Shqipëria është vendi i tretë në Europë me përqindjen më të lartë të importeve të energjisë elektrike në raport me konsumin edhe pse territori i vendit ka dendësinë më të lartë të ujërave nga lumenjtë si asnjë vend tjetër evropian.
Instituti Europian i Statistikës duke iu referuar të dhënave të konsumit dhe importit të energjisë për periudhën 1990 -2014, zbardhi faktin se Shqipëria bashkë me Lituaninë dhe Luksemburgun kanë importet më të larta.
Gjithashtu Shqipëria vjen e para në rajon për importet larta të energjisë. Sipas Eurostat Shqipëria në dy dekadat e fundit ka importuar rreth 47 për qind të energjisë elektrike që i duhej për konsum.
Varësinë më të lartë nga importe e energjisë e ka Lituania me 83 % të konsumit dhe Luksemburgu me 79 % te konsumit. Në rajon pas Shqipërisë nivelin më të lartë të importeve të energjisë e ka Maqedonia me 44 % të konsumit të brendshëm.
Ndërsa eksportues neto të energjisë janë Bullgaria, Çekia, Estonia, Franca, Rumania, Sllovenia dhe Suedia.
Në BE konsumi i energjisë elektrike është rritur ndjeshëm gjatë viteve ’90, por është stabilizuar gjatë 10 viteve të fundit. Konsumi final i energjisë për ngrohje ka qëndruar në të njëjtin nivel me kalimin e kohës.
Sektorët e banesave dhe shërbimeve janë përgjegjës për rritjen e konsumit të energjisë elektrike, ndërsa konsumi në sektorin e transportit ka mbetur stabël gjatë viteve. Konsumi i energjisë elektrike në sektorin industrial ka ndjekur ciklin ekonomik.
Konsumi i energjisë elektrike më 2014 në sektorin e shërbimeve pothuajse dyfishuar në krahasim me viti 1990, ndërkohë që konsumi i energjisë elektrike në sektorin e banesave është rritur me 29% gjatë të njëjtës periudhë.
Në 1990 konsumi të energjisë elektrike nga familjarët ishte 38% më e lartë se e shërbimeve, në vitet e fundit konsumi i energjisë elektrike i sektorit të shërbimeve ka tejkaluar konsumin e energjisë elektrike në familje./MONITOR

Dhe keshtu do te vashdoj akoma te jete ( edhe mund te perparoje ) deri sa ne nuk ndertojme hidrocentrale te medhej sic e ka parashikuar strategjia e energjetikes e paraqitur qysh ne vitin 2003 por e harruar ne ndonje sirtsr te “specialisteve drejtues te energjetikes” sic e quajne veten.Pse kjo situate? Duhet nje artikull i gjate per ta shpjeguar.Mos harroni qe blejme cdo vit 150 deri 200 milione euro energji qe u japin fitime kolosale atyre qe e komandojne kete proces.