Rikonfirmimi i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Kinës dhe rezultatet e pritshme në realizimin e projekteve konkrete me interes të ndërsjellë ishin në fokus të diskutimeve gjatë takimit në Kinë mes Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati dhe Anëtarit të Këshillit të Shtetit Yang Jiechi, ish-Ministër i Punëve të Jashtme,Yang Jiechi.
Sipas njoftimit për shtyp të MPJ-së, gjatë takimi z. Yang theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shembull i trajtimit si të barabartë dhe besimit reciprok.
Gjatë bisedës, Ministri Bushati u shpreh se vizita e tij në Kinë dhe diskutimet e frytshme do të ndikojnë në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Duke pasur parasysh rolin dhe pozicionin kyç të z.Yang si Anëtar i Këshillit të Shtetit, ai kërkoi mbështetje për realizimin e projektit të “Rrugës së Arbrit”, si edhe për mundësimin e çertifikimit të produkteve bujqësore shqiptare që do të ndikonte në rritjen e eksporteve të tyre në Kinë.
“Kina, theksoi Yang, i kushton shumë vëmendje marrëdhënieve me vendet e Evropës, e në mënyrë të veçantë me Shqipërinë, e cila e ka mbështetur atë në momente të vështira për t’u rikthyer në vendin që i takonte në OKB”, si dhe konfimoi mbështetjen e saj që edhe Shqipëria të luajë një rol më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare.
Bashkëbiseduesit u shprehën se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë në rrugën e duhur, por ata theksuan se duhen shfrytëzuar më shumë potencialet ekzistuese, duke u ndalur në projekte konkrete në infrastrukturë, bujqësi, turizëm dhe kontaktet njerëzore e zhvillimin e kapaciteteve.
Në përfundim, Ministri Bushati vizitoi Qendrën e Kërkimit dhe Zhvillimit të një prej kompanive lider botërore të telekomunikicionit, Huawei, e cila e vitet e fundit ka rritur praninë dhe aktivitetin e saj në Shqipëri.

Si ka mundesi? Hei more hei.
Jam i pari me telefon Huawei.
Sa mire,shiko, cfare fati !
Faleminderit,z.min.Bushati!
Nē se ka një shtet në botë që e ka ndihmuar Shqipërinë , kjo është Kina .Nuk kanë rëndësi arsyet gjeopolitike , rëndësi që edhe pas gati pas 40 vjet që marrëdhëniet me Kinën u prishën ,90 përqind për fajin tonë , akoma ndriçohemi dhe punojmë nga energjia e hidrocentraleve të ndërtusr me ndihmēn kineze .Duhet të shfrytēzojmë në maksimum ndjeshmërinë e veçantë që ka Kina pēr vëndin tone.Aktualisht Kina është investitori më i fuqishëm në ekonominë botērore dhe mos shfrytēzimi i kësaj mundēsie do të ishte një politikë idiote kriminale .Mendoni , presidenti kinez shoqērohet me karrocēn mbretërore në Londēr , shetit dy ditë dhe lë 6 miliardë $ në Beograd , pritet me banderola në çdo vënd të botës , kalon wikend në ranch presidencial në USA ….thjesht për interesa ekonomike ….dhe ne ish alratët më të ngushtë druhemi , kemi frikë se dikush do të na akuzojë për filo kinezë…..Luani nga vēndi ,politikanë pa tru , të majtë e të djathtë , kina nuk merret me politikë e luftra, dhe ndoshta për ne do tē mjaftonte një 10 vjeçar investimesh për të dalë nga mjerimi .Ata e bënë këtë kur ishin tmerrësisht të varfër .62…78…përse mos ta bëjnë tani që investojnë nē të gjithë botën…
Shpresoj ta publikoni , sepse ka raste që edhe ju të Ditës ndruheni …….sepse jemi një vēnd pa zë ,,,, gati gati servil…
CFARE NDIHME KERKOJNE KETA MORE, PSE KINA KA DALE PER SEVAP?????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
JEPJA MORE NJE KOMPANIE PRIVATE TA NDERTOJE DHE TE TARIFOJE PERDORUESIT E RRUGES.
KESHTU
1. DO MERRET BORXH NGA KINA ME INTERESA
2. GJYSMA E PARAVE DO TE VIDHEN NGA
KRIMINELAT NE PARLAMENT E NE QEVERRI.
3. RRUGA DO TE BEHE GJYSMAKE, SIC JANE TE
GJITHA SOT NE SHQIPERI, ASNJERA E
PERFUNDUAR SIC DUHET.
4. POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK DO TE
PAGUAJE FATUREN BREZ PAS BREZI.
NDERSA ME RRUGE PRIVATE, PAGUAN KUSH E PERDOR, PO I INTERESOJI, PO NUK I INTERESOJI TE PERDORE RRUGET AKTUALE I KA BABA SHTETI PA PARA.