jë efektiv i policisë lokale të Kolonjës është shpallur në kërkim lidhur me operacionin antikanabis të zhvilluar 5 ditë më parë në fshatin Qinam.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka shpallur në kërkim inspektorin e zonës E. M. 35 vjeç.
Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “Arrest me burg” për “Shpërdorim detyre” dhe “Kultivim të bimëve narkotike”.
Më herë policia njoftoi dhe arrestimin e dy personave, të dyshuar si kultivues të 17.550 bimëve kanabis.
Të arrestuarit janë Jorgo Kristali 44 vjeç dhe Gramoz Bejko 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Ndalimi i tyre u bë, në bazë të vendimit nr 341 dhe nr 342, të datës 27.08.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar për këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest me burg” në mungesë, për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.
Në aksionin antikanabis të zhvilluar në masivin pyjor, sëbashku me forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Korçës kanë qenë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilat janë nisur nga Tirana por dhe SHÇBA (Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat) e cila kishte nisur më parë procedim penal.
Operacioni është mbajtur sekret për të parandaluar rrjedhjen e informacionit pasi dyshohet se punonjës lokalë të policisë kishin bashkëpunuar me narkotrafikantët.
