Triumfon Cikalleshi, Memolla mund Grezdën

Dita

Sokol Cikalleshi fitoi sot me ekipin e tij në Superligën turke, ndërkohë që në Kroaci u luajt një derbi shqiptarësh, kun ë fund dolën fitues Memolla e Ismajli kundrejt Grezdës e Çekiçit.

Bursaspor – Bashakshehir (0 – 2): Sokol Cikalleshi e nisi si titullar ndeshjen e sotme që Bashakshehiri fitoi në transfertë ndaj Bursaspor. Sulmuesi i Kombëtares nuk arriti të shënojë dot, por ndihmoi skuadrën në fazën sulmuese, duke e mbajtur atë përpara. Ai e mbylli ndeshjen në fushën e blertë.

Sa i takon ndeshjes, Bashakshehiri shënoi golin e parë në minutën e 40­të me Mosoro, ndërsa Pektemek “vulosi” fitoren me rezultatin 2­0.

Lokomotiva e Zagrebit ­ Hajduku i Splitit (0 – 2): Nga minuta e parë në këtë përballje ishin dy shqiptarë, Eros Grezda për Lokomotivën, dhe Memolla për Hajdukun. Mesfushori i Shpresave luajti vetëm 45 minuta, ndërsa për mesfushorin tjetër Çekiçi nuk kishte asnjë minutë në dispozion. E njëjta gjë edhe për mbrojtësin Ardian Ismajli që nuk u aktivizua për Hajdukun. Ndërkohë kavajasi Memolla u ndëshkua edhe me një karton të verdhë në minutën e 42­të.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *