“Dashuria” e Ramës me Vuçiç shton dyshimet në Prishtinë

Elton Tafaruci
Ajo që ishte parë si përplasje në Beograd, tash duket qartazi se ishte vetëm një farsë. Rama pritet të shkojë në Serbi, për të marrë pjesë në përurimin e Autostradës Nish – Durrës, duke shkaktuar dallgë të panevojshme në Prishtinë, ku Ramës po i thonë se kjo autostradë kalon nëpër Kosovë, e jo nëpër ajër të thatë. Kjo është hera e parë, prej kohës së Enver Hoxhës, që një udhëheqës i Shqipërisë diskuton me Beogradin për Kosovën, pa prezencën e Kosovës.

Raportet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, pritet të ftohen gjatë javëve në vazhdim, kur Kryeministri Edi Rama, do të shkojë në Nish, për t’i përuruar punimet në autostradën Nish-Durrës, e cila kalon nëpër Kosovë.

Rama do të takojë edhe një herë Vucicin, me të cilët  tashmë i ka rregulluar mirë raportet personale, por si duket jo pa e dëmtuar Kosovën.

Rama ishte dakroduar vitin e kaluar me homologun e tij serb, Aleksandar Vucic, për ndërtimin e Autostradës, siç thuhet në Beograd, Nish –Durrës, pa praninë e palës kosovare.

Përurimi i kësaj autostrade, që pritet të ndodhë gjatë muajit tetor, ka nxitur reagime në Prishtinë. Reagimet e para zyrtare nga Kosova tashmë kanë filluar të shfaqen. Në qeveri kanë thënë se nuk ka ftesa për zyrtarët e lartë shtetërorë, ndërsa Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ashpër, duke refuzuar të shkojë në Nish, për të përfaqësuar Kosovën në këto takime, pa përfaqësuesit shtetërorë të Republikës së Kosovës.

Aty nënvizohet se asnjë shtet, fqinj as Shqipëria dhe Serbia nuk mund të flasin në emër të Kosovës. Ndërkohë që ish-Zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi, në një shkrim autorial të publikuar në mediat e Shqipërisë tha se Edi Rama ka rënë në kurthin e homologut të tij serb.

Vucic tashmë është duke provuar “ta shesë” autostradën si një projekt që do të forconte bashkëpunimin e mirë rajonal, por duke injoruar tërësisht Kosovën. E në vallen e tij po luan pa ndonjë rezervë edhe Kryeministri Rama.

“Ja që Kryeministri serb Vuçiç tash e një vit po insiston në ri-emërtimin e këtij projekti kapital si autostrada “Nish- Durrës”. Në takime me BERZH e Bankën Botërore, në paraqitje mediale dhe takime me diplomatë, Vuçiç e potencon rëndësinë e “autostradës Nish- Durrës” me një gjuhë, në shikim të parë moderuese, të fokusuar në promovimin e bashkëpunimit rajonal” ka shkruar ish-Ministri i Jashtëm Petrit Selimi.

Rama kishte provuar të lër një shije prej patrioti në Beograd, kur ishte përballur me Vucicin, por në Prishtinë tashmë janë ngjallur dyshimet.

“Qeveria e Shqipërisë nuk do të duhej të binte në kurthe të tillë. Fqinjësia e mirë është shumë e rëndësishme dhe përafrimi i Tiranës dhe Beogradit u bë i mundur vetëm pas dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit. Për këto takime që kanë fokus bashkëpunimin ekonomik apo politik, me të vërtetë nuk duhet të ketë hatërmbetje. Ama do të ishte thellësisht zhgënjyese nëse për hatër të këtij bashkëpunimi, Shqipëria të pranojë, apo të jetë dëshmitare, e ri-emërimit të Autostradës së Kombit si projekt të spektaklit vuçiçian që lidh Nishin me Durrësin” ka shtuar më tej Selimi.

Vetë Rama, në shpjegimet e tij që ka bërë për takimin në Nish, nuk e ka zënë në gojë autostradën.

“Do të flasim për të ardhmen e përbashkët të rajonit dhe potencialet e jashtëzakonshme të bashkëpunimit ekonomik e tregtar në të mirë të sipërmarrjeve e të popujve tanë” ka thënë ai.

Ai është munduar të shpjegojë se nuk është duke u përzier në punët e Kosovës dhe se nuk ka provuar të ndërmjetësojë që edhe kosovarët të përfaqësohen në Beograd.

“Jo, as me është kërkuar dhe as e kam kërkuar një gjë të tillë. Dhe dua të sqaroj një gjë: Unë nuk e ndaj asnjëherë Kosovën nga agjendat e bisedimeve te mia dhe nuk i shoh asnjëherë të ndara interesat strategjike të shqiptareve të Shqipërisë e të Kosovës, por po ashtu, asnjëherë nuk hyj në punët e në vendimet që i takojne Qeverisë se Kosoves ne raport me palët e treta! Ne rast se me kërkojnë një mendim vëllazëror e jap me kënaqesi, po kurrë ndërhyrje, sepse s’e kam pare asnjëherë si diçka pozitive sjelljen e dikurshme paternaliste te Tiranës ndaj Prishtinës” ka theksuar Rama.

Vitin e kaluar kur autostrada ishte bërë temë intensive gjatë debateve Rama ishte kritikuar edhe në Tiranë për hapat e tij në raport me Serbinë.

Publiciti Rexhep Shahu kishte ngriturdisa pyetje të tjera në lidhje me projektin Rama-Vucic.

Shahu kishte thënë se duke pasur parasysh se nga kufiri i Kosovës në Tiranë, autostrada ka qenë pothuajse e përfunduar, kjo marrëveshje shërben më shumë për Serbinë dhe Kosovën. “Pse duhet të nënshkruhet ky projekt mes Vuçiç dhe Ramës dhe jo në mes Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe Vuçiç?”

“Në qoftë se ky projekt, i cili është zbatuar në Kosovë, nënshkruhet nga Rama, atëherë kjo është shenja e fundit në frontin e kryeministrit serb për faktin se Kosova nuk është e njohur dhe se liderët e Kosovës janë injoruar” ka theksuar Shahu./Gazeta Ekspress

Share This Article
16 Comments
  • Perse duhet Kosova?! Bashke me Berishen udheheqsit kosovare jane me te korruptuarit! Jepini nje leksion ketyre hajduteve ne pushtet! Eshte koha te kuptohet se kombi shqiptar ka nevoje te europianizohet!

    • Edhe kur eshte rasti edhe kur nuk eshte rasti Ti “TJ” merresh me Berishen.
      N’a sqaro , e ke inat dhe e urren sepse T’a ka futur apo Sepse Nuk t’a ka futur ne bythe ?
      Alibia e ” Kundershtarit Politik” nuk qendron sepse ke vite qe ne te gjitha portalet e ke bere cope.

      • ***Syrja !.., – që duhet goditur e shpartalluar krimineli Berisha këtë nuk besoi se e vë kush në diskutim ,përveç jushë ?
        -Se ka korrupsion në politikën Kosovare e shqiptare edhe kjo nuk vihet në diskutim .
        -Se E.Rama dhe politika shqiptare në radhë të parë ka për qëllim të mbroi Kosovën së bashku me shqipërinë një llojë dhe interesat e sajë në rajon dhe në botë kjo nuk vihet në diskutim.
        -Se mardhanjet e shqipërisë me Serbinë varen gjithëmon si dhe sa serbia respekton kosovën si shtet të barabart kjo dihet.
        -Pa respektuar kosovën me qeverinë e sajë edhe shqipërisë nuk ka çfar i duhet marveshjet me Serbinë -.Marveshja e parë duhet kryhet Kosovë- shqipëri (marrveshje vllazrore ),pastaj me Serbinë dhe Vuçiçin ku shikoi një udhëheqës simpatik , bashkëpunues që i don reformat dhe integrimin europiane .
        – Duhet përshëndetur MARVESHJET ku sejcili shtet të tria i ka të ralizuar interesat dhe aspiratat e sajë në BE -.-Jo të kritikohet E .Rama për mardhanje të mira me Vuçiçin andaj dhe këtej kufirit shqiptar për shkak të gjelozisë dhe korrupsinit që ekziston !.

    • Ok
      Kisova atehere te mos e ndertoje pjesen e ruges qe lidh Kosoven me Serbine dhe keshtu Serbia do jete e detyruar qe te bisedoje me politikanet e Kosoves

      Sa per korupsionin e politikaneve Edi Rama esht me i koruptuari nga te gjithe , sepse esht i vetmi politikan qe esht akuzuar direkt nga Institucionet Nderkombetare serioze , sic esht OSBE qe e akuzoi se ka 200 milion euro ne banka te huaja

  • Islamizmi i trembet ortodoksizmit?
    Mendoni si te krishteret qe mos kini me dyshime?
    Problemi kosoves esht se nuk kerkon te integrohet dhe gjithnje ben fajtor serbet kur tashme po duket qarte se ata kerkojn dhe jan ne rrug te drejte drejt europes dhe vlerave te krishterimit !
    Bravo rama keshtu duhet jo ekstremin nacionalit orjental si enveri apo berisha!

  • Edhe sillni deklaratat autentike te Rames se nuk do te perfaqesoje Kosoven ne takimin e tij me Vuçiçin, edhe e akuzoni ate se do te anashkaoje Kosoven. Nuk e di jeni gazetare ju qe shkruani mbroçkula te tia, apo çfare jeni. Bazojini hamendjet tuaja qofte edhe ne ndonje shprehje te Rames qe te jeni sadopak te besueshem. Pak me dinjitoze, zoterinj.

  • Qe eshte farse kjo dashuri Rama- Vucic..nuk diskutohet…

    Por dhe vete kosovaret e kane treguar veten si SHAMI HUNDESH dhe bota ka te drejte te fshije qyrret jo vetem me kosoven por dhe me shqiperine

    E pavend eshte krahesimi me Enver Hoxhes qe pamvaresisht nga disa gabime serioze te tij do ngeli burri i shtetit me i madh i shqiptareve

  • Ky shktim fund e krye vetëm hamëndësime,jo ashtu po kështu.GAZETAR,KY NUK ËSHTË LAJM AS INFO,,,por futja kot,,!

  • Realiteti asht qe perfaqesuesi shteteror i Kosoves duhet te ishte pale e trete e domosdoshme ne kete takim kryeqeveritaresh.
    Rruga kalon likpermjet Kosoves.Vucic dhe Rama duhet qe lidhjen ta bejne me rruge ne hava ne krejt gjatesin qe i bie ne teritorin kosovare.
    Takimi Vucic – Rama te krijon iden,berja e hesapeve pa hanxhin.
    Rruga asht ne interres te zhvillimit shoqerore.Po ne kete rast Kosova te ndaloje cdo marrveshje qe behet ne munges te qeverise se vet.
    Keshill per kosovaret.
    Sali Berisha ka veprue ne cdo gje kunder interresit te shtetit te Kosoves.Duke filluar nga nderhyrjet qe te mos firmoset deklarata e Rambujes.”Embargoja patriotike” etj etjera te zeza qe ju kosovaret duhet ti mbani syt kater.

  • Normalizimi i mardhenieve midis shteteve dhe per me teper midis fqinjeve me interesa te perbashketa ne rrugen drejt integrimit europian, duhet te jete priorite i çdo politike dhe diplomacie te vendeve te rajonit, ku nuk bene perjashtim as Shqiperia dhe as Kosova. Kryeminstri shqiptar eshte kryeminister i Shqiperise dhe jo kryeminister i Kosoves. Paaftesia per tu perballur me problemet dhe sfidat nuk mund te konsiderohet si justifikim i mbylljes se deres per askend. Qeveritaret e Kosoves dhe jo vetem , por dhe mediat afer saj, duhet te kuptojne njehere e mir se qeveritaret e Shqiperise kane mare voten e qytetarve shqiptar per te perfaqesuar ne rradhe te pare interesat e tyre dhe te askujt tjeter. Ne nuk mund te jemi si ai mesalla me dy faqe perballe kerkesave te BE. Edhe te pranojme se do te ecim ne rrugen e integrimit euroatlantik si qytetar europian dhe nga ana tjeter te veprojme si folkloristet e shekullit te XIX-te. Edhe te pranojme se bashkimi i kombit shqiptar do te behet veten ne bashkimin europian dhe nga ana tjeter te kryejm veprime qe bien ndesh me platformen politike te BE-se. Qeveritaret e kosoves duhet te ndergjegjsohen njehere e mire se nuk jane krah Shqiperise si ai femija qe merret per dore se mos e shtyp makina, por te ndertojne politken e tyre ne interes te popullit te shtetit te tyre qe kane me te gjitha te drejtat si çdo shtet i pavarur dhe sovran ne europe dhe ne bote.

  • Z. Rama thot se nuk perzihet ne punet e brendhme te Kosoves kur dihet se AUTOSTRADA NISH-DURRES kalon nepermes te Kosoves e cila eshte pak me e gjate se Nish-Merdare e pak me e shkurte se Morine-Durres. Kjo tregon se Rama e nencmon nivelin e njohurive diplomatike te kosovareve. Bene nje “lajthitje” skandaloze ne deme te ceshtjes shqiptare e cila ende nuk eshte zgjidhur ashtu sic presin shqiptaret. Via Ignatia kalonte edhe neper Selanik, valle a mundet z. Rama te negocoje me Erdoganin per ndertimin e autostrades Durres-Selanik-Stamboll pa i konsulltuar HELENET. Keshtu z. Rama tregoi se me kot e ka AMBASADEN ne Prishtine kur njohjen e Kosoves si shtet te pavarur nuk e respekton-i ka ra pishmon. Katastrofe! Nuk eshte cudi kure po shohim se gjera te ngjashme skandaloze jane ka ndodhin koheve te fundit.Autostrada Nish-Prishtine-Durres i nevoitet popujve qe i lidhe kjo rruge dhe eshte dashur te ndertohet edhe para Rames e Vucicit. Ky i fundit nuk ka dashtur. Tash z. Rama merr per siper ndertimin e saj pa kosovaret, gje qe i ngjane nje PAZARI PA HANXHINE. Cka do te thot se HANXHIU nuk eshte fare i rendesishem. Me nerjush kush po ia vnon kosovareve. E kane mjafte PAVARSINE dhe se diplomacia nuk eshte per TA. Nencmon edhe tallet!!!???

  • lerini patriotizmat e teperta o kosovare. lere te behet ajo rruga se perfiton edhe populli i kosoves. mos mendoni e gjykoni si ne lindjen e mesme, Behuni europiane ose perpiquni te pakten.

  • “Liderèt e Kosovès u mènjanuan”

    dhe na qènkèrkan mèrzitur shumè. Aq shumè, saqè po i vèrsulen Ramès pèr mosftesèn e bèrè ndaj tyre.
    Cilèt janè kèta “liderè” tè Kosovès, qè meritokan tè merren seriozisht dhe tè tirilojnè nè skenèn ndèrkombètare? A ndjehet dikush me mend nè kokè nè radhèt e shqiptarève tè Kosovès, i pèrfaqèsuar politikisht nga kèta klounè analfabetè?
    Cilin prej tyre, ia vlen ta marrèsh seriozisht?
    Atifete Jahjaga, ishte ajo qè bènte si Presidente pèr nja 4 vjet. Nèse doni tè dini intelektin e saj, ndiqni njè intervistè live tè saj me kanalin gjerman ZDF, ku gjermanèt u detyruan ta hiqnin nga ekrani duke i prerè fjalèn. Sot, kanè Hashim Drenicèn “president”. Tè vjen tè shkulèsh qimet e kokès, kur dègjon shqipen e kètij bajlozi tè korrupsionit, qè evitohet nga çdo lider europian, pèr shkak tè krimeve qè mban mbi supe. Èshtè ai, qè firmos edhe dhurimin e gjysmès sè Kosovès, vetèm e vetèm tè mos lèshojè karriken, qè i jep “imunitet juridik”.
    Kryeministèr, kanè Isain e Millloshit. Tè thuash i korruptuar dhe kriminel èshtè pak, pèr njè njeri shèrbètor tè devotshèm tè Serbisè.
    Tregomèni njè ministèr tè kètij shteti, qè ia vlen ta marrèsh seriozisht?
    Merrni Adem Grabovcin dhe bèjeni kryetar tè “grupit tè kontakteve” me Vuçiç. Do ju nderojè, ashtu siç “iu ka nderuar deri sot”.
    Kosova èshtè njè shtet i dèshtuar. Ky èshtè realiteti i hajnisè shqiptare nè Kosovè.
    E sa pèr “patriotèt” shqiptarè nga Kosova, ata tè diasporès. Ata e kanè firmosur me kohè “çdo kontratè” me Serbinè. Kush i pèrjeton 90% tè tyre nè kufirin hungaro-serb, tek iu lèpijnè serbève edhe tè pasmet, duke futur “me dèshirè” nga 10-20 Euro nè “Pasosh”, vetèm e vetèm pèr tè kaluar traun,,,,, ai humb respektin pèr “trima” tè tillè.
    Ndaj o “kosovarè”. Nuk èshtè Edi Rama ai qè po iu tradhèton juve. Tè atij lloji, kini boll nè radhèt tuaja.
    Kush pret tè pèrfaqèsohet nga “liderè” tè tillè dhe tè ftohet nè takime ndèrkombètare, aii nuk ka nevojè pèr armiq.

  • Koqevare,dixhitale te Sali Berishes,mos u nxitoni shume ne asyetime pa buke dhe akuza te demeshme ndermjet shqiptaresh.Edi Rama ka luftuar fort per te drejtat e shtetit me te ri KOSOVES,per ta njohur ate ne arenen nderkombetare dhe pse jo bashkimin e dy shteteve te ndare e percare nder shekuj.Diplomacia eshte e veshire dhe zor se mund te kuptohet nga njeres qe jane ritur duke rojtur bagetine dhe kane fjetur me koke ne kercu.Ndergjegjesohuni zoterinj te nje kombi thoini JO percarjes duke injoruar hafijet e serbit si andej dhe ketej kufirit.Jemi nje popull qe duhet te trgohemi tolerante midis nesh per te forcuar dashurine e nje kombi te percare.Edi Rama cdo gje do ta beje publike e me dinjitet ne te mire te popullit heroik te KOSOVES qe duhet tju tregoje vendin spiuneve te U.D.B.se si ky palo gazetar ose (DIXHITALI I SALESHIT).

  • Ne kosovaret i kuptojme sjelljet e nacional-shovenistve serbe dhe e dime se Vucic kahdo qe te shkoje me vete e ka PLAN-PROGRAMIN te Ilija Garashaninit per zhdukjen e kombit shiptare. Ketu nuk kemi te beje me patriotizmin por me mbrojtjen e vatres ku me shekuj jetonin dhe nende jetojne pjese te kombit. Nese ju mendoni se Jasharajt dhe qindra jasharaj tjere te shqiptareve sakrifikuan familje te tera ate e kane bere per hater te nje berishe, nje rame apo nje kastraveci tjeter atehere jeni GABIM (kjo nuk eshte shprehje adekuate qe tregon mllefin e kosovarit). Po! eshte mllef te cilin une nuk kam aftesi te shprehi me bindes per ata qe nuk dijne se c’eshte te humbesh cupen e cunin te cilet jane nen mbrojtjen e juaj. Te ndjeshe dhe te perjetoshnuk eshte njesoj. Nje pjese e madhe e juve te cilet mendoni kinse jeni te lire marksizem-leninizmi ju ka krijuar ROBOT-njerez pa ndjenja shpirtrore, njerez te cilet punojne si te programuar. Me kujtohen fjalet e te nderuarit Reshat Arbana:Nuk eshte shqiptar ai i cili nuk e viziton kete ekspozite- ishte fjala per ekspoziten, jo per punimet e bukura te Rames por per masakrat te cilat i beri pikerisht edhe ky fare Vucic me paramilitaret e vete. Ne me te vertet nuk dijme se c’muhabet bene Rama me Vucic e Meta me Tadic por e dime nje te vertet tjeter:serbi kurre nuk e vene diken ne krye te vendit pa e patur mike te interesit apo shpirtit.
    Europa kurre nuk e gjykoi seriozisht Sebine per genocidin qe ushtroi ndaj popullit shqiptare. Nuk e gjykoi kurre per masakrat qe Serbia ushtroi ndaj familjeve te pambrojtura shqiptare. Europa kurre nuk tha se Kosova dhe jo vetem Kosova eshte territor i okupuar nga serebet. Europa pranoi Greqine pa e detyruar qe ta njohin kombin shqiptare dhe qe t’i lejoi camet te kthehen ne trojet e veta.Europa kurre nuk e gjykoi Ligjin diskriminues e genocidial te Reformes Agrare te Ish-ish Jugoasllavise. E dini ju qe kritikoni patriotizmin kosovar se c’ishte kjo reforme? Shume sende me kane bindur se nuk e dini. Duhet ta mesoni- e gjeni ne internet e ne libra, nese ju nintereson.
    Askush nuk mund te mohoje rendesine e autostrades dhe te bashkepunimit te kombeve e shteteve.Por BE i vene kushte te papershtatshme per kosovaret. Kushti per Ramen eshte: eja ne Nish por bez shftara (pa shqiptre te kosoves)! Dhe Rama pranon te shkoje ne Nish duke shkelur neper varret e afer 700 (ne nje dokument jane 683 te mitur me emer e mbiemer) cupave dhe cunave e masakruar vetem ne kete luften e fundit, Zoteri, ketu nuk eshte ceshtja e patriotizmit. Patriotet jane ne ‘shoqerin’ e atyre 700 vocrrakeve. Kemi mbetur ne te cilet shtiremi si heroj te ‘vertet’ kurse nuk jemi me shume se QYQRE.
    Shqiperia ka dhene shume per Kosoven por t’i mbaje duarte large saj ne se bene apzar pa hanxhine!

  • Pse habiteni ju kosovar.Ashte tradit e partis se Rames.Partin komuniste e krijuan Jugosllavet kjo nuk mohohet.Edhe kur bene sikur u prishen.Sa kosovar qe iknin per te shpetuar ne Shqiperin nane,qeveria mbasi i torturonte i kthente mbrapa,dhe i shkembente me shqiptart qe kerkonin te iknin nga ferri komunist.Po ma e cuditshmja kosovart e quanin Enverin si hero te kosoves.Nuk habitem se ka ala te tille ne Kosove qe e duan Enverin.Prandaj duajeni edhe pasardhesin e tij Edverin (Rama).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *