Këto ditë portalet tona janë kapluar nga lajmi për një lidhje të re të mundshme të këngëtares Zanfina Ismaili.
Pas postimit të një fotoje që këngëtarja e ka publikuar përmes rrjeteve sociale, ku shihet me një djalë i cili e mban në krah, u shtua kureshtja për të ditur nëse djali është i dashuri i ri i saj. Në lidhje me këtë këngëtarja me buzëqeshje ka thënë për gazetën Tribuna se ky është një thashetheme e radhës, pasi që djali me të cilin Zani është fotografuar është djali i dajës së saj.
“Unë jam deklaruar vjet më parë për lidhjen time. Në këtë aspekt nuk ka ndryshuar asgjë. Djali me të cilin unë jam në foto është djali i dajës tim Uka. I njëjti djalë që ka qenë mysafir edhe në videoklipin tim të këngës “Le të vdes në buzët e tua”, ka bërë të ditur këngëtarja.
Ndërkaq sa i përket projekteve të reja Zanfina është duke punuar intensivisht që para publikut të dalë e freskët si gjithmonë.
