Spanja shkatërron grupin e shqiptarëve dhe bullgarëve që tregtonin drogë

Elton Tafaruci

Një operacion i përbashkët antidrogë ndërmjet Policisë Spanjolle dhe Policisë Shqiptare ka çuar në shkatërrimin e një grupi kriminal të përbërë nga bullgarë dhe shqiptarë, të cilët merreshin me veprimtari kriminale në fushën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike të forta.

Janë arrestuar në Spanjë 3 shqiptarë dhe një bullgar. Konkretisht: A.Q, 47 vjeç, A.D, 41 vjeç, dhe E.Sh, 27 vjeç, të tre shtetas shqiptarë. Si dhe P.D, 41 vjeç, shtetas bullgar.

Janë sekuestruar 38 kilogramë heroinë e pastër, 8 kilogramë kokainë e pastër dhe 50 kilogramë përzierës. Gjithashtu, është shkatërruar një laborator që përdorej nga organizata kriminale për të përzier lëndën narkotike.

Rrjeti kriminal merrej me shpërndarje heroine në Barcelonë dhe Tarragona. Gjatë operacionit u krye kontrolli i disa banesave në Barcelonë, Gava, Rubi dhe Castelldefels.

Castelldefels u raportua si rezidenca e të dyshuarit kryesor, i cili ishte dhe drejtuesi i grupit kriminal, një shtetas shqiptar mjaft i njohur për policinë spanjolle. Gjithashtu, u konfiskuan një sasi e konsiderueshme parash dhe 10 mjete të shtrenjta, pajisje të ndryshme elektronike dhe shumë dokumenta.

 

 

Screenshot_1
Screenshot_9
Screenshot_11
Screenshot_12
Screenshot_14
Screenshot_15
Screenshot_6
Screenshot_8
Screenshot_10
Screenshot_7
14137705_10208705271542875_407519901_n
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *