(E shkruar në vitin 2011- në kohën e qeverisjes Berisha-Meta)
Të falem-Ali Asllani,
i madhi mes të mëdhenjve,
ende nuk u tha mellani,
i kohës së maskarenjve.
Po kjo kohë qëlloi e gjatë,
dhe shumë vdiqën-o Ali,
dhe asnjë nuk ngjalli prapë,
Nënëzeza Shqipëri.
T’i thotë: “Maskarenjtë ikën,
s’u ka mbetur as nishan!”,
po ato shpresa u fikën,
prapë në krye ata janë.
Ne aspak s’jemi të nëmur,
gjithë jeta me maskarenjtë,
po kështu qënkish e thënur,
të besojmë si budallenjtë.
Të tillë nuk u bënë më kot,
në fillim ishin si ne,
pastaj kërkuan një votë,
dhe na bënë kallame.
Maskarenjtë këtu kanë qenë,
asnjëherë nuk janë zhdukur,
neve dhe të shkretën Nënë,
porsi qentë na kanë ndukur.
S’iku lukuni e vjetër,
si s’lot mëndja e njeriut,
shfaqën të njëjtit surretër,
si në kohën e Aliut.
Maskarenjtë kanë pasurinë,
e çdo ditë e ngjeshin dëngun,
neve kemi Shqipërinë,
që ta ziejmë e t’i pimë lëngun.
Këtë kohë ta ndërpresim,
t’u japim dërmën zuzarëve,
ose ndryshe le të vdesim,
ndënë thundrën e kusarëve!
5 Janar 2011

” Koha eshte e maskarejve,
por,Atdheu i shqiptarve…”
……………………………………..
Keto i tha, Asllan Aliu
Nje nder te rrallet poet!
Dhe fjala, sikur i mbiu!
Se dhe sot ashtu ka mbet
Por,une s’di ne jam verbuar!
Se, vec Rames i besoj.
Ende them,qe s’ka harruar
Maskarejt’ do i qeroj.
Te gjitha partit ma shpifin
Madje, dhe parti e tij!
Ku te vjetrit bekan divin
E mbi ta s’ka me njeri!…
Shkurt, Ps.- Pd. arusha..
Jane nje bajge per gjysem ndare.
Ky lloi plehu me nder fusha,
S’do ler’ bime pa e thare!
Paska pleh,qe bimet vret?!!!…
Ndonjeher, kjo s’ eshte pare!
Plehu, bimve u jep jete.
Vec, jo te ne, o, shqiptare!…
Po,kush jane partit e tjere?
Ajo bajge,por ndar’ ne copa!
Tashme u ka dalur era..
Ka zene hundet gjithe Bota.
Mire xhanem po,kush na mbeti?
Ju do me thoni doemos.
Per mua ish nur Mbreti,
Kish lezet nje goxha lloz!!..
Hu nje meter patem pare
Biles dhe e patem ngrene…
Ndaj do thosha,s’kish te share
Huri dymetrosh me kembe….
Le te vinte madheria
(Mbretrit jane per fukarane!)
Mbase nga qese e tija
U jip borxhin pleqve tane…
Te zest,s’kane as per varrosh!
Xhepat u’a fshiu Sudea!
Prapa saj ish nje kodosh!
U tha : – Eshte parfum,halea! –
Nejse, Sal, o,i shkalluar
Me s’me rren dot me trillime
Une dhe pse i deshperuar
Do votoj per bajgen time..
Ti mire e ke o Beni, por,
per ata nuk ka grope,
sepse leksionet qe marin,
lexojne: “Made in Europe”!
Une dakord nuk jam fare,
me ato qe thote Aliu,
se ketu ata po shtohen,
Njelloj si kerpudhat pas shiut!
Njelloj si kerpudhat e pyllit,
ato te llojit ” toksik”,
te bardha dhe attractive,
Made in Amerik!
O Beni nuk di c’te them,
por mbase dhe beme gabim,
kur ndryshuan menyte,
Nga lindja ne perendim!
Tani po na servirin,
nje corbe me djegset speca,
menu enkas per ne,
gatuar ne Vengecia!
Parreshtur luajn kusaret,
lojen me kungulleshta,
ne funde fitimtari,
rembene nje cope nga bjeshka!
Nga bjeshket e nemura,
sic i ka quajtur i pari,
ate thesare te pa pare,
qe e ka vetem shqiptari!
E kot shprsone Aliu,
se.do te biem ne rehate,
kusaret tane tashme,
me shume kane haleate!
E qane shqiptare mavtija,
loti si lume vershone,
e prape ne diten e duhur,
hajdutin vete votone!!!
E mbajne syte perpjete,
per ndonje zog te ARTE,
por fatkeqsishte nga qielli,
ketu zbrete vec SKIFTERI!
Iku, shkoi 13-ta,
kur na dha PS-ja shprese
kur 1 milion vota
ia dhame asaj, per bese!
Por iken tre vite plot
dhe Rilindja u shkermoq
shkund shpatullat Meta sot,
s’kemi hajer askund , o shoq!
Na çudit se zeri i Rames
qe pat qene bubullime,
flet si wma e Zeqos majw thanes,
katandisur ne murmurime.
Ah, o poet Ali Asllani
fol or fol e na bertit,
se prape ti te rritet nami
na bej shprese e na ndrit!
Mos u lodh, o Arben djali,
trim me pende, si te qemotit
ç’ te te them une zavalli
paskem qene nemur prej Zotit!
Rrojne poetet e mire, rrojne,
nuk u vdesin fjalet e zjarrta,
“kryetaret” vijne e shkojne,
Lum si Ju me fjalet e arta!
Asgje nuk do ndryshoj arben. Ne tani jemi koloni e demoshkerdhatizuar. Ku dhe ligjet na i detyron bota.
Erdhe me 1920 me arme, u munden.
Erdhen me 1941 me arme u munden.
Tani e treta e verteta me 1991 shin. Po kete rradhe erdhen me ment nevkoke, jo me arme. Erdhen me cek te bardhe. Dhe njerezit dolen rrugeve me lule e brohoritje.
Tani shqiperine po e shqyejne cakenjte. Njeri porte, tjetri aeroportet. Tjetri hidrocentralet dhe metalurgjikun. Tjetri telefonat. Tjetri naften. Ke quan pushtim ti?????
KESHTU SIC E SHEH SOT SHQYPNINE E PROJEKTOI ENVERI
NEXHMIJA ME XHELATET E PARTISE TE DALE NGA TERRI
PRANDAJ O DUKA BEJTEXHIU KORRIGJO SHENJESTREN
SE ZUZARET E SOTEM NUK I MUND DOT ME GENJESHTREN
QE ENVER SADISTI ISHTE ENGJELL NGA QIELLI
KUR KY ANTIKRISHT SOLLI MURTAJEN NGA FERRI
NGA KJO MURTAJE E KUQE VUAN SOT SHQYPNIA
SE QEVERISTET NGA VEMJET QE LA PAS PARTIA
Me kane pelqyer e me pelqejne thumbat e romuzet ndaj politikes. Ajo,qe nuk po me gezon, eshte i diferentizmi i ketij populli. Cdo gje e presim nga politika.
Nuk mund ta kuptoni, ose ju jane shteruar forcat, ose ju ka humbur nuhatje, te kuptoni se, cfare vlerat kosale ka ky vend i bekuar. Ju e mallkoni se nuk ja prekni vlerat. Beni nje hap me shume. Luftoni pa ju nenshtruar politikes se do te kuptoni se cfare eshte Shqiperia per ju. Kam nje muaj qe po e ndjeje begatine e vendit tim me pensjonet qe marre dhe ska te krahesuar me eurot ku jetoje prej vitesh. Lereni politiken dhe futjuni puneve se begatine e keni ne token meme qe ska te krahesuar me vendet qe na rrethojne. Ndihemi tjeter kur jetojme ne vendin tim.Te gjitha produktet qe konsumova shume here me jetedhense se ne boten Evropjane. Kthehem per te marre jete me shume ne token e pa vlersuar.
.