Sërish lëkundje tërmeti në Itali

Dita

Italia fqinje është tronditur sërish nga një tërmet mbrëmjen e sotme.

Raportohet se tërmeti prej 4.6 ballësh të shkallës Rihter ka rënë 4 kilometra larg qytetit të Norcias.

Mësohet se njerëzit në këtë zonë kanë braktisur nga frika banesat e tyre dhe kanë dalë në rrugë, por ende nuk ka të dhëna për dëme apo lëndime.

Ndërkaq, pas tërmetit 6.2 ballë që goditi Italinë qendore, bilanci i viktimave ka shkuar në 290  ndërsa qindra të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *