Ina Rama drejt Strasburgut për gjykatëse

Elton Tafaruci

Ish-kryeprokurorja Ina Rama, anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Sokol Berberi dhe juristi Gent Ibrahimi janë përzgjedhur si kandidatë për t’u zgjedhur gjyqtar i Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut për shkak të mbarimit të mandatit të gjyqtarit aktual.

Zgjedhja do të bëhet me votim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në tetor të këtij viti. Pasi Këshilli i Europës i kërkoi Qeverisë shqiptare paraqitjen e listës me tre kadidatura, u bë edhe thirrja për aplikim, të cilës iu përgjigjen 11 emra.

Komisioni përzgjedhës përbëhet nga Luan Omari, Kristaq Traja, Bashkim Dedja, Artan Hoxha dhe Artur Metani, raporton TCH.

Komisioni përzgjedhës thirri kandidatët në një fazë të dytë dhe vetëm 6 prej tyre janë paraqitur. Për shkak të hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetutese, komisioni, veç kërkesave të legjislacionit aktual, u kërkoi kandidatëve që vazhduan garën edhe vërtetimin e dorëzimit të formularit të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit, si dhe kërkoi nga ILDKPKI-së informacion mbi verifikimin e deklarimit të pasurisë.

Komisioni ad-hoc propozoi listën me tre kandidatë, Sokol Berberi, Gent Ibrahimi dhe Ina Rama.

Në fazën e parë dhe të dytë kishte shprehur interes dhe kishte aplikuar për këtë post edhe zoti Xhezair Zaganjori, aktualisht kryetar i Gjykatës së Lartë. Ai ka kërkuar të lërë detyrën duke u përzgjedhur anëtar i Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Share This Article
1 Comment
  • I uroj me mish e me shpirt te zgjidhet z.Ina Rama.Po u zgjodhe Z.Ina Rama do pije e do dehem pa pushim.Do jete dite feste e gezimit historike.Aq ma teper nese vjen dita dhe pa dyshim do te vije,ti vihen bylyzyqet ne duar flliqanit te vicidolit me gjithe trashigimtare qe vrane Gerdecin dhe desh i vodhen Zanfer Ansarit 3 miljon euro.
    Po cfare do thote karaduzi i Vucidolit.Do jete dakord per “Silvi Contin” apo per “Laviren e Bulevardit”.
    Mendim ma gjenial kontradiktor i Berishes nuk mund ta gjesh ane e mban botes tu e kerkue me pishe ne dore e ne gjurme te kalit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *