VIDEO / Qëllon me armë tek Liceu Artistik, arrestohet

Elton Tafaruci

Një person ka qëlluar me armë në ajër pranë Liceut Artistik në Tiranë, duke shkaktuar panik tek banorët dhe kalimtarët.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur patrulla të shumta policie, dhe kanë vënë në pranga personin e dyshuar. Ai ka qenë në një makinë bashkë me dy persona të tjerë në momentin që ka qëlluar me armë.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa burimet thanë se personi i arrestuar është shprehur se kishte qëlluar me armë pa ndonjë arsye të qartë.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Nuk po e kuptojme nje person ka qelluar me arme dhe ne foto na jepen dy vete qe po arrestohen…. na sqaroni ju lutem se jemi ne merak te madh, eshte arrestuar nje apo dy vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *