Mbi librin “Epistolate, antropologjia e fjalës”

redaktor

Kisha përshtypjen se më ishte zbehur dëshira për të lexuar libra, të cilat i blej kur e kam mundësinë, e i radhis nëpër rafte, me shpresë se fëmijët e mi do ti kthehen “vesit” të jetës të brezit paraardhës, leximit. Por, paskam qënë i gabuar! Këto kohë pushimi kam lexuar librin e profesor Përparim Kabos me titullin “Epistolate – antropologjia e fjalës”, botuar kohë më parë, libër që “më mori në qafë”. Sepse lash çdo lloj impenjimi, e për pak më tepër se dy ditë e lexova, tamam si në kohrat e rinisë, me libër në dorë në tavolinën e punës, në kuzhinë e në krevat. Ja që njeriu i ditur e krejtësisht i talentuar, kur i “shpraz” trutë e veta në letër, di të pushtojë gjithëçka, veçanërisht atë që në botën e analizës sociale quhet psikozë, psikozën e një shoqërije më të mirë e më të drejtë. Më janë ngjallur jo vetëm nostalgjitë e shëndosha të kohës që kam kaluar, por i gjithë shpirti më është tronditur nga ndjenja e asaj që humbim e nuk e kuptojmë.

Ndofta gaboj, por deri më sot nuk më ka rastisur ndonjëherë që një shkrimtar të përshkruaj një copë të historisë të vëndit, duke e kombinuar atë me mënyrë të mrekullueshme të shkruari. Ka lënë, që copë apo më mirë copëza historije, ti përshkruajnë vet protogonistët, me ndërmjetësi të zemrës të ndjeshme, të profesor Kabos, duke skalitur figurat e “miqëve” të vet me një fisnikëri e aftësi që çfaqet rrallë. Një daltë që aty ku godet bën magji, e kthen vdekjen në përjetësi.

Gjithëçka e ka përshkruar me një realizëm shembullor. Nuk është e thjeshtë të “ngjallësh” Ismail Qemalin e Fan Nolin, Kadri Roshin e Vaçe Zelën, Gjergj Fishtën e Migjenin, Petro Markon e Sandër Prosin, Panajot Panon e Hamit Mëzezin, e krejt ato figura të ndritura, të cilët nëpërmjet këtij ndërmjetsi virtuoz, të japin kënaqësinë që vjen shumë rrallë në këtë jetë. Të bisedosh e të kujtosh kohë kur shqiptarët, megjithëse në një kohë të vështirë, nuk i kishin humbur arsyet për tu radhitur ndër popujt që kanë rezatuar kulturë e humanizëm. Erudit i veçantë, fjalë zjarrtë, psikolog i një niveli që të zileps, artikulues i pastër si qelibari i gjuhës të folur e asaj të shkruar, modest deri në madhështi e vlerësues që ngjitet deri në shkallët më të larta të asaj që arrin dëshira e imagjinata e kujtëdo që i ka njohur jo vetëm nëpërmjet leximeve këta tribunë të dinjitetit tonë kombëtar. Ja, këto janë dhuratat që i jep profesor Kabo cilitdo që dëshëron të lexoj shqip, të mendoj shqip e të flasë shqip.

Sa me zëmërgjërësi shkruan ky njeri! Një pjesë të shkrimeve të këtij libri i kemi hasur shpesh të botuara në faqet e gazetave të përditëshme. Por sa problem duhet të jetë krijuar në ditët e botimeve të tyre. Sepse po atë dite, në të njëjtin numur gazete kemi lexuar se si vëllai vrau vëllanë, shoku shokun, baba qëlloi për vdekje, apo përdhunoi vajzën e vet. Ndërkohë kur ke lexuar se ç’thotë nënë Tereza. “Të varfërit janë njerëz të shkëlqyer, sepse ata na mësojnë shumë gjëra me vlerë” siç ajo vajza e varfër që vdiq në duart e saj duke i thënë “faleminderit”. Apo kur kujton se këjo grua qiellore, që në vënd të mbushej me ndjenjën e kënaqësisë për veprat e saja që e barazuan atë me një shenjt, vuante e vuante sa kërkonte të dinte se “përse ka kaq dhimbje dhe kaq errësirë në shpirtin tim”.

Ja një problem i madh, ç’farë të lexosh? Se si politikanët e sotëm vazhdojnë e hanë kokën e njeri tjetrit, duke e shitur shqiptarinë me cinizma e urrejtje? Ndërkohë kur në shkrimet e kësaj pende kalibri, tregohet se si Ismail Qemali një qint vjet më parë linte amanetin se “të gjithë duhet të bashkohemi dhe ta çojmë vëndin përpara në rrugën e qytetërimit, duke i treguar Europës se shqiptari ka mbetur gjithnjë europian në gjak, dhe se nuk dëshiron gjë tjetër, veçëse ta forcojë kombësinë e tij dhe të qytetërohet”. Pas njëqint vjetësh politikanët tanë të sotëm duken tamam si ata kryetarët e fiseve primitive, ndërkohë që në po këtë Shqipëri të atyre kohëve, kishte mëndje që flisnin për europianizimin e shqiptarëve me kaq dinjitet e siguri.

“Jam krenar dhe i privilegjuar që jetova në kohën tënde dhe u rrita e u edukova me mjeshtërinë tënde unikale” i thotë profesori i nderuar të dashurit e të paharuarit Panajot Pano, nga aty ku rri e na vështron me dhimbje. E ç’mund të lexosh pas këtij “vajtimi” të kohës e mrekullive që nuk i kemi më? Se si rrihen ata që hanë bukë në një tavolinë e kur ju bie topi në këmbë çakërdisen e kthehen në bisha që shesin jo vetëm ndeshjet por edhe emrin e tyre, qytetin deri edhe atë pak nder që i ka mbetur këtij vëndi hallexhi? Edhe Shekspirit i rëndojnë e i zbehen fjalët, kur profesor Kabua na njofton se ka kaluar 90 vjetori i lindjes të Kadri Roshit, kryemjeshtrit të skenës shqiptare, që e ktheu shqipen në një simfoni nga ato që dëgjohen vetëm një herë e të kumbojnë gjithë jetën dhe nuk është kujtuar njeri, për be asnjeri. Ndërkohë që festohen ditëlindje njerëzish krejt të rëndomtë që media i kthen në yje që nuk janë ndezur asnjëherë. Pu pu pu, ç’turp i madh! Sa keq, çfar tmerri ndodhka, kur shoqërisë kujtësën historike ja dhunon e tashmja e rëndomtë dhe injoranca e veshur me petkun palaço të modernes. Të duket tamam sikur ëndra e takimit me Kadri Roshin ka ndodhur.

Sepse pena e autorit nuk rrëshqet por rrënkon. “Agim o bir, i drejtohet madhështisë modeste, Agim Qirjaqit, o mrekullia e skenës, o bir i Kadriut, po pse kaq shpejt more bir”?! Nuk ka fjalë të na ngushëlloj, përveçese pikat e lotit që na dalin nga ndjenja e fajit e gjëndja e mjerë ku kemi rënë. Ja, kështu pena virtuoze dhe e sigurtë e profesor Kabos, faqe pas faqe mbush plot 526 faqe nëpërmjet të cilave rrjedh historija, në një mënyrë që nuk rastis ta takosh. Jo në formën e kujtimeve, i thashë e më tha, por në formën më delikate të rrëfimit, atë të ngjalljes e të kthimit të veprimit në pavdekësi. Një pendë e tillë jo vetëm të bën të futesh brënda në shpirtin e monumenteve që kujton, por na e lehtëson pa masë jetën tonë morale. Sepse, si pa u ndjerë e pa na ofenduar aspak (megjithëse e meritojmë plotësisht), gjëndet dikush që është i aftë të korigjojë pakujdesitë dhe harresën vrastare të shoqërisë, ndaj historisë tonë të jashtëzakonshme që të bën më tepër se të barabartë ndërmjet të barabartëve. Faleminderit profesori i nderuar Përparim Kabo!

Lashë qëllimisht nga fundi pak reflekse personale, të cilat janë thjesht konsiderata të mijat, për të cilat në se janë të ekzagjeruara, thjesht mbaj përgjegjësi vetëm unë. Disa herë e kam hasur e lexuar historinë e Princ Vidit, misjonin e vet si Mbret i Shqipërisë, ngarkuar nga fuqitë e mëdha, nga marsi e deri ne fillim të shtatorit të vitit 1914. Por ngarkesa negative e mbetur nga cungimi i mënyrës të përshkrimit e interpretimit të historisë, më kanë bërë për fat të keq që asnjëherë të mos i kushtoja vëmëndjen e duhur, difekt i cili në përgjithësi bënte që  çdo qytetar, që kërkon të dijë të kaluarën e vëndit të vet, të ngarkohej padrejtësisht me “përgjegjësi historike”. Historianët e shquar tanë e kan rishkruar e rianalizuar këtë periudhë, natyrisht tashmë me kopetencë e të çliruar nga dogmat. Por, përsëri, ndofta duke gabuar, nuk më është ngjallur interesi i nevojshëm për ta mësuar këtë periudhë ashtu siç duhej. Pa dyshim një naivitet dhe një mungesë respekti ndaj vehtes, gjë të cilën e korigjova. Sepse me atë mënyrën e vet inteligjente të profesorit, të të zënit në “kurth”, pas 4-5 faqesh leximi me pengesa e me mërmëritje, u ndala dhe e rifillova edhe njëherë, por kesaj rradhe me kuriozitet. Më dukej sikur po e dëgjoja e po e lexoja për herë të parë historinë e këtij, apo më mirë shansin e madh që patëm nëpërmjet këtij Princi. “Është vërtet për të ardhur keq, citon ndihmësin e Princit profesori, që eksperimenti (i fuqive të mëdha) me Shqipërinë dështoi; edhe pse vëndasit kanë shumë cilësi negative, ka shumë mirësi brënda tyre…E mjera Shqipëri!” Kujdes! Nuk janë thënë sot, por një qint vjet më parë.

Nuk mund të lesh në indiferencë diçka që ka ndodhur me profesorin, ndofta katër apo pesë vite më parë, ndodhi që është pasqyruar edhe nga medja vizive. Në marrjen e vendimit për funksionin e “Avokatit të Popullit”, në konkurim ka marë pjesë edhe profesor Kabua. Kur e kam dëgjuar platformën e tij, e vërteta është se më erdhi keq, pasi menjëherë “vajta” në mëndjen e komisjonit dhe e “shpalla” vendimin. Profesor Kabua do ti bënte një nder shumë të madh funksionit në fjalë, por do ta “cënonte” imazhin e figurës të vet. Komisjonet, në përgjithësi figura të tilla s’para i “honepsin”. Sepse realisht sot, shpesh “bishti” bëhet më i rëndë se sqepari, e për pak kohë ushtruesi i këtij funksioni do të denoncohej deri në komisjonet parlamentare, minimumi për “tejkalim kopetencash”. Por, si çdo gjë që nuk eshtë në vendin e vet, vendimi ishte krejt i “suksesshëm”. Profesori, pra fitimtari real i konkurimit, e kishte “humbur” garën. Atë, komisjoni, ja kishte dhënë dikujt tjetër, një buçkoje që dreqi e di se ku është e ç’punë bën. E rëndësishme ishte se profesori rastësisht, por sidoqoftë “shpëtoi”. Natyrisht, nuk mund të mos më mundonte ideja se pse ky vënd, që ka nevojë  urgjente veçanërisht për mëndje e kulturë të përparuar europiane, e refuzon atë. Pse në vënd të diturisë kërkon injorancën? Pse në vënd të dashurisë për vëndin e qytetarët e vet, kërkon indiferencën ndaj tyre e kozmopolitizmin? Pse në vënd të luftëtarit marathonomak, kërkon rekrut të zgërlaqur? Ja kështu vazhdon e zvarritet kjo jetë në këto anët tona, plot kontraste të lodhëshme, kur është aq e bukur e aq e mirë sa na duket nganjëherë si e pabesueshme. Nganjëherë, sepse gjithmonë do të dalin mëndje si këjo e profesor Përparim Kabos të cilat na bëjnë të arsyetojmë, të besojmë, e të shpresojmë. Thuhet se “të gjithë arsyetojnë, por njerëz të arsyeshëm ka pak”.

 

Bardhyl Ermini

Share This Article
10 Comments
  • Lexova me nje fryme shkrimin e z.Bardhyl Emini per kete veper te mrekulkushme te Progesor Perparim Kabos dhe gjeta ne ate shkrim te kritikes letrare shume nga vlerat e librit ne fjale te cilat i kam gjetur edhe une te ngulitura thelle ne mendimin filozofik,estetik e shpirtror te Profesor Kabos.Edhe mua,si z. Emini me ka ndodhur e njejta gje kur kam marre ne dore ate liber me aq shume vlera.Mbeta ate nate pa gjume dhe rashe ne mendime per dite e nete te tera.Gjeta ne te ate qe prej vitesh kerkoja,kerkoja une shpjegime per shume fenomene te shoqerise sone njerezore e mbi te gjitha te jetes shpirtrore te shqiptarit dhe fjales se tij ne gjuhen e embel te nenes.
    Isha me fat qe ate liber te m’a dhuronte miku im i vyer,Prof.Kabo,ne nje takim te embel e vellazeror ne nje qoshke ne kryqezimin e rrugeve te ish lagjes time te vjeter te banimit ne Tirane.Me kish ftuar ne kafenene e vockel por te bukur ku ai shkon shpesh ne mengjeset e tij.Me ftoi per nje takim te pare tonin qysh nga kohra shume te kaluara.Nje kafe ishte ajo,e zeze apo e hidhur,por qe me embelsoi shpirtin.Ne ate bisede te perzemert miqsh gjeta shume nga ato shperthime te dashtura miqesore te mikut tim dhe shume nga ato konkluzione e mendime qe jep ne shkrimin e tij plot ngjenja i nderuari Bardhyl Emini.Ndaj ne kete koment modest nuk shkrova me shume per shkrimin e z.Emini sepse ai kish hedhur ne te shume me teper e shume me bukur mendimet e analizen e tij qe une nuk do te mundja t’a beja dot me mire e me sakte.

    Ne ato caste, tek Profesor Kabo hidhte mbi kopertinen e librit te tij nje dedikase per mua ,une isha ngritur ne kembe dhe po ndiqja ate perkulur mbi liberin e tij duke hedhur ne te fjale zemre e dliresi ndjenjash njerezore edhe per mua mikun e tij,sic kish bere aq bukur e me a dashuri e miresi per aq shume personazhe e njerez te shkences,letersise e arteve,kultures e sporteve shqiptare.
    Po nxitoj t’a mbyll kete koment modest timin per t’a postuar shkrimin e zotit Bardhyl Emini ne faqen tone te facebook-ut,ku profesor P.Kabo ka nje vend te nderuar e shume te mirepritur.

    Bashkim Pitarka
    Florida,SHBA

    • Falemnderit redaksise.Une pyeta pse nuk ish botuar komenti im,por tani shh se e kini perfshire ne faqen tuaj te komenteve.Mos valle ai bllokim ishte bere sepse une nuk kiosha shenuar nje pseudonim apo “nickname”sic a thoni ju?
      Me respekt,
      Bashkim Pitarka

    • I dashur Bashkim,
      Sot lexova tek Gazeta Drita,komentin Tuaj per shkrimin e bukur e shume interesant te z.Bardhyl, por me pelqeu shume komenti yt, pasi shume shkurt dhe me rrjedhshmeri melodioze te logjikes dhe fjales,morri kuptim edhe vepra e Prof. Kabos dhe e z.Bardhul njekohesisht. Te shruash shkurt e te thuash shume , eshte cilesi e rralle , qe e kane njerez te rralle.
      Uroj te jeni mire e shendetplote.
      K.Kalaja

      • I dashtur k.kalaja,te falenderoj per vleresimin fisnik dhe fjalet e mira ne adrese te komentit tim modest per shkrimin e z.Bardhyl Emini mbi librin e fundit te Prof.P.Kabo.(Ne se jeni ne facebook me kerkoni lidhjen’friend”).
        Respekte,
        Bashkim Pitarka

  • z.Bardhyl, ne qofte se kerkoni gjuhe letrare ose standard mos harro se thohet “Perparm Kaboja” dhe jo “Perparim Kabua”. Apo standadi eshte vetem per disa….

    • Zoti Miri Shkodra
      Ne shkrime njerezit nga shpejtesia e perdorimit te tasieres bejne edhe gabime ne dem te standartit te gjuhes letrare shqipe.Ne gjuhen letrare shqipe ne mos gabohem, me duket se nja dy fjale tek komenti juaj jane gabim: “standard”pra me d dhe jo me “t” sic e kerkon shqipja, me germen “d” shkruhet ne gjuhe te huaja(p.sh. ne gjuhen angleze)dhe folja “thohet” duhet shkruar “thuhet”,e para eshte dialektalizme shkodrane.Ndersa lidhur me mbiemrat e personave qe mbarojne m “o” si ne rastin e emrit Profesor Perparim Kabo me duket se mjafton te shkruhet mbiemri sic eshte pa prapashtesen “ua” apo “ua” qe jane prapashtesa to kolokializmave shqipe.Te me falni por ne rastin tuaj kini kerkuar gjilperen ne kashte ne nje shkrim te gjate te zotit Emini e ju vete kini bere kater gabime arthografike ne nje rresht te vetem qe kini shkruar.

      Me respekt
      Bashkim Pitarka

  • Ne femijerine time u njoha si me shume djem e vajza te talentuara para 55 vjetesh ne klasen e pare fillore te shkolla 11 janari,sot edith durham edhe me papin, profesor Perparim Kabon.
    Perparimi bente diferencen si inteligjent, i sjellshem,idashur, i matur ne pergjigje dhe gjithmon i sakte, i ndershem.
    mu kujtua qe ishim pastrim klase, e klasen e peste pastronim duke kenduar me dy zera, kenge te festivaleve,
    sapo mbaruam pastrimin dhe po dilnim nga klasa na zuri hyrjen mesuesja e letersise e paharruara Triumfe Hoti,e cilau kenaq e filloje te kendoje me ne…..na perqafoji dhe ulumturua duke thene se do jeni qe neser ne korrin e shkolles se ju keni talent dhe u beme pjestare te grupit.
    Perparimi dallohej shume per kujtesen ne tituj e autore librash,aktore filmash, ne fushen e sportit, futbollit, basketbollit,e te histori-gjegrafise ,pasi lexonte studjonte e shume.
    Vitet kaluan dhe jemi ne moshen mbi 62 vjec, Perparimi eshte po ai shok, nje mik, qe kur takohesh e diskuton me ate,te meson e te orjenton me mendimet e ktthjellta e te qarta e per konkluzionet qe ai shpreh si nje shprese edhe per veshtiresite qe po kalojme ne kohen e tranzicionit ,te zgjatur e jo pak 26 vjet.
    mendimin e lire, mendimin e vertete,mendimin e kuptueshem e lexon ne botimet e shkrimeve te tija, e degjon ne intervista ne mediat vizive,
    Mendimet e vyera i thone vetem njerezit me vlera.
    Dhe Peraprmi i ka shume vlera, qe meritokracia nuk ka mundur tja “rrembeje” ato dhe per ta vene ne drejtimet e punes se intelektualeve me te merituar e qe vazhdojne te japin me vlerat e tyre shume vepra per vendin e popullin.
    Dhe un kam librin ,nje liber me shume ne bibloteken time,te prof Kabos,
    Nikos,shokut tim te dashur te femijerise sime,te asaj femijerie ku ne ishim njesoj si vellezer e ndanim cdo gje ,
    ndronim edhe bluzat kur na nevojiteshin,
    te ishim te veshur me nje gje te re ……..
    faleminderit e respekt per autorin e shkrimit per intelektualin Prof,Perparim Kabo

  • Papi eshte cun per se mbari, nuk e dij se pse ne i thonim
    “Lime Kurva”.Mos me shani e verteta duhet thene, e kena pas shok eshte cun perse mbari por ne ” Lime kurva” i kena thene.Lime uroj te jesh mire, te fala edhe Tos qorrit.

  • Pershendetje! Urimet me te sinqerta per eruditin, intelektualin e angazhuar, elokuentin, penen poetike te Profesor Kabos.Nje sugjerim: Fort i nderuar Profesor Kabo, duke kerkuar mirekuptimin tuaj, doja te sillja ne vemendjen tuaj, shkrimin ne te ardhmen e nje eseje te plote per demin e madh, qe Media. ne kuptimin e gjere te fjales, po i ben cdo dite shkaterrimit te te gjitha vlerave te popullit shqiptar, duke himnizuar te keqen, te shemtuaren, te ligen, te pandershmen, vanietin, pra antivleren, ashtu sic dini ta beni vetem ju. Jo te pergjithshme, por konkrete, qe edhe kjo palomedia e drejtuesit e saj te hynin ne histori si nje te keqijat me te medha, qe kontribuan sistematikisht per te shkaterruar cdo gje shqiptare. Gjykoj se do ti benit nje sherbim te cmuar ketij populli te coroditur. Dihet, se mendjet qe rrezatojne drite, askush nuk i do, por ketij populli, qe koha e mbrapshte i ka marre mendjen me lehte se era kapelen, vetem intelektuale si ju i kane mbetur. Edhe nje here urime per librin, shendet e krijimtari brilante, si gjithmone. Pershendetje! PS. Nese gazeta nuk e boton, do tjua nis kete sugjerim me e-mail.

    • Per profesor Kabon kam te njejtin mendim me ate te komentuesve te tjere. Me ka bere pershtypje te madhe erudicioni i tij i gjere dhe i thelle, modestia e tjeshtesia si dhe forca e argumentimit per problemet e ndryshme qe trajton.per mendimin tim eshte nje erudit i klasit evropian , biles edhe boteror. Ndjek me shume vemendje e kenaqesi çdo dalje te tij ne ekranet e televizioneve tona ku dallohet nga te ftuarit e tjere per thellesi dhe qartesi mendimi. I uroj profesorit te nderuar jete te gjate e te lumtur dhe suksese te tjera ne punen e tij shkencore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *