Arrestohet 55-vjeçari në Pukë, dhunonte gruan dhe djalin

Elton Tafaruci

Policia e Pukës ka arrestuar një 55-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshoretës dhe djalit të tij.

“Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gjovalin Gjeci, 55 vjeç, banues në Pukë. Ky shtetas me datë 25.08.2016 në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases P.Gj, 54 vjeç dhe djali të tij shtetasit A.Gj, 32 vjeç“, informon policia.

Materialet proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *