Italia funeral për viktimat e tërmetit

Elton Tafaruci

Një funeral masiv po zhvillohet në Itali për disa nga 284 njerëzit e vrarë në tërmet i fuqishëm i së  mërkurës.

Numri i të vdekurve nga tërmeti, i cili goditi rajonin qendror, u rrit brenda natës me gjetjen e shumë trupave.

Kryeministri Matteo Renzi është në mesin e personaliteteve që marrin pjesë në këtë funeral.

Por një video e “Corriere dela Sera” ka shfaqur jo vetëm familjarët por edhe bashkëshorten e Kryeministrit duke qarë për viktimat, e në një moment, edhe vetë Renzin të përlotur.

Ceremonia për 34 viktimat nga qyteti i Arquata po mbahet në një sallë sportive në kryeqytetin rajonal.

Arkivolet, janë vënë në radhë në dysheme, përfshirë edhe dy arkivole të bardhë të pikturuar për dy fëmijë të vrarë.

Presidenti Sergio Mattarella vizitoi më parë Amatricen, qytetin me numrin më të lartë të viktimave.

Misionet e shpëtimit janë penguar nga qindra tronditje, njëra prej të cilave ka dëmtuar rëndë një urë të rëndësishme në Amatrice.

“Le të shpresojmë se nuk do të shembet i gjithë qyteti”,- tha kryetari Sergio Pirozzi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *