Në vijim të konkursit për përzgjedhjen e kandidaturës së Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, bazuar në kriteret e përcaktuara nga Urdhëri i Ministres së Kulturës numër 265 datë 04.08.2016 “Për shpalljen dhe përcaktimin e kritereve të përgjithshme dhe të veçanta për konkursin për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm, në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Komisioni i ngritur me urdhër të Ministres së Kulturës numër 265/1 datë 23.08.2016 zhvilloi procedurat e vlerësimit të aplikimeve të paraqitura në Ministrinë e Kulturës dhe përzgjedhjes së kandidaturës për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Pas studimit te dosjeve te aplikimeve dhe intervistave të kryera me kandidatët në datën 24.08.2016, Komisioni i propozon Ministrit dy kandidatë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor :
1. Kandidaturë e parë znj. Zana Çela
2. Kandidaturë e dytë z. Josif Gjipali
Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro ka pranuar propozimin e komisionit. Vendimi do të merret në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.

Po u be gjithe ajo demostrate,ku merrte pjese gjithe brezat e kontribuesve te artit shqiptar,kunder Zana Celes!!!!Nuk do rendis arsyet perse emri Zana Cela nuk duhet te perfaqesoje TKOB,por me thoni cfare kontributi ka ne opera,Bejeni drejtoreshe te qendres muzikore per femije,meqe ka kenduar nje kenge kur ishte e parritur.