Basha: Rama i do lekët për vete. Krimit i ka dhënë drogën, qytetarëve emigracionin

Elton Tafaruci

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të fshatit Brezhdan të Dibrës, aty ku theksoi se qeveria nuk e ka mendjen tek hallet e qytetarëve, por si të pasurohet vetë dhe klientët e tij. Këtë, tha Basha, e dëshmon dhe rasti i Sadri Abazit, i cili ka përfituar 4 herë më shumë se gjithë buxheti i bashkisë.

“12 milionë euro i ka marrë Sadri Abazi me një dorë. 4 herë më shumë se buxheti i Bashkisë së Dibrës. Por, me këto pare jo vetëm që mund t’u vinte në ndihmë ju, por mund të zëvëndësoheshin lopët që janë prekur, mund të ndërtoheshin këto rrugë, mund të ndërtohej ujësjellësi, mund të merrnit subvencion për bujqësinë. Vetëm me diferencën e çmimit të asaj që ka marrë ai dhe ofertës më të ulët, muaj për muaj mund të merrnin ndihmë ekonomike mbi 1 mijë familje. Mund të jepeshin pensione për mbi 1500 familje në fshat, për mbi 1 mijë familje në qytet. Mund të bëheshin investime. Pra, lekët janë. Por lekët, buxhetin, Skavicën, pasuritë e këtij vendi, Edi Rama i do për vete dhe klientët e vet. Për shqiptarët ka emigracionin, për krimin ka drogën. Kështu i ka ndarë punët”, tha Basha.

Share This Article
4 Comments
  • Me keto shifra qe jep Basha tregon edhe nje here se qenka injorant fare nga ana ekonomike. Lum PD-ja per kryetar qe ka!

  • BASHA,PAS PANDIT ESHTE I ‘SINQERTE’!
    -Ai demoKroacine e indetifikon me SALINE!
    -Ai qeverrine e shtetin e indetifikon me Ram BOJAXHINE!
    -Ai seksin e konsideron siper KALIN e Xenit e poshte me bythe hapur bashke me FEVZINE!
    Ne duar te ketyre B.Q eshte 25 vjet populli ‘heroik’ trim e i ‘zgjuar’ populli sKipetar!

  • Ai ka qene dhe vazhdon te mbetet l….e Mjer shqiperia se ne duar te kujt ka rene Popull pa mend ne jemi nje p…e ben Basha ne Diber si gjithmon Dibranet ngrene dy gishtat perpjete Palere Strazimirin nje here te heq kapelen gjith brohoritjet rikoshet bejne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *