Detajet e sherrit Berisha-Topalli në kryesinë e PD për emrat në listën e Shkodrës

redaktor

Vendimi i Sali Berishës për të larguar thuajse gjysmën e grupit parlamentar nga Kuvendi ka sjellë hutim dhe heshtje në PD. Me përjashtim të Mark Markut i cili vjen nga bota e gazetarisë të gjithë të tjerët nuk arritën të nxjerrin asnjë gjysëm zëri si miratim apo kundërshtim të vendimit të Berishës. Kjo sa i përket anës publike pasi në mbledhjen e kryesisë së PD të dy netëve më parë gjërat si pak herë nuk kanë shkuar qetë. Ka qenë Jozefina Topalli e cila ka pasur pretendime për listën e deputetëve duke u përplasur me kreun e PD-së. Me të nisur mbledhja Jozefina Topalli ka kërkuar  të niset diskutimi me Shkodrën dhe ka nisur të lexojë emrat e kandidatëve. Në këtë moment ka ndërhyrë Berisha i cili ka kërkuar që Shkodra të lihet për në fund. Duke përfunduar emrat për të gjithë qarqet ka ardhur rradha e Shkodrës. Berisha e ka nisur me Jozefina Topallin dhe më pas dy emra të rinj të cilët ishin përzgjedhje e vetë kryeministrit, Helidon Bushati dhe Voltana Ademi. Më pas ka ardhur emri i Nard Ndokës që ka sjellë dhe reagimin e fortë të Topallit duke thënë se “po mbushet PD me qelbësira”. Duke parë që në listë mungonte ish-ministrja e integrimit Arenca Trashani, Topalli doli mbledhja pasi nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore. Topalli ka ikur e mërzitur dhe gjatë gjithë ditës së djeshme ka shmangur çdo komunikim publik. Kolegë gazetarë që janë të afërm me të dhe ndjekin aktivitetin e kryetares së kuvendit çdo ditë nuk kanë arritur të komunikojnë duke mos iu përgjigjur asnjë telefonate. Heshtja e mbuluar me mister në PD duket se nuk është më një heshtje mes Topallit dhe Berishës, që në fakt është mes kryetares së Kuvendit dhe atij që Berisha kërkon të lërë pasardhës, Lulzim Bashës.

Share This Article
4 Comments
  • Kjo gankstere duhet te hiqen e para,.pd Eshte katandisur me kaca me nard gomist+ saldator se ky ka dy profesione,do e merni pergjigjen ne 23 qershore nga populli I vuajtur nga ju qelbesira

  • Nese ka pasur rezerva Topalli,eshte normale,por nuk mund te quhet debat nese ajo ka thene per Ndoken,po mbushet PD me qelbesira!…Eshte thjesht sharje(ka te drejte dhe te shajë dhe ajo,por nuk ka debat,argumente,ballafaqim ashper me Berishën!Nese do ishte bere atehere Topalli mund te rregullonte disi imazhin e saj te perlyer shume tani edhe ne Shkoder!Me ikje ajo nuk ka bere debat,perkundrazi,serish dredhi qe Shkodra te mendojë se ajo nuk e do më “njeriun ma të shqut,ma viganin e veriut”,si e ka quajt pak a shume,Berishën! Pra,Jozefina me ikje kerkon të bind shkodranet se une shava(qelbesirat)u zura,ika”s’kisha shka me ba!”.Por ketu ajo ka gabuar!Nuk ka debatuar,argumentuar dhe bindur perse “qelbesira Ndoka,apo Islami,Kardelli lezhes etj,vijne në PD dhe marrin kontributet e te tjereve.Nuk rezistoi per debat sepse ne te vertet demokracia pluraliste eshte kontribut dhe vetem kontribut,investim për grupimin politik(Curcill)…Totalitarizmi i ramizistit stalinist Berisha nuk e njeh investimin partiak bile mjaft ti kendojne ndonje kenge debile katundaresh nga Myzeqeja”O Sali tu befsha ferre…”si Lefter Maliqi(ckontribut intelektual keni degjuar nga ky Lefferi vec qendrimeve ne zyre vetem me Jozefinen,si dikur po me shkodranen Dese Jaku ne zyre te KQBRPSH,kur bene nismen “Ku eshte rinia eshte e perparuara”,te Mehmet Elezit per shokun Enver?…)që ishte shok i ngusht i Erion Braces,u rrah me te,ishte me Ilir Meten,iku,tani ferrë i behet Berishës dhe propozohet nga nje kenge qe ngriti per Enverin,Saliun desha te them…Ka te drejte qe thote dhe per Maliqin,Islamin,Ndoken,por pse e mbante ne zyre Jozefina Maliqin?Apo ky i tregonte historite e Deses?!…Prandaj Jozefina ben lojë per tu thene shkodraneve se qelbsinat i ka pru Berisha!…Veshtire tua fus shkodraneve Jozefina,ndersa kete rradhe shkodranet duhet tja fusin rende Berishes!…

  • Tani duhet ta kete kuptuar zJozefin se kushe eshte Sali Berisha!
    Nji Staliniste i vertet,te mbane afer,te shtryll si limonin dhe te helle ne koshin e plehrave.
    Doli hapur Saliu se eshte i eture per kethimin e diktatures ne Shqiperi.
    Shkodra dhe Shkodranet nuke duhet ti japin nji vote kesaje partie,kjo ashte parti hajdutesh dhe vagabontesh.
    Jozefina ta shofi pozicionin me Sali Berishes,sepse se shpejti do ta ketheje ne nji loe qesharake se bashku me Lulin e Bashes,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *