Policia Spanjolle njoftoi se, ka çmontuar një rrjet mbarëkombëtar që ilegalisht u rregullonte statusin e punës, emigrantëve kinezë në Spanjë, shkruan BBC.
Policët arrestuan 57 persona në Barcelonë, Valencia, San Sebastian dhe Las Palmas në Ishujt Kanarie.
Shtetasit kinezë që ilegalisht jetonin në Spanjë, i paguanin rrjetit, 8 mijë euro secili për të marrë kontrata falso pune si punëtorë vendas. Në këmbim, atyre u jepeshin lejet e qendrimit.
“Ata mund të ktheheshin në Barcelonë pasi merrnin një leje qëndrimi për të punuar në sektorin e tekstileve, pa u marrë ndonjëhërë me atë për të cilën ishin punësuar”,- tha Policia Spanjolle në një deklaratë.
Krerët e këtij qarku të mbyllur, një çift kinez, u paguante punëdhënësve diku tek 1500 euro deri në 2000 mijë euro për kontratat.
Shumica e të punësuarve ishin gjoja të lidhur me tregtinë e hoteleve në Lanzarole, një nga ishujt Kanarie.
Emigratët kinezë janë komuniteti i pestë më i madh në Spanjë, me më shumë se 170 mijë npersona që nga 2015-a, sipas Institutit Kombëtar të Statistikave.

Dergoji me force ashtu sic ka hyre, ne te s’emes nga kane ardhur jane morra te keqij dhe njerez te ndyre.