Burkinit, paralajmërohen qytetet franceze

Elton Tafaruci

Kryebashkiakët e qyteteve franceze të cilët ndaluan ‘burkinit’ janë paralajmëruar se duhet të marrin parasysh vendimin e gjykatës për pezullimin e këtij veprimi.

Avokati për të drejtat e njeriut Patrice Spinosi tha se nëse ndonjëri nga kryebashkiakët nuk do të bindet, atëherë ai do ta çojë çdo çështje në gjykatë.

Të paktën tre kryebashkiakë kanë deklaruar se nuk do ta heqin vendimin e ndalimit të Burkinit nga qytetet dhe plazhet e tyre.

Të premten, e 26 gushtit 2016, Këshilli i Shtetit tha se ndalimi i burkinit në qytetin Villenueve-Loubet, shkelte në mënyrë serioze dhe të paligjshme liritë themelore.

Vendimi pritet të vendosë një precedent për të 30 resortet franceze, kryesisht gjatë Rivierës, të cilët kanë vendosur ndalime të tilla.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *