OSHEE-së për kabinat

Dita

Zotërinj drejtues të OSHEE-së! Me të drejtë ju akuzon gjithë opinioni për abuzime. Përveç pagave sa 30-fishi i punëtorit, nuk jeni të ngopur dhe me dieta e shërbime të majme, me shpenzime të tjera luksi apo ryshfete. Inspektoni e kontrolloni kabinat, bokset e pallateve të Unazës, Yzberishit, M. Mames. Të gjithë jemi pa kontrata ligjore të pajisur me certifikatë laboratori, proces verbal të nënshkruar shitës-blerës e nr. të matësit. Na rroftë zverku e shpatullat e gjakosura duke i transportuar shtyllat e kabllot nga Vermoshi në Konispol, nga Korabi në Jon, nga ajo Qeveri e Punës që e keni baltosur e sot e vidhni kush më shumë. Na pajisni me dokument ligjor, mbroni kabinat, bokset e fidrat e haram e paçi!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *