Djegin nga pakujdesia ullishten e bashkëfshatarëve, arrestohen

Elton Tafaruci

Dy vëllezër në Lushnje kanë rënë në prangat e policisë me akuzën e zjarrëvënies.

Sipas bluve, Elton dhe Julian Qosja, 34 vjeç dhe 26 vjeç, të dy banues në lagjen “Xh.Nepravishta” në Lushnje kanë djegur nga pakujdesia një ullishte në fshatin Dushk.

Policia sqaron se vëllezërit duke pastruar një pronë të familjes së tyre në këtë fshat kanë ndezur një zjarr për të djegur shkurret dhe në këtë moment u ka dalë zjarri jashtë kontrollit e si pasojë janë djegur e dëmtuar rreth 1200 pemë ulliri të moshës nga 3-7 vjeçarë në pronësi të disa shtetasve nga fshati Dushk.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim .

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *