Zhduken tre vajza në Pogradec

Elton Tafaruci

Tre vajza janë denoncuar të zhdukura në Pogradec. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur gjatë paradites.

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur B.Ç 40 vjeç, banues në fshatin Selcë e Poshtme.

Ky shtetas ka deklaruar se dy vajzat e tij B.Ç 16 vjeç dhe L.Ç  14 vjeç, sëbashku me fqinjen e tyre A.B 16 vjeç janë larguar nga banesa e kësaj të fundit pa lënë asnjë adresë për vendndodhjen e tyre.

Dyshohet se shkaku i largimit të tyre ka të bëjë me histori dashurie. Nga ana e policisë po vijojnë kërkimet për gjetjen e tre vajzave.

Share This Article
1 Comment
  • policia duhet te shikoje ne se ka ndonje lidhje me ISIS-in kjo zhdukje, se tre vajza per motive dashurie nuk ben kuptim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *