Do merrem me ty pas 23 Qershorit – i shkruan Bazes, kandidati i PS-së në Vlorë. Kërcënimi i parë nga pushteti i pas 23 Qershorit – ironizon Baze

redaktor
Me erdhi dhe kercenimi i pare nga pushteti i pas 23 Qershorit – shkruan Mero Baze ne faqen e tij ne Facebook dhe poston bashkengjitur nje tekst qe i eshte derguar nga Koco Kokedhima, kandidati i listes se PS-se ne Vlore.
Teksti i Kokedhimes ka kete permbajtje: “E lexova shkrimin tuaj dhe pavaresisht se sa i sofistikuar eshte mendimi jot, ti mbetesh po aq shpifes, i pavertet dhe keqdashes si Sali Berisha per mua. Tani nuk kam kohe por pas 23 Qershorit do ti kthehem diskutimit dhe shpjegimeve te hollesishme per mendimet e tua…”
Ky mesazh i ka ardhur Bazes pas nje artikulli ne TemA, ku Baze ka folur rreth emrave ne listat e PS-se, duke komentuar edhe rastin e Kokedhimes.
******

Me poshte, artikulli i Bazes:

 

Sali Berisha po përpiqet të bëjë Koço Kokëdhimën simbol të fushatës së opozitës. Dje paradite nga Vlora e shpalli atë “kryetar” të Partisë Socialiste, ndërsa TV Klani mori mesazhin të përgatisë menjëherë një emision Opinion ku Kokëdhima të jetë i ftuar përballë një prurje të re afër PD, krejt i ndryshëm dhe i pakrahasueshëm me të, Dashamir Shehi. Ky i fundit, një politikan profesionist 20 vjeçar, mund të përballej në debat me Ilir Metën apo Skënder Gjinushin si aleatë të PS, por jo me Kokëdhimën. Por strategjia politike e Berishës për ta kthyer Kokëdhimën në simbol të opozitës është e pamëshirshme dhe efektive. Është ekzaktësisht e vetmja gjë që ngjit kur flet për klientelizmin dhe një lloj përzierje të biznesit me politikën.

Në fakt kur flasim për Kokëdhimën duhet të ndajmë konsideratat tona nga perceptimi që Berisha po përpiqet të krijojë për të. Kokëdhima është simbol i kapitalizmit të ri shqiptar, të lidhur me politikën, që ka shkëlqyer kur kanë shkëlqyer miqtë e tij në pushtet dhe është varrosur kur ata kanë ikur nga pushteti. Kjo nuk është as meritë e tij dhe as dështim i tij, por dështimi i modelit që kemi prodhuar për lirinë ekonomike dhe konkurrencën në këtë vend. Pas vitit 2005, ai është realisht një biznesmen i persekutuar, me kompani të falimentuara, me borxhe dhe mungesë fuqie pagese për punonjësit e vet edhe në media. E kuptoj se disa prej fitimeve të tij më parë kishin ardhur nga pushteti, por shumë nga gjobat e tij pas 2005-ës erdhën po nga pushteti i ri.

Nga pikëpamja politike Kokëdhima është një ish- komunist që u shndërrua në kapitalist, i ngjashëm me çdo prototip në Evropën Lindore. Brezi i tij i drejtuesve të rinisë komuniste është sot ende aktiv në politikë dhe biznes jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Evropë. Disa prej tyre kanë mbërritur deri në krye të BE. Por ai është bërë popullor jo për të shkuarën e tij, por për miqësinë me Edi Ramën. Ky i fundit është e vërtetë që e ka privilegjuar atë në kohën që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës, dhe po aq e vërtetë se është sulmuar prej tij kur ka humbur Bashkinë e Tiranës duke ngrirë miqësinë e tyre.

Berisha është i qartë në strategjinë e tij. Ai e ka “emëruar” Kokëdhimën si simbol të opozitës, gjë që nuk është e vërtetë. Dhe kjo duhet të demonstrohet. Unë si opozitar nuk jam kundër që Kokëdhima të jetë deputet. Si botues dhe njeri me lidhje politike, ai është mbi nivelin mesatar të parlamentit. Ai është shumë i aftë se shumë deputetë të opozitës dhe Berishës dhe nuk kam asnjë drojë se do të turpërojë dikë si deputet. Por ajo që unë kam me Kokëdhimën, por dhe me drejtuesit e fushatës së opozitës, është që të mos hyjnë në spiralen e lojës së Berishës, që debati publik të përqendrohet tek Kokëdhima. Kokëdhima është caktuar deputet i Delvinës dhe Bregut dhe bën mirë të niset nga Tirana në Qeparo, të ulet me patriotët e vet dhe të përpiqet t’u mbledhë ndonjë votë për opozitën atje. Nëse Edi Rama me Koço Kokëdhimën, meqë kanë shkuar të dy bashkë në Vlorë, nuk e bëjnë Vlorën 8 me 4 për opozitën, do të jenë humbësit moralë të këtyre zgjedhjeve edhe nëse marrin pushtetin. Nuk e di sa punë bën Kokëdhima në Bregdet, por i besoj atyre që e kanë zgjedhur. Një gjë e them me siguri: Ai nuk bën punë, por prish punë, nëse tashmë na shfaqet si udhëheqës kombëtar, si një prurje e re që do ndriçojë opozitën dhe opozitarizmin në këtë prag ndërrimi pushteti. Atë që ai mund të ndreqë me ndonjë plak në Qeparo, apo votues të pavendosur në Bregdet, mund ta prishë me pjesën tjetër të Shqipërisë, që e njohin atë më shumë sipas imazhit të Berishës se sa për atë që ai është vërtetë. Për këtë arsye, ai nuk është më një njëri i lirë dhe i pavarur, që  të shfaqet gjithandej si udhëheqës kombëtar. Ai nuk përfaqëson opozitën shqiptare, por përfaqëson disa arsye të saj për të konkurruar. Dhe këto arsye janë rajonale. Ai është në listë për arsye gjeografike dhe personale dhe jo për arsye politike dhe kombëtare. Dhe është mirë të respektojë këto arsye duke e kaluar këtë fushatë nga Qeparoi në Delvinë dhe jo nga TV Klani tek çdo altoparlant i Berishës. Nuk di nëse opozita ka një strategji të daljeve publike të deputetëve të saj, por nuk do të dëshiroja që Kokëdhima të ndjekë axhendën e Berishës, për t’u kthyer në problem kombëtar të opozitës. Nuk dija ç’ta këshilloja një kolegun tim që më tha se nesër do të jetë me Kokëdhimën në debat tek Fevziu, veç këshillës për të mos shkuar aty. Kokëdhima është një problem i shpikur nga Berisha dhe ne duhet ta lëmë Berishën të vetëm në këtë problem. Strategjia e Berishës është ta dekurajojë opozitën dhe të tregojë me gisht nga një lider i dobët plot dilema duke shpikur edhe hijen e tij. Kjo nuk është e vërtetë dhe opozita duhet ta mbrojë këtë të vërtetë. Përndryshe kënga e moçme e Bregut: “Lumi që mori Vunonë, pse s’mori dhe Qeparonë”, do na kthehet në himn kombëtar të kësaj fushate.

Share This Article
51 Comments
  • Nuk u pelqejn kritikat fare ktyre. E dine veten kushedi se cfar. dhe thon pastaj qe ndryshojn nga Berisha. Pufff neveri!

    • O Mero vllai, nuk te leme ne te te bejne gje ty vlla. Me lehte mund ti bejne gje Edi Rames se ty. Dhe mos u merr fare me kete mashtrusin. Na i le neve en Vlore te merremi me te vlla. Na e solli deputet ky i gjati, nuk ka problem. Nuk pëgëret deti se futi turitë një mi.

      • Ore Koco, po sa shpejt u trimerove more djale 🙂 Po ti u fshehe vrimave ca kohe mor te keqen. U ke rene njerezve shume ne qafe o Koco, keshtu qe mos prit levdata. Nga hallallet dreqi te merr gjysmen, nga harramet dreqi ti merr te tera – themi ne nga anet tona

        • Mua me duket se artikulli i Meros eshte korrekt. Po me sa duket Kokedhimes i duhet te beje politike tani dhe do ta nxjerri veten si i persekutuar nga Berisha. Historia eshte krejt tjeter, po mbase nuk ia vlen te merremi tani.

          • Me poshte keni mundesine te lexoni nje paragraf qe sqaron ne detaje se sa i larmishem eshte Kumari ne zonen e Qeparoit dhe sidomos te Rrapi:

            “Vendi më domethënës në Qeparo është Qafa, atje ku 250-300 vjet më parë Spiro Mëhill Kokëdhima mbolli një rrap. Në Qafë, në të shkuarën e afërt, luhej bixhoz çdo ditë me kohë të mirë, por sidomos të dielave. Burrat luanin Qamo, Prefa, Xëng, Xhol, Kocinë, Adisabeba, Ram, Poker e Tridhjetenjësh. Atje luhej edhe Pllakatoi, Tavlla, Dominoja, Gjyli, Shahu, Treci, Dama e Partaola. Por mbretëresha e lojërave dhe e Qafës për më shumë se një shekull mbeti Bollota. Bollota është një lojë me tridhjetë e dy letra, që u soll në fshat nga emigrantët e Qeparoit në Francë në shekullin e 19-të. Bollota luhet edhe në Kudhës e Himarë, por jo me rregullat dhe nderimin që ajo ka në Qafën e Rrapit!”

          • Te ruajm qetesin. Faktet le te flasin.
            Ftoje te lexohet nje pjese e intervistes me Koco Kokedhimen:

            “Dëshmia e Kokëdhimës mbi pensionet që Greqia ka lidhur për banorët e jugut të Shqipërisë

            Intervista e pardjeshme e Kokëdhimës dhënë Shekullit të vet (auto-intervistë, e quante dikush) tërhoqi vëmendjen për qasjen prej historiani e për planet e fshehta të të intervistuarit për t’u bërë deputet i PS-së (në fakt, nuk ka asnjë shenjë që e provon këtë hipotezë deri më tani), por në të jepej edhe një dëshmi interesante lidhur me pensionet që shteti grek ka dhënë për shumë kohë në jug të Shqipërisë me synimin – kështu është thënë gjithë kohën nëpër gazeta – për të greqizuar banorët e asaj zone. Ja se çfarë thotë Kokëdhima lidhur me dajot e vet:

            “Nëna ime është nga Markajt e Kudhësit. Ky i fundit është një fshat shqiptar sa mbahet mend e tregohet historia. Pavarësisht nga ky fakt, të dy vëllezërit e saj dhe dajot e mi i nënshkruan letrat e pensionit grek. Më vjen një ditë dajo Miço, një patriot e enverist i zjarrtë dhe një burrë aq i dashur e i shtrenjtë për mua, i cili më thotë se dua një mendje: ‘A t’i nënshkruaj letrat e grekut për pension se vetëm unë kam mbetur pa i nënshkruar në Kudhës?!’ Më tha se do të nënshkruanin sikur ishin me kombësi greke, por nga kjo, me gjithë gruan do të përfitonin rreth 800 euro në muaj pension.”

            Cila ka qenë përgjigja e Koços? Ja: “I thashë: ‘Ti nuk i bën punë Kudhësit si i vetmi banor me kombësi shqiptare. Nënshkruaji kartërat e grekut se ty të bëjnë punë ato 800 euro! Motra jote e mëma ime nuk do t’i nënshkruajë sa të jetë jeta ato kartëra, kështu që kombësia jote si shqiptar do të ruhet në pasaportën e saj si vajza e Vangjelit dhe Lefterisë që të kanë pjellë edhe ty.”

            Ne intervisten e plote ai thote per shume vendbanime me nje tone abstrakt vetem se “banoret e mehallave te gjithe ne himar flisnin shqip, ne vend qe te na e thote se ishin shqiptar…”

            Ky Koco Kokedhima qe hiqet intelektual madje edhe ka ne pronesi gazete te perditshme e te flas me kete gjuhe, si ne intervisten ne fjale, tregon se ne skenen poltike shqiptare po ngritet edhe nje filo greke, nje qe shitet per leke ashtu sic e keshilloje dajon e tij.

            Ne skemi nevoje per nje greke me shume, as per Salo Fazlliqin, e as per Meten e tadicve e as per vangjelin e jevgeve greke qe urren shqiptaret.
            Skemi nevoje as per Janullen apo Janullet.

            Ne duam te na drejtojn shqiptaret. Ndershem dhe me dinjitet me sensin kombetar dhe shteteror e institucional.
            Para se te fyesh nxirr deshmit.

      • “…Nuk pëgëret deti se futi turitë një mi.”

        Nuk e kisha dëgjuar më parë këtë shprehje kaq të bukur!
        Mbrojeni votën e PS; mbroni edhe Meron nga ndojnë “mi” që ka edhe opozita e sotme, siç pati një lukuni qelbësish pozita që po ikën.
        Respekte nga Veriu!

    • Mero Baze,e ke GABIM,qe ke shkruat ashtu per Kocon!!!
      Ke plot per te shkruar per TRADHETARET E PS-se,per Ben Mafiozin,per Kac Ziun,per SATRAPIN Berisha,etj,etj!!!
      Vetem nga ZILIA SI BOTUES,me duket , te beri,qe te shkruash kunder Kocos!!!

    • Mero,turp te kesh!!
      U dhe zjarr kelysheve te Berishes per te sulmuar PS-ne!!!
      Ne se e mbarove misionin tend opozitar dhe ke vendosur te behesh kalemxhiu i Berishes,TURP I MADH!!!
      Ke mesuar te tjeret,se si ta SHFRYTEZOJNE MOMENTIN,por ti e….DHJEVE,MERO!!!
      I sherbeve Berishes,atehere kur i duhej me shume!!!
      NUk ke bere me pak se Kaci i Zi edhe ti!!!

    • Mero,ke bere ca ALUDIME per Ramen dhe Kocon,qe ne i kuptojme se i ke bere me DASHAKEQESI TE PA TREGUAR!!!
      Nuk e kuptoj se per cfare te eshte dashur t’i kujtosh Rames se sa tendera i ka dhene Kocos,apo se cfare ka thene me pas Koco kunder Rames etj!!!
      Ne se mbron kete LLOGJIKE,atehere i del,qe edhe ti JE PO AQ I POSHTER,ne mos me SHUME se Rama apo Kocua,qe nga nje KESHILLTAR I AFERT I BERISHES,U BERE ARMIKU I TIJ ME I ZJARRTE!!!
      Spjegojua njerezve kete METAMARFOZEN TENDE,MERO,pastaj merru me Kocon!!
      Ne se ke ndonje MERAK TE FSHEHTE kunder Kocxos,behu burre e thuaja konkretisht!!!
      JE TRGUAR SHUME I VOCKEL MERO,dhe i ke dhene OKSIGJEN Berishes,kur i ka munguar FARE!!!
      TURPI TE MBULOFTE!!!

    • Tu lumt Mero Baze, keshtu flitet shqip. Dhe mua me vjen keq se ky DELETED, do vazhdoje te jet i persekutuar se Saliut po ja japin vete mandatin e tret armiqte e popullit Edvin delli dhe Ilir kerma . Sinqerisht me vjen keq per ate popull qe nuk po behet mbar ti qeshi dikur buza. Mallkuar qofshi tere ju matrapazet e felliqur…

      • Dhe ju shefat e fshehjes se zerit tone me DELETTED jeni jo me te mire se Koqo DELETED, qe eshte nje cifut, shpirt eger dhe i pangopur plus nje patetik dhe i paafte. Merua e ka gabim kur vlereson aftesit e ketije komunisti te shteruar ( mbase e bene dhe per ta hequr qafe qe te mos ket me pune me kete xhambaz e pacavure). Eshte fushate dhe shprehje te tilla nuk perbejne aspak cenim te vlerave etike te gazetes tuaj zoterinj, prandaj lerini njerezit te flasin e te nxjerren dufin, te pakten mos ju privoni edhe kete te drejte qe ju ka mbetur he trima…

  • Koco, kur luftonte Meroja me Berishen, ti beje kamarierin e pjatave Basha-Meta. Rri rehat o lummadh merr ate mandaten e deputetit dhe mos na caj trapin shum

    • O vuvuzela!!
      Kur LUFTONTE KOCUA me Berishen me ish gazeten e dikurshme “SHKEKULLI”,Merua ishte keshilltar i afert i Berishes dhe SHANTE ME LIBER SHTEPIJE Ramen!!!
      Tani rrota u permbys dhe luhet loje tjeter!!!

  • E dini kush eshte me e bukura te keta si Berisha, Rama, Kokedhima, Frangaj, Fari balliu etj etj?? Keta mor te keqen duan edhe pushtetin, edhe parane, po duan qe tu thone edhe “te ndershem”. Ore po na i lini neve te varferve kete ndershmerine mor te uruar, pse jeni kaq makuter 🙂 Nga Skrapari ka nje fjale te urte: Nuk te thone “hajdut bej” po “hajdut maskarai”

  • Pash ne Facebook ca lista pagesash o Koco. Ti kane nxjerre ata qe mashtron perdite, punonjesit e tu. Edhe ata shqiptar jane. Do votat e shqiptareve ti dhe Rama? Epo mos genjeni pra. E kemi nje qe fluturon me presh ne byth, po mbajm kete nese eshte fjala te ndrrojm ty me Saliun. U bere te shahs Mero Bazen ti DELETED

  • Z.kokedhima, Mero Baze nuk eshte si ty. Po te rezitoje edhe ti si Mero do ishte mire. Po ti vajte e shite menderen dhe na e bere ate Shekullin pacavure te Saliut, Bashes dhe Metes. Gjen merhuma si Rama qe i perdor si zara i mban kur te duhend he i flak kur te ze tartakuti, po kjo nuk esht burreri. Burreri ka treguar Mero Baze, ti devijove si ata qe thote Mustafa Nano, e ke parasysh vete: Bordello kurvash jeni i ne PS si ne PD, kujtoni se ha bar populli

  • Esht e vertet qe Blendi Fevziu, Sokol Olldashi Koco Kokedhima dhe ca te tjer ne Tirane vjedhin vepra arti ne muzete e vendit dhe i zevendesojn me punime fallco? E kam degjuar nga nje njeri i sigurte qe ben sekserin e ketyre. Edhe ato veprat qe jane zhdukur kohet e fundit, kerkojini ne shtepite e ketyre

    • Mos qofte e vertete kjo pandehma e ketyre relikeve te moçme se…

      Tani sa mbaroi biseda miqesore e Fevzos me Kokedhimen: pyetja e fundit (por jo me pak e endesishme, perkundrazi…-sic thuhet) ishte per reliket dhe gjerat e vjetra.

      Fevziu e pyeti per to, dhe Koco pranoi: “Po, kam rreth 1000 prej tyre.”

      Blendit i vetetiu e qeshura.

      Dhe, dihet, Blendi ben ne ekran ato pyetje qe ja pergatit grupi i punes ne terren!

      Te ruajt Zoti, barba Koço!

      Nuk te gjen gje nga te vertetat qe te thote Mero Baze. Merua ate qe ka e thote.
      Fevziu ta nis gurin me hobene e Pushtetit, dhe Pushteti e ka droen e rende!

  • Po qenka nje trap ky Koco, ore Idiot po kush je ti qe kerrcenon more horr. Po kshu doni te sillni rilidnje ju more qelbesire. Hale e poshter qe neverit njerzit ne prag fushate. Po mire more pallosh apo BQ kjo ttrgon se ti po more pushtetin medemek na u beke si Enveri kush me shan e han. IK ORE TUTKUN SE FAJIN E KA AI TUTKUNI QE TE KA ZGJEDH….

    • Heu,o endri!!
      Sa trim dhe B…Q….,qenke,o cun i perkedhelur!!!
      Ndoshka je ulur te komentosh pasi ke thithur pak “miell”,por mbaje veten!!
      Ti nuk je TRAP,por TRAP-ush,o koqe gomari!!!

      E njihke mire HALEN,se sic deuket prej andej vjen!!!
      Nuk ke faj:KE LINDUR E RRITUR ME DHITE NE NJE DHOME DHE KAKERDHI DO NXJERRESH NGA GOJA!!!
      Shpellen e ke gati,se pas 23 qershorit edhe LAP-TOPI do te te merret,o jenicer i dhime!!!

  • Po tani problemi eshte se ku do veje Mero i ngrate.Rama me Kokdhimen do ja tregojne dren Meros e kush do ta mbeshtese

  • maskarejente gjitmone ne pd e ps pastrojne parate. mjere ky popull.pershendetje mero bazes

  • Mero Baze qendron me lart se Kokedhima….
    Shpreosj te mos jete kercenim i mirfillte, ndryshe pushteti i neserm do jete po aq i ndyre sa i sotmi.

  • Z.Mero .Te kuptoje qe je shqetsuar .Nuk eshte aq dramatike sa duket kercenimi i Kokdhimes .Edhe ti je nga ai cik vend qe ste trembet syri .Nuk te mposhti Berisha e jo Kokedhima qe ende nuk ka gje ne dore .Si Vlonjat qe jeni kjo zenke nuk me pelqen .Me shume qejfin ja beni Saliut qe ne Orikum te Vlores hodhi parullen per lufte. Cbene patriotet e tu Vlonjat nga Orikumi ?Duartrokiten Saliun .Kemi dhe te tille.Pra ulni armet se kemi halle te tjera .Ti je i nderuar dhe me gazeten Tema je ne ball te asaje qe duan shqiptaret .

  • Z. Kokedhima,nuk te njoh,as ne kohen e socializmit fatkeqsisht as ne ditet e ” demokracise” . Meqene se une jam larg vendit ne shume vite,nuk kam mundur te njohe figura te reja te konkretizuar ne keto vite. Por ne se jeni kapitaliste,kjo nuk eshte ndonje vlere,pasi ne Gjermani ky lloj,quhen “spekullues”. Ndoshta keni shkruar,por eshte per te ardhur keq,qe nuk kam lexhuar. Por po lexhoi keto rrjeshta ku ju kercenoni. E pabesushme! Pa moral,e neveriteshme,per nje deputet qe te hyje ne parlament. Dhe ke kercenon ,te madhin Mero Baze ! Do me na lene pa sy e pa vesh,ne ketu ne emigracion. Ne artikujt e Meros ne gjejme te pasqyruar realitetin e vendit qe gelon ne diktaturen blu. Ai eshte pasqyra per ne,larg te sfilitur por me mendje atje. Dhe ti e kerçenon,na kerçenon po aq dhe ne. Kerkon te na mbydhesh te vetmen dritare. Ne se te jane prekur interesat,je egoist . Bene mire te terhiqesh.

  • Z.Koco Kokedhima,dikush ka shkruar nje koment rreth “portretit”tënd te komplikuar dhe shpesh arrogant,gje qe po e manifestoni karshi nje gazetari që profesioni dhe liria e shtypit ja lejon te thote atë qe mendon!Ju edhe pse nuk e njihni gazetarine,pavarsisht se jeni botues,shume shpejt rishfaqeni po arrogant! Nuk besoj se gaboj dhe une qe Ju njoh dhe Meron jo,që gaboni teper rëndë dhe i bëni një sherbim shume të keq,perzgjedhjes tuaj si kandidat ne zonën ku keni lindur! Teper e pamotivuar të shpallësh”lufte”me gazetarinë…me gazetaret qofshin këta edhe kundershtare të paguar nga pushteti,gje qe z.Mero nuk e ka!Ke hyre me këtë shpallje “lufte”në rruge pakrye,edhe pse nuk shoh ashpersi jonormale tek shkrimi i gazetarit Baze! Do te duhet mund të rekuperosh gafën,ndofta me e madhja që te ka ndodhur,pasi u perplasem në Korce ne fundvitet ’80 me Lenka Cukon,Pali Misken,Mehmet Elezin(Na beri mbledhje me vete,pas sherrit…)Mos shiko shume median,por njerzit…ata kane arsye të votojne ty,per principe qe dhe i ke patur!…Gabim tmerresisht i rënde qe duhet ta korrigjosh!…

  • Kercenim po thote Mero. Shpifes dhe keqdashes sikur Berisha thote Koco Kokdhima pr Meron.
    Po ne Berishen e quajme kriminel,vrases dhe diktator keshtu i bije qe sipas Kocos edhe Mero te jete keshtu.Por Mero nuk eshte ashtu se ska gje ne dore vetem gojen, gjuhendhe gazeten.
    Miqesisht Koco Kokdhima ka ne fund.Po kercenuesit nuk ta shprehin miqesine si mund te kesh mik kecenuesin.Hajde merre vesht ndoshta Mero tash sqaron ma shume.Po Mero thote pushteti i pas 23 qershorit.Pu kush po e din kush eshte pushteti pas 23 qershorit?Kush e vendos?Mero me Ramen.Zor.Mero po bene sikur po prishet me Ramen e co.Mero me sa duket po kupton se Rama me co sdo fitoje e po kerkon te beje veten viktimen e tyre dhe ti ngjitet tjeter kujt.
    Shkurt Mero ka humbur udhen dhe po kerkon vemendje.Por nuk po kane kohe.Kohe Fushate.Kohe Zgjedhjesh.

  • …. Mero mos e egzagjero dhe po e tepron …. kete rradhe u nxitove dhe Kokedhima nuk po te kercenon, por thote: do diskutojme mendimet apo mendimin tend personal mbas 23 Qershorit … po, sepse gjithe politika eshte e angazhuar te fushata.

  • mero base po pse o burri dheut ja fut kot me kto gjera! mduket te ka kap sindroma e lenjes ne harres !

  • Por gjithe kjo tymnaje per Koco Kokedhimen eshte e tepert.Koco Kokedhima ka qene eshte dhe do te jete pjese e te majtes jo si mik i Edi Rames por si i majte.Gazeta e tij ka plot 8 vjet qe ben opoziten,me mire se shume deputete te djathte ne parlament.Koco kandidon se eshte figure dhe te gjithe e njohin per kontributet e tij.Te gjithe e dine kush duhet larguar qe ky vend te funksionoje.

    • opoziten e leshit ben gazeta e Kocos. Qekur nisi te shkonte ne pritjete Saliut dhe puqi pipzat me Meten dhe ate turi-geishen e Bashkise, ne gazeten e Kocos lexon vetem “sa te lumtur rrojme ne diktaturen e Saliut”. Po ik e mos na hapni barkun tani, me keto muhabete. Tani qe e futi Kocon ne lista, na u be prape mender opozitare gazeta e ktij. Hajdeni na pyesni ne qe kemi punuar atje kur vinte kryeredaktori me urdher te Kocos na hiqte shkrimet per 21 janarin dhe vellane Hekuran Dedes nga faqja

  • Koco kokdhima nuk eshte macja e zez perkundrazi ka me shum pervoj dhe ekseprienc si biznesmen dhe si politikan pavarsisht se ka qen inferor ndaj daljeve ne publik mua me vjen mire qe esht miku Rames sepse besoj se do ket me shum harmoni dhe me shum pun nga skuadra e tyre dhe shpresoj qe ai te jete miqe me te gjith deputetet e parts socialiste

  • Koco Kokedhima eshte nje njeri dhe nje i majte besnik, qe duke ndjekur linjen e logjikes suaj zoti Baze, paska demtuar bizneset e veta gjithe keto vite duke vazhduar te ngreje zerin ne mbrojtje te opozites e kunder pushtetit kriminal te qeverise aktuale. Ai eshte nje intelektual i spikatur, dhe ka qene qe ne rini i tille, prej aftesive dhe rezultateve qe ne shkolle e deri sot dhe jo prej arsyetimeve tuaja komercaliste. kete e di e gjithe shqiperia e jam e bindur se dhe ju pertej ketyre qe shkruani, e dini mire potencialin e tij. Edi Ramen do mund ta gjykoni kur te jete ne pushtet, ska kuptim te shpjegosh se si dikush luan me pushtetin kur nuk e ka patur ndonjehere kete, se sa per bashkine, eshte deri tani kryebashkiaku qe ka punuar me teper ne gjithe bashkite e shqiperise ndonjehere. nese pretendoni te jeni opozitar duhet te mbeshtesni liderin tuaj Ramen dhe jo te villni mbi te.

  • un mendoj qe mero baze e ben kte sa per tu dukur sepse berisha e la pas dore dhe tani edi me kampin opozitar e lane ne hije dhe ska ca te boje do me bo pak si vip

  • Zoti kokedhima nuk eshte njeri qe meret me kercenime. Lejeni te qete ate njeri te bej punen e tij dhe do shohim qe keto shpifjet e Meros nuk kane asnje vend dhe asnje arsye. Mero eshte nje xheloz i ndyre. Ai ka sindromen dhe vetkompleksin qe e bejne te sulmoje vlerat opozitare. Pse e mbylle gazeten zoti baze?? nqs je oopozitar dhe nqs sakrifikon per opoziten tregoje kete duke hequr buken nga familja jote dhe ta ndahs me gazetaret sic ben Koco. Dhe nqs te ka thene i kthehemi bisedes pas 23 eshte e qarte. Pas 23 qershorit ti do shohesh rezultatet zoti mero.Ti do shohesh qellimet e larta te ketij burri qe nuk vin ne politike per te qen nje deputet i rendomte ashtu sic ju mundoheni ta pareqisni.

  • Z.Koco Kokedhima njihet per nje nopran te rrezikshem ….. duhet larguar sa me shpejt nga postet drejtuese dhe ekzekutive

  • Mero mos i shfrytezo nervozizmat e momentit, se jam i bindur qe edhe Kokedhima ka patur nje moment te tijin qe se ka lene te llogjikoje dhe ka derguar ate E-mail qe edhe per mua eshte shume kercenues, por edhe ti Mero duhet te shofesh ate qe ke bere me mire deri tani, largimin e Berishes, se trajtimi qe ti Mero i ben ceshtjes se Kokedhimes qe eshte nje moment thjesht privat, nuk jep ate qe ne duam te gjithe, me ty dhe me zotin Kokedhima, largimin e Sali Berishes.

  • Si Koco si Mero kane qene mbole te luftes kunder Berishes me Gazeten Tema dhe me gazeten Shekulli, Sikurse te dy jane te rinj te rritur me partine e punes qe ne epoken “demokratike” dolen prape mbi uje….kur dikush nga keta shan tjetrin ka share veten….

  • Nje fjale e mencme thote:I zoti eshte ai qe mund vetveten.Merua kete radhe na prezanton nje ane te dobet te tij dhe mua per kete me vjen shume keq.Edhe sikur famkeqi Gazidede te ta shkruante kete leter s’kishe pse te kerceje kaqe shume perpjete,ti lufton me 7 krajle e s’ke frike si tu prish qetesia nga Kocua?! Mero! Ky front i ri lufte qe hap ti gezon Saliun.Mero,te justifikoj,e ke nga lodhja…..

  • Mero mos u merr me te rrjedhurit.Ky ka ikur per
    lesh me kohe,prandaj ka marre ate pamje.
    Por ky s’ka faj.Faj kane ata qe po e bejne deputet.

  • Liria e shtypit dhe fjala e lire e gazetarit eshte ABC-ja e demokracise.
    Mjere ne kush do te na perfajsoj ne kuvend.Jam emigrant e adhuroj
    pa mase PS-ne por jo keto mendime te zotit Kokedhima.Me vjen keq
    per cekesine e tij ne mendime. Zoti Koco detyra jote eshte te deqosh
    dhe per ato qe jane te drejta te reflektosh nga cdo kush mik ose kundershtar
    jot politik.Presim dike qe te zgjidhet qe te jete i durishem dhe i arsyeshem
    dhe te mendoj seriozisht per fjalen e lire dhe per kombin.

  • po kujeni more shqiptare
    conju ne kembe se u ba nami
    nje sahat edhe ma pare
    u kercnue Mero Azgani

    Ky far trimi prej Permeti
    i ka hy e madhe frika
    asht cue ne kembe mileti
    ku je ti more Kokdhima

    Po ku je ti more Koco
    qe do bash namin e zi
    vecse po fitove
    dhe te jesh ne qeveri

    a din se cka ke bere
    ke kercnue nje hero
    na cenove neve te tere
    merre vesht edhe ndigjo

    se ky trimi yne Baze
    nuk eshte hera e pare
    qe eshte bere krete qepaze
    ekan rraf edhe ka qare

    more Koco more djale
    a e bane mire hesapin
    se e gjene mire belane
    me cenue ti Mero djalin

    Se mero Mero trimi
    eshte krejt nje unikal
    ka mbete vetem fakiri
    e ka ra i mjeri ne hall

    e perdori dikur Berisha
    e ma vone e blejti Rama
    eshte i pari ne sevila
    llapaqen qe se ban nana

    mendon veten nje perbindesh
    por harron krejt i ngrati
    se asht nje perdorimsh
    e ka lane tashti takati

    more Koco mos ki frike
    se ky Mero vetem leh
    vec nje here me i bertite
    shkon i ngrati per lesh

    ka nevoje per nje doktor
    kohe nxete asht tu ardhe
    me ecua pa nje ore
    ne psikiater ne spital

    mbylleni branda deri n`korrik
    qe te mbaroje edhe fushate
    se i shkreti eshte ne panik
    shef se prape fiton Sala

    kur Sala t`fitoje votat
    ndofta Mero sherohet
    edhe ne fund kujtohet
    se keshtu me nuk shkohet

    se servilen kane nje fund
    qe te gjithe ne e dime
    duke qene se jane nje llum
    per tetane shoqerine

  • Mero Artikulli yt eshte shume realist.Kocua te te suaj rrumen.Shoh si shperfyterohet karakteri njerzor i katerkembshave te pd-s.qe deri para pak castesh komentonin te fyenin e shanin me liber shpie ,ndersa tani te dalin ne mbrotje kokt me kot se jane gati nte te djegin te gjalle.

  • Koço i ngjan atij që thotë: TA SHOFESH TI SA TE ME VIJ VLLAI I MADH! Merua ja pret:PO TI PSE ME SHAN, APO SE MKA IK VLLAI “MADH” JASHT. TA SHOFESH ti!

  • Mire ke bere o Mero…Ky Koco leshi i tha dajove bejuni greke. Po ky si mund te behet deputet i Shqiperise kur u ka dhene dajove te vet leje te behen greke.
    Me te tille deputet u pordh sovraniteti.Ky behet deputet se do ndonje post. Po a ka kapacitet ky….Nuk besoj. E degjova ne TV por mezi i lidhte dy llafe.
    Ku krahasohet ky me meron. Si nata me diten.
    Mbahu mero vellai. ne cacke te kokes tu biesh atyre qe nuk e meritojne te jene perfaqesues te popullit.Le te jene demokrat shkerdhata te berishes apo socialist qe e kane mendjen te mbushin thesin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *