Kryeministri Sali Berisha ka qënë sot i pranishëm në përurimin e fillimit të punimeve për impiantin e ujërave të ndotura në Orikum, të Vlorës. Nga Orikumi Berisha nuk ka kursyer komentet në lidhje me kandidimin e kreut të PS-së, Edi Rama në qytetin e Vlorës. Sipas tij, meqë Rama e ka selinë në Tiranë, duhet të kandidonte atje. “Kryetari ka selinë në Tiranë, duhej të kandidonte në Tiranë, por unë nuk ndërhyj në punët e brendshme të PS”, tha ai.
Berisha më tej ironizoi edhe kandidatin e tretë në listat e PS-së, Koco Kokëdhima: “Në Vlorë nuk erdhi Rama, erdhi Koçua. T’ju sjellë Koçon per ta votuar ju është e pafalshme. Ky njihet si njeriu që fitonte çdo tender rruge. Shkollave të Koços, u prishej tavani. Koçua i detyrohet bashkisë së Tiranës miliona euro”, tha më tej Berisha.
Berisha shtoi më tej se në Himarë për Koco Kokëdhimën këndohet një këngë që thotë: “Kush t’i lidhi sytë, Kocua ynë”. Sipas tij kjo këngë i këndohet ngaqë i ka zënë sytë Himarës me pallate.
Edi Rama dhe biznesmeni Koco Kokedhima jane nder kryesuesit e listes se deputeteve te PS-se ne Vlore.

Po ti mor kryeminister ne ku e ke pasur dhe ku e ke seline e PD? sepse ne 2005 dhe 2009 kandidove ne kavaje
Kur armiku i demokracise,vrasesi dhe kriminelei Berisha thote qe Koco Kokedhima eshte gabim i madh i PS,kjo duhet marre si nje arsye me shume per te votuar pro Kokedhimes,botuesit te gazetes Shekulli.
Ai eshte kanditatura me e mire per gjithe zonen e bregdetit,sepse eshte nje intelektual dhe patriot i madh qe mbron me studime te mirfillta qe Himara eshte shqiptare.
Mos bini ne kurthin e Berishes.
Votoni per Kokedhimen
Hera e pare pas kaq vitesh qe po me duket Sali Berisha simpatik. Si eshte e mundur te behet deputet nje si ky Kocua? Doni listen e viktimave te tij? Te gjithe studentet qe jane diplomuar ne Filologji ne Tirane. Ato “ndermarrjet” e tij ku behen mbledhje idiotesh qe zgjasin ore te tera per te degjuar brockulla, dhe nuk behet asnje ore pune, ato zyrat e kocos ku vetem mashtrohesh, dhe pasi kalojne dy-tre muaj meson se nuk do paguhesh kurre. Asnje qindrarke. Cfare premtimesh mund te mbaj dikush qe nuk mban asnje premtim ne nje raport pune? Cfare garancish duhet te ken votuesit e tij se ky nuk mashtron, kur ai ka mashtruar qindra here ne menyre te perseritur me ata qe puneson? Kam qene perhere kurioze te di, ku jeton ky Rama xhanem? Si ka mundesi qe nuk e degjon ulerimen e nje populli te tere qe pret shprese nga ai? Me sakte, priste. Une nuk pres me per vete.
Te duket simpatik nje njeri qe ka vrare me 21 Janar? Mozaaa !
Po juve ju duket simpatik njeriu per te cilin dolet te gatshem te rrifeni me policat, Meta Shtangisti?
C’na bere moj Moza. Po nuk prite ti qe te duket Sala simpatik mori fund Shqiperia.Te lutem prit.