me Stefanin vazhdoni ison me frazat praktikisht boshe te lirive te njeriut.
Stefani mbllacit silazhin e propagandes qelbur te globalizmit te deshtuar politik qe sot vegjeton ne klishete e deklarimeve bajate te BE.
Nuk ka liri, nuk ka dinjitet, askush pa patur kombin me liri e me dinjitet.
Liria e vertete njerezore eshte atje ku ndjenjat kombetare jane te shenjta e jo objekt sulmesh ne kuader te nje gjoja-modernizmi liberal.
Ku kombi eshte krenari, njeriu ndihet krenar.
Atje ku kombi nuk ka vlere, njeriu eshte pa identitetin kryesor dallues, si nje skllav i lashtesise.
E po kjo pikë e zezë! Internacionalistët na u bënë nacionalistë!
Fshatarja kurveron ne qytet. Fshatari tenton te hiqet internacionalist.
Te dy kujtojne se keshtu modernizohen e behen ” bashkohore ” se internacionalizmi e kurveria jane e njejta gje!